Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin e motit për fundjavë.
IHK ka njoftuar se për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë 31 deri në 35°C.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore.
Ndërkaq, për të dielën parashihet mot i vranët me intervale me diell.
Vranësirat, vende-vende, parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin ndërmjet 30 dhe 34°C.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–11 m/s. /Telegrafi/



