
Alsat 2019-09-24T15:48:07+02:00
Katica Janeva u përball me Vilma Ruskoskës për herë të dytë. Për dallim nga 24 ditë më parë, ish-shefja e PSP-së sot u soll nga Shutka me një furgon policie në Prokurorinë e Krimit të Organizuar. Me prangat dhe një çantë në dorë, policia e burgut e futi atë në ndërtesë për të dëshmuar si e dyshuar në rastin Reket. Pas më pak se një ore, Janeva doli dhe e kthyen në paraburgim. Ajo nuk ka thënë asgjë para Ruskoskës. Ajo do që ti shqyrtojë personalisht dëshmitë të enjten, dhe vetëm atëherë ta tregojë versionin e saj të aferës.
A keni ndonjë reagim për këtë veprim, marrë parasysh deklaratën e djeshme të Dukovskit? Ne ishim të njoftuar sot, se nesër do të na dorëzohet njoftimi për përfundimin e procedurës hetimore. Sot nuk ua dorëzuan njoftimin? Jo, vetëm na njoftuan se nesër do të na e dorëzojnë. Vlerësojmë se kjo është shkelje, sepse dëshmia deklaratën e një të dyshuari, prokuroria ka për detyrë ta marrë dhe ta marrë në pyetje të dyshuarën para se ta përfundojë procedurën hetuese“-tha Irena Fërçkoska, avokate e Katica Janevës
Por përfundimi i procedurës hetimore shkon në favor të Janevës. Dhe i hapet mundësia të kërkojë të dalë nga Shutka.
Me përfundimin e hetimit, bie pika 2, që do të thotë të ndikojë në prova, duke krijuar kështu mundësinë për të mbetur vetëm në pikën një, që do të thotë arratisje dhe do të hapet mundësia e ofrimit të një garancie që do të lëshohet për tu mbrojtur në liri. Nesër, kur ta marrim atë raport, do të shkojmë në gjykatë dhe do t’i drejtohemi gjykatës dhe mendojmë se prokuroria është gjithashtu e detyruar të kujdeset që paraburgimi të zgjasë sa më pak të jetë e mundur…”-pohoi Deljo Kadiev, avokat i Katica Janevës.
Hetimi i përfunduar për rastin “Reketi” sot i lejoi të dyshuarit Zoran Milevski Kiçeec që qelinë e Shutkës ta zëvendësojë me arrest shtëpiak. Në rastin “Reket” të dyshuar janë Boki 13, Kiçeec dhe Katica Janeva. Përndryshe, dje në Prokurori për dëshmi ishte edhe Bojan Jovanovski. Por njësoj si Janeva sot – edhe ai kërkoi të shqyrtohen provat së pari, dhe më pas të jep deklaratë.
Bojan Stojanovski
Loading…




