Gati 100 vetë, shumica e tyre protestues, janë vrarë dhe 4,000 të tjerë janë plagosur në protestat antiqeveritare të cilat kanë nisur të martën në Irak, tha sot Komisioni i të Drejtave të Njeriut i qeverisë irakiane.Në shumicën e rasteve, protestuesit u vranë nga armë zjarri, thanë burimet spitalore, duke shtuar se ishin gjashtë oficerë policie të vrarë, sipas AFP. Burime të afërta me autoritetet thanë se një person u vra sot dhe 17 u plagosën në një protestë në Bagdad, ku forcat e sigurisë qëlluan kundër protestuesve antiqeveritar. Protesta në Bagdad u organizua sot pasi autoritetet hoqën orën policore,…
Author: almakos
Ligji për Zgjedhje ua ka ndaluar secilit person të bëjë fushatë për zgjedhjet nacionale. Pra, me Ligj është ndaluar çfarëdo fushate për zgjedhjet prej heshtjes zgjedhore deri në përmbyllje të kutive të votimit.Në PZAP kanë thënë se secili person që bën fushatë në çfarëdo mënyre do të gjobitet. Kanë thënë se vetëm duhet të dërgohet në PZAP ankesa dhe vendimi do të nxirret bazuar në Ligjin për Zgjedhje. Neni 36, pika B, saktëson se ndalohet çfarëdo fushate. Shefi i PZAP’it, Mul Desku, ka konfirmuar për Express se do të veprojnë bazuar në rregullat zgjedhore. “Ligji e ka ndaluar fushatën e…
Dialogu dhe procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, pritet të jetë një nga sfidat kryesore edhe për qeverinë e ardhshme të Kosovës, e cila do të formohet si rezultat i zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit.Ndërkaq në planin e brendshëm, qeverinë, sipas ekspertëve, e presin shumë sfida nga zhvillimi ekonomik deri te ato të sundimit të rendit dhe ligjit. Përfaqësues të shoqërisë civile dhe atyre të bizneseve adresojnë shumë prioritete të cilat duhet të jenë në tavolinën e qeverisë së ardhshme. Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, luftimi i korrupsionit, fuqizimi i rendit dhe ligjit si dhe liberalizimi i…
Sot, pas një periudhe njëvjeçare, zëvendëskomandanti i KFOR-it, austriaku gjeneral-brigade Reinhard Ruckenstuhl ia ka dorëzuar detyrën pasrendësit të tij, zviceranit, gjeneral-brigade Laurent Michaud.Gjenerali Reinhard Ruckenstuhl, gjatë fjalës së tij lamtumirëse, shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e tij për të gjitha të arritura që janë bërë gjatë këtij viti të punës intensive. Ai e falënderoi komandantin e KFOR-it dhe të gjithë pjesëtarët e tjerë të KFOR-it për bashkëpunimin e ngushtë që iu ofrua gjatë këtij viti. “Jemi këtu krah për krah si bashkëluftëtarë për të arritur pajtimin e ndërsjellë, i cili do të hapë rrugën e perspektivës pozitive për të ardhmen”, tha…
Zgjedhjet e 6 tetorit po konsiderohen si më të rëndësishmet për Kosovën që nga shpallja e Pavarësisë. 1 milion e 937 mijë e 869 qytetarë do të kenë të drejtë vote. Institucionet e drejtësisë dhe të sigurisë do të jenë para testit vlerësues sa i përket mbarëvajtjes së procesit zgjedhor. Prokuroria e shtetit dhe Policia e Kosovës kanë bërë përgatitjet që procesi zgjedhor të jetë i rregullt dhe të mos ketë tentativa për t’i dëmtuar ato. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës gjegjësisht ai i Prokurorisë Speciale kanë thënë për Express se rreth 6 mijë policë dhe 100 prokurorë do të…
Alsat 2019-10-05T16:16:06+02:00 Rreziku nga ndikimet ruse dhe kineze për të cilat një ditë më parë sekretari shtetëror amerikan Majkëll Pompeo paralajmëroi vendin, sipas ekspertëve dhe autoriteteve në vend, është real. Eksperti i sigurisë Marjan Gjurovski deklaroi se është koha për përgatitjen e burimeve njerëzore për mbrojtje konkretisht nga kërcënimet hibride, në prag të anëtarësimit në NATO. Është veçanërisht e rëndësishme që burimet njerëzore t’i përgatisim në sistemin e sigurisë për t’u përgjigjur në shkëmbimin e informatave. Edhe pse do të behemi vend anëtare e NATO-s deri në fund të këtij viti ose fillim të vitit të ardhshëm, nëse, në bazë…
