Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e shëndetësisë për vitin 2018, sipas të cilit numri i të vdekurve nga sëmundjet ngjitëse ishte 63, ku numri më i madh i të vdekurve ishte nga sëmundja Sepsis me gjithsej 21 persona, ose 33.3%Sipas ASK-së, ky publikim ofron të dhëna për numrin e përgjithshëm të të punësuarve në institucionet publike shëndetësore sipas gjinisë, shkallës së arsimimit të tyre, të dhëna për personat e licencuar për t’i kryer aktivitetet shëndetësore në institucionet shtetërore ose private në Republikën e Kosovës. Po ashtu, ky publikim ofron të dhëna për aktivitetet e Qendrës Klinike…
Author: almakos
Një shaka pa kripë e një grupi shokësh bën që personi i njohur me nofkën Alfonso është vrarë në një sulm në Orlando, pastaj darama vazhdoi kur u raportua se ai është vrarë kohë më pas në Meksiko, e për të tretën herë edhe në një sulm në në Stamboll.E vërteta është se, burri i identifikuar si viktimë e tre sulmeve terroriste është ende gjallë. Ai është viktimë e një shakaje të nisur nga ish-shokët e tij që kanë thënë se ai u ka borxh atyre një shumë të madhe parash. Pasi fluturimi 804 ‘EgyptAir’ kishte rënë në Mesdhe më…
Dy shtetasit australianë, Mark Firkin dhe Jolie King, janë liruar nga paraburgimi në Iran. Ata kanë thënë se janë të lumtur që tash mund të kthehen në Australi.Ministrja e jashtme e Australisë, Marise Payne, tha të shtunën para gazetarëve: “Është ndjenjë e jashtëzakonshme çlirimi të ju njoftoj se ata janë liruar dhe janë kthyer”. Ajo shtoi se qeveria australiane ka zhvilluar negociata të ndjeshme me Iranin për lirimin e këtyre dy qytetarëve dhe ka dhënë ndihmë për t’u siguruar se ata po trajtohen në mënyrën e duhur gjatë mbajtjes në paraburgim. Më parë ishte raportuar se Tehrani e ka dënuar…
“Shtetet e Bashkuara shohin një mundësi historike për Serbinë dhe Kosovën që të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për të normalizuar raportet midis tyre”, i tha Radios Evropa e Lirë një zëdhënës në Departamentin Amerikan të Shtetit.“Vendimi i presidentit për të emëruar të dërguarin Presidencial për Bisedimet Paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nënvizon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për paqe, stabilitet dhe prosperitet për popullin e Serbisë dhe të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e DASH-it. Richard Grenell, i dërguar i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi Presidenti amerikan, Donald Trump, ka emëruar të enjten mbrëma ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si të…
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e vona të së premtes në magjistralen Gjilan-Ferizaj, përkatësisht në fshatin Budrigë. Policia ka konfirmuar se dy persona kanë ndërruar jetë, raporton Gazeta ExpressRastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. “Mund ta konfirmojmë se ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku. Dy persona kanë vdekur ndërkaq dy të tjerë kanë mbetur të lënduar”, ka thënë Hashani për Express. Hashani ka bërë të ditur se trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Express/
Një në çdo pesë të dënuar në burgun kombëtar të ishujve Filipines humbin jetën çdo vit, sipas zyrtarëve të burgut.Përveç kësaj, zyrtarët e burgut përmenden shpesh për përfshirje në skandale e korrupsione të ndryshme. Në vitin 1993, një ish kryetar bashkie i arrestuar për vrasje dhe përdhunim u tha se mund të lirohej . Ndërsa një tjetri i ishte ulur dënimi për 970 dollarë. Kushtet janë të tmerrshme. Një dhomë mban deri në 85 të burgosur. Ndërsa qelitë e mëdha, të nërtuara për të mbajtur 30, mbajnë në fakt 130. Disa kritikë thonë se mbipopullimi është ndikuar edhe nga lufta…
