Ish-drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj që në bashkëpunim me përvetësuan 69 milionë lekëve u la në burg nga gjykata. Për ish-kryefinacieren e Postës së Durrësit Valbona Duni, si dhe për ish-arkëtaren Paola Danaj, trupa gjykuese caktoi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
3 ish-punonjëset e postës akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim, pasi nuk arkëtuan në arkën e degëve Shijak dhe Krujë, shumën 69 milionë lekë të rinj, të destinuar për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale përgjatë muajve prill dhe maj 2026.
Avokati mbrojtës i ish-drejtoreshës Elisabeta Mataj, Ilia Ilia e cilësoi absurd vendimin e dhënë nga gjykata e shkallës së parë, duke pretenduar se ndalimi është bërë në mënyrë të paligjshëm.
Rasti u denoncua nga Drejtoria e Përgjithshme e Postës Shqiptare, pasi gjatë kontrollit të brendshëm dhe procedurave të monitorimit financiar u vërejtën parregullsi dhe shkelje në administrimin e fondeve që lidhen me shërbimet e pagesave, duke i shkaktuar këtij institucioni dëm të konsiderueshëm ekonomik.



