Frontal Live i radhës qëndroi në Drenicë. Në debatin në Skenderaj, të ftuar në përballje ishin kandidatë për deputetë nga Skenderaj dhe Drenasi: Mërgim Lushtaku, Partia Demokratike e Kosovës, Naim Bazaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe Isa Xhemajlaj nga Nisma Social Demokrate.
Gjatë diskutimit live, në minutat e parë pati kundërshtime.
E akuza shkëmbyen Mërgim Lushtaku nga PDK, e Naim Bazaj nga AAK, ish anëtar i PDK-së në Drenas.
‘’Do të ruajmë këtë bastion, sërish në këto zgjedhje.. Ne jemi shumë të përgatitur për këto zgjedhje, vetëm në Skenderaj diku 10 mijë delegatë. Ato kanë qenë gara të brendshme në PDK, brenda ombrellës së PDK-së, ne jemi më unik se kurrë për t’i fituar zgjedhjet nacionale’’ u deklarua Lushtaku.
Por ishte Bazaj ai që akuzoi ashpër PDK-në dhe foli për arsyet pse u largua nga kjo parti.
Kisha pas qef me i pas edhe kundërshtarët e mi në Drenas, nuk e di a mund të fitojë Mërgimi sepse PDK ka rënie në gjithë Kosovën, jeni msu ju Skenderaj se leni kërkon me fol. E lashë PDK se gjithmonë i ka përkrahur të bijtë e Titos, ka injoruar familjet e dëshmorëve. Qëllimi jonë tash është fitorja, do të jem deputet aty. Edhe tash nja t’dytën po thoni fiton Kadria. Po lene more. Nuk ka lanë njeri pa punësu njerëz t’vet, tani po thoni e luftojna nepotizmin. S’ju ka met njeri pa punësu’’, ka thënë Bazaj.