Në fundjavë pritet mot i ndryshueshëm, me mundësi për riga lokale shiu, njofton Prishtina Weather, teksa parashikon që temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë.“Në fundjavë vendi ynë mbetet në periferi të fushave të presionit të ulët që ndodhen mbi Europën qendrore dhe lindje të kontinentit. Nën këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm, me mundësi për riga lokale shiu”, njofton PW. Sipas shërbimit të meteorologjisë, “temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë, por mbeten nën vlera mesatare”. Parashikimi për datat 5-9 tetor: 5.10 – Vranësira dhe intervale me diell. Në mbrëmje priten riga lokale shiu. 6.10 – Pjesërisht…
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një takimi sot me kandidatët e Listës Serbe në Beograd i ka lexuar disa dokumente të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës (KQZ) në gjuhën shqipe:Lista e kandidatëve dhe subjekteve politike, me ç’rast i është drejtuar gazetarit nga Kosova, Idro Seferi, se a ka lexuar mirë?.“Seferi, a i thash mirë?”, ka deklaruar Vuçiq me buzëqeshje. “ A po e shehë nëse ti mundesh në serbisht, mund edhe unë diçka të mësoj, por nuk jam aq i talentuar si Nenad Rashiq apo Rada Trajkoviq”, ka thënë Vuçiq. ???? pic.twitter.com/tA7BVVtnnd — пункреас (@punkreaspunkr) October 4, 2019
Gjithsej 72.263 migrantë dhe refugjatë të parregullt arritën në Evropë përmes detit në nëntë muajt e parë të vitit 2019, bëri të ditur sot Agjencia e Migracionit të OKB-së.Sipas raportit të lëshuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), 1.041 prej tyre humbën jetën në det. Gjatë periudhës së njëjtë të vitit të kaluar, afër 84.345 refugjatë dhe migrantë ishin në gjendje të arrinin në Evropë përmes Detit Mesdhe, ndërsa 1.890 prej tyre u mbytën në det. Këtë vit, 39.155 migrantë dhe refugjatë të parregullt mbërritën në Greqi, më shumë se gjysma e mbërritjeve të përgjithshme, transmeton AA. “Këto arritje, brenda…
Për shkak të rënies së nivelit të martesave dhe lindjeve në Greqi, popullsia ka pësuar rënie, tregojnë të dhënat e Institutit Grek të Statistikave (ELSTAT).Sipas të dhënave të ELSTAT, numri i të vdekurve në vitin 2018 është më i lartë se atyre që kanë lindur, ndërsa edhe numri i martesave ka shënuar rënie. Në Greqi në vitin 2018 kanë lindur 86 440 persona, ndërsa kanë vdekur 120 297. Sipas kësaj popullsia e këtij vendi pësoi rënie prej 33 857 persona. Gjithashtu edhe në përqindjen e martesave në vitin 2018 në krahasim me një vit më parë ka rënie prej 5,4…
Kolonat e automjeteve në lagjen “Kalabria’’ të Prishtinës janë të shpeshta, si pasojë e dëmtimit të rrugës kryesore në këtë lagje.Përveç dëmtimit të rrugës, banorëve problem po u shkakton edhe kundërmimi që vjen nga kanalizimi i hapur. Ata theksojnë se gjendja në lagje është e mjerueshme, derisa shtojnë se pushteti lokal po tregon papërgjegjësi me mosrregullimin e këtij problemi. Banorë të tjerë thonë se për shkak të këtij kundërmimi mendojnë edhe largimin nga kjo lagje, derisa edhe rruga e dëmtuar dhe frekuentimi i shpeshtë i makinave u shkakton telashe. Për rregullimin e këtij problemi, Komuna kishte nënshkruar kontratë për ndërtimin…
Qeveria italiane njoftoi sot nënshkrimin e një dekreti që redukton në katër muaj afatin për riatdhesimin e migrantëve në sajë të marrëveshjeve të kaluara me vende të ndryshme të origjinës.“Ky dekret ndërministror zvogëlon afatin për të vendosur nëse një imigrant mund të qëndrojë në Itali ose të riatdhesohet për dy ose katër muaj”, deklaroi Di Maio në një konferencë shtypi. Ministri theksoi se marrëveshjet ekzistonin tashmë me Marokun dhe Tunizinë. “Ky dekret nuk cënon asnjë të drejtë të njeriut. Kjo është një çështje që lidhet me vështirësinë e procedurave në krahasim me vende, përfshirë këtu Mesdheun, me të cilat ne…

