Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara dhe të Koresë Veriore kanë arritur në Suedi për t’i rifilluar bisedimet rreth armëve bërthamore dhe sanksioneve, me shpresë të uljes së tensioneve dhe dallimeve mes dy vendeve.
Samiti i fundit mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe liderit të Koresë Veriore, Kim Jong-un, kishte përfunduar pa ndonjë marrëveshje.
Prej asaj kohe është shënuar pak përparim në marrëdhëniet mes dy vendeve, ndonëse palët kanë këmbëngulur se duan t’i vazhdojnë negociatat.
Bisedimet e reja po zhvillohen pak ditë pas testimit të një rakete të re nga Koreja Veriore, i cili u vlerësua si hap i konsiderueshëm në testimin e armëve bërthamore.
Ndryshe, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ia ka ndaluar Koresë Veriore përmes rezolutave që të hedhë raketa balistike. Për më tepër, ky vend është duke i vuajtur sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe OKB-së për shkak të programit të vet bërthamor.
Bisedimet mes dy fuqive bërthamore po zhvillohen në ishullin Lidingo, i cili shtrihet afër Stokholmit. Aty pritet të takohen mes vete përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkaura, Stephen Biegun, dhe përfaqësuesi i Koresë Veriore, Kim Myong Gil, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.




