Nesër në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përmes një komunikate për media.Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7m/s.
Author: almakos
Kosovarët nesër do t’i drejtohen kutive të votimit për të dhënë votën e tyre për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar për Klan Kosovën të gjithë hapat që një votues duhet të ndjekë për ta dhënë votën e tij dhe që ajo të konsiderohet e vlefshme. “Jemi në hyrje të një vendvotimi në qendrën e Fakultetit Filologjik. E para – në çdo derë të çdo vendvotimi është i shënuar numri i vendvotimit përkatës dhe janë të shtypura disa nga ndalesat si duhanpirja, fotografimi i votës dhe mbajtja e armës”. “Një votues që vjen për…
Në veri të vendit janë vendosur flamuj serbë dhe rus një ditë para zgjedhjeve.Në veri të Mitrovicës, Zubin Potok, Leposaviq dhe në Zveçan për t’i monitoruar zgjedhjet janë të gatshëm rreth 100 efektivë policorë. Klan Kosova merr vesh që serbë të cilët kanë lindur në Kosovë dhe jetojnë në Serbi janë ftuar për të votuar në zgjedhjet e nesërme edhe pse nuk kanë dokumentacion të shtetit të Kosovës. Kjo bie ndesh me vendimin e Komisionit Zgjedhor të Kosovës që nuk do t’i lejojë të votohet pa dokumentet e Kosovës. Por kjo pritet të shihet nesër nëse do të zbatohet, njofton…
Më shumë se 80 zëvendësministrat e qeverisë së dorëhequr do të kompensohen 70 përqind të pagës së fundit bazë, 6 muaj pas përfundimit të mandatit.Ligji për Pagat në sektorin publik, i miratuar në shkurt, që është paraparë të hyjë në fuqi nëntë muaj pas miratimit, parasheh pagesën kalimtare edhe për zëvendësministrat, raporton KTV. “Zëvendësministri, i cili pas përfundimit të mandatit nuk realizon asnjë të hyrë nga buxheti i shtetit, ka të drejtën e kompensimit kalimtar prej gjashtë muajsh në vlerë të 70% të pagës bazë të fundit, në institucionin në të cilin ka bartur funksionin”, thuhet në nenin 30 të…
Në vitin 1985, një vrasës serial në Kansas vrau 10 gra në dy shtete.Mes tyre ishte Lisa Stasi, një nënë 19-vjeçare të cilës nuk iu gjet trupi kurrë. Ajo kishte dalë me vajzën e saj 4-muajsh dhe më pas u zhduk, bashkë me foshnjën. Në vitin 2000, hetuesit arritën në një përfundim tronditës për atë që kishte ndodhur me vajzën 4-muajsh të 19-vjeçares së vrarë, të quajtur Tifani. Pasi kishte vrarë Lisa Stasin, vrasësi, Xhon Robinson, ishte larguar nga skena e krimit me foshnjen e saj në krahë. Më pas falsifikoi letrat e birësimit dhe ia dha fëmijën të vëllait,…
Nesër në ditën e zgjedhjeve i nominuari për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, do të votojë në Fakultetin Juridik në Prishtinë.Lëvizja Vetëvendosje përmes një emaili ka njoftuar se kreu i saj do të votojë nesër në ora 9:30. Ndërkaq, numri 2 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, do të votojë në Sallën 1 Tetori në Prishtinë, në orën 12:00. Zgjedhjet e ditës së nesërme rrjedhën si pasojë e dorëheqjes së ish-kryeministrit Haradinaj. Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit më 19 korrik, kjo për shkak se ai mori ftesë nga Gjykata Specile në Hagë për tu paraqitur…
Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së kanë dërguar një ftesë detyruese në Shtëpinë e Bardhë për të dorëzuar të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë në lidhje me hetimin për tërheqjen e presidentit Donald Trump.Ata së pari i bënë thirrje Shtëpisë së Bardhë ta bënte këtë deri të premten, por pasi afati nuk u përmbush, administratës iu dërgua një ftesë detyruese. Kryetarët e komiteteve që udhëheqin hetimin, thanë se një thirrje detyruese ishte e nevojshme pasi “Shtëpia e Bardhë refuzoi të përgjigjet në disa thirrje për të paraqitur dokumente në baza vullnetare.” Demokratët në Kongres dërguan gjithashtu një kërkesë…
Nesër në ditën e zgjedhjeve e nominuara për kryeministre të shtetit nga radhët e LDK’së, Vjosa Osmani, do të votojë në Fakultetin Teknik në Prishtinë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një emaili ka njoftuar se kreu i saj, Isa Musftafa, do të votojë nesër në ora 11:00 në shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë. Në orën 11:00, në shkollën “Nuhi Gashi”, në Bradash voton nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu me bashkëshorten Igballe Veliu. Ndërsa, në orën 11:00, në SHF “Abaz Ajeti”, voton nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetari i…
Rreth 1 milionë e 900 mijë kosovarë, të dielën nga ora 7 e mëngjesit, pritet të drejtohen në qendrat e votimit në gjithë territorin e Kosovës.E, një ditë para zgjedhjeve të 6 tetorit, po bëhen përgatitjet e fundit që gjithçka të shkojë mirë. Në hyrje të Fakultetit Filologjik në Prishtinë, janë vendosur shenjat treguese të sallave. Në qendrën e dytë më të madhe në Kosovë, në çdo hyrje të sallave, shihen edhe ndalesat se çfarë nuk i lejohet një votuesi. [embedded content] Por pavarësisht kësaj, këtu duket që ende nuk është sjell i gjithë materiali i nevojshëm. Materiali sensitiv do…
Mijëra njerëz morën pjesë në marshin e pavarësisë së Skocisë sot në Edinburg.Një deputet i Partisë Kombëtare skoceze tha se në protestë morën pjesë 250,000 vetë. “Çfarë dite! 250,000 njerëz marshuan me ne për pavarësi në Edinburg, “shkruan deputeti i Partisë Kombëtare skoceze (SNP) Joan Cherry në Twitter. “Nuk mund të isha fizikisht me ju, por do të jem shpirt. Ne nuk kemi dyshim se po i afrohemi pavarësisë, “u përgjigj në një ‘cicërimë’ kryeministrja e Skocisë dhe drejtuesja e SNP, Nicola Sturgon, e cila kundërshtoi Brexit. Sturgeon planifikon të mbajë një referendum për pavarësinë e Skocisë brenda dy vjetësh…
Nesër në ditën e zgjedhjeve i nominuari për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj, do të votojë në shkollën “Ali Sokoli” në Prishtinë.Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një emaili ka njoftuar se kreu i saj do të votojë nesër në ora 10:00. Zgjedhjet e ditës së nesërme rrjedhën pikërisht si pasojë e dorëheqjes së ish-kryeministrit Haradinaj. Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit më 19 korrik, kjo për shkak se ai mori ftesë nga Gjykata Specile në Hagë për tu paraqitur si i dyshuar. “Të nderuara media, ju njoftojmë se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj voton nesër…
Një pajisje e madhe lundruese, e projektuar nga shkencëtarët holandezë për të pastruar “ishullin” e mbeturinave në Paqësor, po shënon sukses duke mbledhur plehra plastike dhe mbeturina të tjera nga ky oqean për herë të parë.“Ishulli” i mbeturinave në oqeanin më të madh në botë tani mbulon një zonë tre herë më të madhe se Franca, shkruan Guardian. Autori i pastrimit të oqeanit, Boyan Slat shkroi në Twitter se pajisja lundruese, e cila është më shumë se 600 metra e gjatë, kishte kryer me sukses operacionin e parë të pastrimit të mbeturinave në Paqësor. Pajisja mbledh copëza të madhësive të…

