Author: almakos

Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka bërë thirrje që në zgjedhjet e 6 tetorit të respektohet zgjedhja e votuesve.Përmes një postimi në Facebook, ambasada u ka bërë thirrje të gjitha partive politike që të respektojnë Kodin e Sjelljes dhe Ligjin për zgjedhje në mënyrë që të krijohet atmosferë paqeje. “Ne u bëjmë thirrje partive politike të repsktojnë Kodin e Sjelljes dhe ligjin për zgjedhje dhe të sigurojnë një atmosferë paqësore në ditën e E-së. Zvicra do të respektojë zgjedhjet e votuesve dhe rezultatet e zgjedhjeve demokratike, të lira dhe të ndershme”, thuhet në postimin e Ambasadës së Zvicrës. [embedded content]

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-05T15:30:22+02:00 “Gjermania ka propozuar nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE me Maqedoninë e Veriut para fundit të këtij viti dhe dakordësimin në parim për të nisur procesin për Shqipërinë, por pa vendosur një datë të saktë brenda të cilës Tirana duhet të plotësojë kushtet shtesë” fillon shkrimin e saj prestigjiozja Rojters (Reuters). Sipas informacioneve që Rojters i ka siguruar nga Brukseli, plani që u është propozuar vendeve të BE këtë javë, para samitit të liderëve në mes të tetorit, është kompromisi i mundshëm mes anëtareve që përpiqen t’i tërheqin afër vendet e ballkanit, nga njëra anë, por që…

Lexo më Shumë

Përkrahësit e pavarësisë së Skocisë janë duke u mbledhur për një marsh në Edinburgh. Organizuesit e protestës thonë se po rritet momentumi për shkëputje nga Britania për shkak të rrezikut nga Brexit-i pa marrëveshje.Ata që e kanë organizuar këtë tubim thonë se presin pjesëmarrje të qindra mijëra njerëzve, pas përfundimit të marsheve paraprake në Glasgow, Aberdeen dhe Perth, të cilat u mbajtën gjatë verës. Një zëdhënës i këshillit të qytetit tha: “Siguria e publikut është shumë e rëndësishme për ne dhe kemi punuar ngushtë me organizuesit, policinë dhe partnerët tjerë në mënyrë që të sigurohet kalim i lirë i protestuesve…

Lexo më Shumë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Gjilan në mes të një veture dhe një biçiklete në rrugën “Marie Shllaku”, shkruan Gazeta Express.Nga një video e dërguar në adresë të Gazetës Expres shihet personi që ishte duke e ngarë biçikletën është goditur nga vetura derisa ishte duke e kaluar rrugën në zebra. Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. “Mund të konfirmoj se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture dhe një biçiklete. Fatmirësisht ka kaluar me lëndime të lehta”, ka thënë Hashani. /GazetaExpress/

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-05T14:42:11+02:00 Kanë filluar bisedimet për modelin e ri të funksionimit të KSHZ-së, i cili vitin e ardhshëm pritet t’i organizojë zgjedhjet parlamentare. Para disa ditëve në Klubin e deputetëve u mbajt takim nismëtar ku pjesëmarrësve u janë ndarë rekomandimet e OSBE-së. Mes tyre edhe kërkesat për përcaktimin e metodologjisë për punën e këtij Komisioni dhe rregullimin e mandatit  i cili skadon në korrik të vitit të ardhshëm. Në takimin e udhëhequr nga ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska ka pasur përfaqësues të LSDM-së, VMRO DPMNE-së, BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët.  Në takimin e ardhshëm, të  cilin nga dikasteri i drejtësisë…

