Alsat 2019-09-24T14:41:50+02:00
Kryeministri Zoran Zaev pritet të takojë në Nju Jork homologun e tij grek Kirijakos Micotakis. Ky do të jetë takimi i parë zyrtar i tyre pas ardhjes së Micotakisit në pushtet kurse gjatë kohës që ishte në opozitë ishte kundërshtarë i fuqishëm i Marrëveshjes së Prespës. Liderët do të takohen ndërmjet aktiviteteve që zhvillohen në kuadër të sesionit të 74 të Kuvendit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.
Në përbërje të delegacionit qeveritar me Zaevit në Nju Jork janë edhe zëvendës kryeministri Bujar Osmani, ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe ministri i Ambientit, Naser Nuredini. Në katër forumet e samitit liderët botëror kanë diskutuar për ndryshimet klimatike, qasjen universale në shërbime cilësore shëndetësore, zhvillim e qëndrueshëm dhe financimin e zhvillimit.
Shefi i diplomacies Dimitrov mori pjesë në panel diskutimin për “Përforcimin e rolit të Evropës si në nivel global në sferën e ndryshimeve klimatike dhe rritjeb e ekonomisë së pastër ekologjike”. Diskutimi kishte të bëjë me nevojën e veprimit të koordinuar për përballje efektive me ekologjike e reja sfidat. Sesionin e hapi kryeministri holandez Mark Rute, ndërsa në debat morën pjesë kryetarë të shteteve dhe qeverive, ministra të vendeve-anëtare të BE-së, si dhe përfaqësues të lartë të palëve të ndryshme të prekura.
Ministri i Shëndetësisë Filipçe nga ana tjetër, në Samitin kushtuar mbulimit universal shëndetësor ka deklaruar se në uljen e pabarazisë shëndetësore në vend do të ndikojë mbrojtja cilësore dhe afatgjate shëndetësore e cila qytetarët do t’i ketë në qendër të sistemit të shëndetësisë.
Zaev një ditë më parë ka takuar kryeministrin e Estonisë Juri Ratas dhe ministrin e Jashtëm të Azerbejxhanit Elmar Mamadiarov. Me këtë të fundit kanë shkëmbyer idenë e heqjes së vizave për qëndrim të shkurtër për qytetarët e të dy vendeve, në një të ardhme të afërt.
Fatlume Dervishi
Loading…




