Në autostradën “Ibrahim Rugova”, gjegjësisht afër fshatit Peqan ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.Sipas kryetarit të komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili ndodhet në vendin e ngjarjes, nga ky aksident kanë mbetur të vdekur dy persona dhe katër të tjerë janë në gjendje të rëndë. Sipas tij, të gjithë këta janë shtetas të Shqipërisë.
Author: almakos
Një kamp ndalimi, në të cilin ndodhen mijëra familje të anëtarëve të ISIS-it po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm pasi gratë që i kanë qëndruar besnike grupit janë përpjekur ta vazhdojnë terrorin pas rënies së kalifatit.Vetëm në javën e kaluar, është raportuar se një djalë i ri në kampin al-Hol në pjesën verilindore të Sirisë është therur për vdekje nga një grup i grave të ISIS-it. Pas kësaj, në kamp kishte filluar një kryengritje, e cila u shua vetëm duke i përdorur armët e zjarrit. Besohet që përgjegjës për dhunën është një grup i të burgosurve të huaj. Raportohet…
Pas skandalit ku dolën të dhënat e miliona përdoruesve, Facebook ka marrë masat që të mos ndodhë më një gjë e tillë.Facebook do të krijojë një bord mbikëqyrës me 11 deri në 40 anëtarë që do të shqyrtojë ankesat si dhe do bëjë rekomandime për ndryshime. Kjo do të ketë formën e një “gjykate”. Zucerberg ka thënë se besimi do të përhapet në mënyrë që rrjetet e tjera të bashkohen dhe të financojnë në të ardhmen. Vetë themeluesi Mark Zuckerberg bëri një njoftim në Facebook ku njoftoi për të rejat që do të ketë platforma sociale. “Nëse dikush nuk pajtohet…
Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, është emëruar si emisar i preisdnetit të SHBA’së, Donald Trump për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë një emërim i tillë ka ngjallur habi tek shumë ekspertë e ish-diplomatë, pasi që pak ditë më parë, Sekretari Amerikan, Mike Pompeo, ka emëruar Matthew Palmer si Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor dhe për bisedimet Prishtinë Beograd.Megjithatë një diplomat i ka thënë gazetës serbe “Danas”, se Trump ka emëruar Richard Grenell në postin e të dërguarit special për dialogun Kosovë-Serbi duke qenë se ka besim shumë të madh në të, derisa Palmerin nuk e konsideron si njeri…
Ligjvënësit demokratikë në Shtetet e Bashkuara kanë bërë lëshuar një urdhër ndaj Shtëpisë së Bardhë për të publikuar dokumentet që kanë të bëjnë me marrëveshjen me Ukrainën si pjesë e procesit të shkarkimit të presidentit Donald Trump.Ky vendim që erdhi më 4 tetor nga tre udhëheqësit e komitetit në Dhomën e Përfaqësuesve, pritet të rrisë tensionet edhe më shumë midis demokratëve dhe administratës së SHBA-së. Përfqësuesit Elijah Commings, Adam Schiff dhe Eliot Engel, thanë se janë të detyruar të lëshojnë urdhërin ndaj Shtepisë së Bardhë pasi nuk kanë marrë ende përgjigje nga letra e dërguar më 9 shtator lidhur me…
Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara nga radhët e Partisë Demokratike, Berni Sanders, i është nënshtruar një operacioni emergjent pasi ka pësuar sulm në zemër. Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarët e fushatës së tij dhe mjekët.Senatori ishte dërguar në spital të martën pasi ishte ankuar për dhimbje në gjoks gjatë një tubimi në Nevada. Raportohet se mjekët e kanë bërë operacion politikanin 78-vjeçar për t’ia zhbllokuar njërën nga arteriet. Të premten, Sanders tha se po ndihet për mrekulli pasi doli nga spitali. Mjekët thanë se ia kanë vendosur dy stenta në një arterie të bllokuar koronare. Ata konfirmuarn se…