Lexo më Shumë

Koalicioni i OJQ-ve për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” ka mbajtur një konferencë për medie lidhur me përmbylljen e fushatës zgjedhore si dhe përgatitjet për monitorimin e ditës së zgjedhjeve.Ky koalicion u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin dhe të votojnë, duke shtuar se 6 tetori është mundësia për t’u bërë pjesë e vendimmarrjes. “Duke pasur parasysh se fushata tani ka përfunduar, fushata ka qenë dinjitoze dh ne i inkurajojmë subjektet politike dhe qytetarët që këtë kulturë ta bartin edhe nesër në ditën e zgjedhjeve”. “Kërkojmë nga subjektet dhe institucionet që janë përgjegjëse për menaxhimin e…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-05T14:31:32+02:00 Inspektorati shtetëror i mjedisit jetësor njofton për inspektime të shpeshta dhe të jashtëzakonshme, për kapacitetet industriale më të mëdha, përkatësisht industrinë ndotëse në vend. Thonë se ndotja e ajrit mbetet një problem serioz në vend dhe se lufta për ajër të pastër do të jetë një proces i gjatë në pesë deri në 10 vitet e ardhshme.  Ne po aplikojmë një të ashtuquajtur “mjet i zgjuar për inspektim të zgjuar”. Në drejtim të optimizmit të resurseve njerëzore dhe kapaciteteve që kemi. Është një metodologji e vlerësimit të rrezikut dhe bazuar në atë metodologji shihet si në nivelin qendror…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-05T14:24:34+02:00 Komisioneri i lartë i OSBE-së për minoritetet etnike Lamberto Zanier në një intervistë për Alsat e vlerëson si stabile gjendjen aktuale mes komuniteteve në vend megjithatë shoqërinë e sheh si shumë të ndarë. Ai thotë se të gjithë duhet të kenë qasje të njëjtë në institucione dhe në jetën publike të vendit dhe mbështet idenë e edukimit shumëgjuhësor. Ligjin për përdorimin e gjuhëve e cilëson si një kornizë të mirë por fton institucionet të stimulojnë zbatimin e tij duke lënë mënjanë dënimet. Ambasador, si i shihni marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoninë e Veriut dhe rolin e institucioneve këtu? Zanier:…

Lexo më Shumë

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Media Works. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Media Works. Materialet janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Gazetës Express. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e Gazetës Express, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Lexo më Shumë

Një kamion me peshë të rëndë është përplasur me një minibus në pjesën jugore të Rumanisë të shtunën, duke lënë të vdekur dhjetë njerëz, ndërsa shumë të tjerë janë lënduar.Aksidenti, në të cilin humbën jetën vozitësit e dy automjeteve, ndodhi afër fshatit Balaciu në rajonin Ialomita. Lajmin e bënë të ditur shërbimet rumune të emergjencës. Policia lokale i ka nisur hetimet për shkaktarin e aksidentit të tmerrshëm. Zëdhënësja e policisë, Ludmila Dascalu, tha se vdekja e dy vozitësve në aksident i vështirëson hetimet e autoriteteve. Për këtë aksident ka reaguar edhe presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis. Ai tha: “Më vjen…

Lexo më Shumë

Ai jeton në Zvicër prej afër 40 vitesh, nga koha kur, si fëmijë 5 vjeçar kishte ardhur këtu me nënën dhe motrën. Tash, kur ka kaluar një kohë kaq e gjatë dhe kur 45 vjeçari është bërë ndërkohë baba i dy fëmijëve, ai duhet të kthehet në vendlindje, në Kosovë, shkruan “Aargauer Zeitung”.Arsyeja për dëbim është rënia e tij në vazhdimësi në kundërshtim me ligjin. Ndër të tjera, kosovari ka marrë pjesë në disa vjedhje të makinerisë ndërtimore me vlerë prej rreth 230 mijë frangash dhe ka shitur në Kosovë elektroshtëpiake të vjedhura në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Veç këtyre ai…

Lexo më Shumë

‘Satan 2’ është një raketë ruse e cila cila përmban 16 mbushje bërthamore ka një rreze përshkrimi prej 10 mijë kilometrash dhe mund të asgjësojë një zonë të njëjtë me atë të Teksasit në SHBA apo të Francës.Ajo është pajisur me teknologji të sofistikuara e gatshme për t’iu shmangur sistemit të radarëve të armikut. Kjo armë e tmerrshme mund të sjellë fundin e botës dhe se ajo ngjall frikë në zemrat e shefave të ushtrive perëndimore se teknologjia për mbrojtjen nga raketat është tërësisht e paaftë për ta ndalur. Emri zyrtar i raketë është SARMAT RS-28 M’s  dhe ajo do…

Lexo më Shumë