Alsat 2019-10-05T16:10:51+02:00 Me të hyrë në Kosovë, pak metra larg kufirit mes Maqedonisë së Veriut dhe shtetit të Kosovës, nxënësit e lagjes Bardhi të fshatit Bllacë u ndalën për të pritur furgonin që i transporton në Shkollën Fillore “Ilaz Thaçi” të Hanit të Elezit. Thonë se më vështirë e kanë kur duhet të presin në temperatura të ulëta, në reshje shiu ose bore. Përderisa i ftohti po i tregon “dhëmbët”, fëmijët rikujtuan autoritetet e shtetit se akoma janë në pritje të ndërtimit të shkollës në lagjen “Bardhi”. [embedded content] Prej shtëpisë e deri këtu vijmë në këmbë, pastaj furgoni sërish…
Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara dhe të Koresë Veriore kanë arritur në Suedi për t’i rifilluar bisedimet rreth armëve bërthamore dhe sanksioneve, me shpresë të uljes së tensioneve dhe dallimeve mes dy vendeve.Samiti i fundit mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe liderit të Koresë Veriore, Kim Jong-un, kishte përfunduar pa ndonjë marrëveshje. Prej asaj kohe është shënuar pak përparim në marrëdhëniet mes dy vendeve, ndonëse palët kanë këmbëngulur se duan t’i vazhdojnë negociatat. Bisedimet e reja po zhvillohen pak ditë pas testimit të një rakete të re nga Koreja Veriore, i cili u vlerësua si hap i konsiderueshëm në testimin…
Alsat 2019-10-05T15:58:19+02:00 Mos sistemimi i të punësuarve në administratë ndikon në mënyrë të drejtpërdrejt në uljen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në vendin tonë. Kështu vlerëson profesori universitar Izet Zeqiri. Sipas tij ulja e përfaqësimit për tre vite nga 19.2 në 19% dëshmon se në administratën publike dhe atë shtetërore rritet numri i të punësuarve maqedonas. Profesori Zeqiri fajin e sheh edhe te Ministria e Shoqërisë Informatike, e cila nuk po zbaton planin për shpërndarjen e administratorëve. [embedded content] Është një kosto diku 780 mijë euro që marrin paga diku afër 1688 administrator prej të cilëve kishte një plan…
Alsat 2019-10-05T15:53:52+02:00 Më shumë se një muaj të tërë rruga industriale në Tetovë është gërryer për tu rikonstruuar dhe ka mbetur ashtu siç ka filluar. Kjo rrugë e cila është ndër kryesoret e qytetit dhe me një frekuentim të lartë të automjeteve të rënda, paraqet rrezik si për shoferët ashtu dhe për këmbësorët. Të anketuarit nga ALSAT shprehen të revoltuar nga kompetentët duke kërkuar që sa më shpejtë rruga të asfaltohet. [embedded content] “ Si i prishin edhe ashtu i lënë. Nuk e mendojnë se dikush veturën e prishën duke kaluar këndej, i hapin pusetat edhe shumë ngadalë ecin punët. Si…
Alsat 2019-10-05T15:41:45+02:00 Godina e Kulturës do të inspektohet të hënën nga Ministria e Arsimit, nëse ky objekt përmbush kushtet elementare për zhvillimin e mësimit për 11 fëmijët e Idrizovës. Ministri i Arsimit tha se kjo është zgjidhja e përkohshme për nxënësit e klasës së gjashtë me mësim në gjuhën shqipe, pas marrëveshjes së arritur mes Këshillit të prindërve dhe Komunës së Gazi Babës. Kryetarin e Komunës e kemi ngarkuar, i kemi sugjeruar që në bashkëpunim me prindërit të gjejnë zgjidhjen e përkohshme, duke respektuar vullnetin e prindërve. Së bashku duke i shqyrtuar të gjitha opsionet se ku do të vazhdojnë…
Alsat 2019-10-05T15:35:21+02:00 Është e pasigurt nëse Katica Janeva do të japë dëshmi, para Vilma Ruskoskës në lidhje me rastin “Reket”. Avokatët akoma nuk kanë marrë udhëzime të sakta, nga ish shefja e PSP-së, si ta përgatisin mbrojtjen. Ata e vizitojnë Janevën në Shutkë dhe e njoftojnë me dëshmitë që prokuroria e krimit të organizuar i ka siguruar kundër saj. Për momentin, Janeva nuk po shqyrtonte mundësinë e marrëveshjes me prokurorinë. Ndërkohë Vilma Ruskoska është ende duke hetuar, sesi deklarata e Zoran Milevski-Kiçeec arriti të ofrohet për para, te avokatët e rastit “Reket”. Shefja e prokurorisë së krimit të organizuar nuk…