KEDS ka njoftuar se është përgatitur maksimalisht për ditën e zgjedhjeve që të ketë furnizim me energji elektrike për të gjitha qendrat e votimit dhe të eliminohet në kohën më të shkurtër të mundshme secili problem eventual që paraqitet.Sipas KEDS, janë mbi 500 punëtorë që do të jenë të mobilizuar që nga koha e fillimit të votimit e deri në përfundim të saj. “Ekipet do të jenë në dispozicion dhe të gatshëm për intervenim sa më të shpejtë për secilën qendër votimi. Kësaj liste i shtohen edhe 100 punëtorë rezervë në rast të kushteve të rënduara atmosferike. Të gjithë këta…
Në fund të vitit 2018 ishte premtuar nga Qeveria Haradinaj se Kosova do të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).Ndonëse jemi në shtator të vitit 2019, njohës të çështjeve politike në vend janë shprehur skeptik se Kosova do të mund të marrë statusin e kandidatin edhe në vitin 2020. Demush Shaha, nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK) ka thënë se marrja e statusit të vendit kandidat është një proces jashtëzakonisht kompleks, i cili mesatarisht vendeve të rajonit u ka marrë tre vjet. “Kjo storia e marrjes së statusit të vendit kandidat ka filluar…
Philip Kosnett, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, me anë të një videoje ka bërë thirrje që kosovarët të dalin dhe të votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit“Në Kosovë, sikurse në SHBA secila votë vlen. Secili zë ka rëndësi. Çfarëdo pikëpamje që keni, këdo që e mbështesni – më 6 tetor dilni dhe votoni. Për veten, për shtetin, për të ardhmen tuaj”, ka thënë Kosnett në këtë video. [embedded content]
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është duke shkuar drejt një krize të re kushtetuese pas këmbënguljes se nuk do të ketë shtyrje të Brexit-it. Ai e bëri këtë zotim vetëm disa orë pasi avokatët e qeverisë thanë se ai do ta respektonte ligjin dhe do të kërkonte shtyrje të Brexit-it, nëse dështon për të arritur marrëveshje.Ai shkroi të premten në Twitter: “Marrëveshje e re ose pa marrëveshje, por as shtyrje”, duke e përsëritur qëndrimin që e kishte dhënë gjatë fjalimit të së mërkurës në konferencën e Partisë Konservatore, e cila u mbajt të mërkurën në Mançester. Negociatat për…
Kosova do të detyrohet t’ia paguajë “Contour Global”-it 19 milionë euro në rast se kjo marrëveshje dështon të ratifikohet në Kuvend. Me gjithë këtë, shoqëria civile vlerëson se për Kosovën është më mirë të ndodhë ky skenar sesa ndërtimi i termocentralitMarrëveshja me “Contour Global”-in për ndërtimin e termocentralit “Kosova e re”, e nënshkruar më 20 dhjetor të vitit 2017, ka pak gjasa të kalojë në Kuvendin e Kosovës. Kështu kanë vlerësuar përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët në vazhdimësi e kanë kundërshtuar këtë marrëveshje. Sipas tyre, nëse nuk arrihen 81 votat për ta kaluar këtë marrëveshje Kosova i detyrohet kompanisë…
Në moshën 12-vjeçare rrëfen se ka përdhunuar dhe vrarë një vajzë vetëm 9 vjeçe.Vogëlushja Raíssa Caparelli, një vajzë braziliane që vuante nga autizmi, u gjet e pajetë në një pyll në afërsi të shtëpisë së saj, me shenja të qarta abuzimi seksual dhe mbytjeje. Vogëlushja ishte zhdukur të dielën që ramë pas në një event bamirësie ku kishte marrë pjesë bashkë me familjen në Unified Educational Center (CEU) të Anhanguera, në periferi të San Paolo. Raissa ishte lidhur pas një peme dhe aty u gjet disa ditë pas zhdukjes së saj. Nga hetimet e policisë rezulton se vajza ishte joshur,…

