Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka folur në një prononcim për T7 live nga Mitrovica e Veriut për incidentin për të cilin u raportua në këtë pjesë të Kosovës, raporton Express.Rakiq fillimisht ka ftuar serbët e Kosovës që të dalin masivisht në votime, për një jetë më të mirë. “Qysh keni mujt me pa serbët e Mitrovicës kanë dal masivisht me votu, po dalim për një jetë më të mirë për ta ngritë zërin”, ka thënë ai. Derisa ka folur për një incident që ka ndodhur sot në Zveqan dhe Leposaviq, për shkak se komisionerët janë përplasur për mënyrën…
Author: almakos
Rreth 20 njerëz janë vrarë gjatë një sulmi në një minierë ari në pjesën veriore të Burkina Fasos. Ky është rasti më i freskët i valës së dhunës së nxitur nga xhihadistët në Afrikën Perëndimore.Sulmi ndodhi në provincën Soum, jo shumë larg vendit ku xhihadistët më parë e hodhën në erë një urë që lidh dy qytete. “Individë të armatosur e kanë sulmuar minierën e arit në Dolmane, duke i lënë rreth 20 të vdekur, kryesisht persona që ishin duke kërkuar ar”, tha një burim i sigurisë. Ky vend i Afrikës Perëndimore është bërë pjesë e një sulmi të gjatë…
Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Media Works. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Media Works. Materialet janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Gazetës Express. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e Gazetës Express, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.
Në veri të Mitrovicës janë hapur qendrat e votimit në ora 7:00 të mëngjesit, dhe vërehet numër i vogël i qytetarëve të cilët kanë dalë për të votuar në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare të 6 tetorit. Ata deri tani po votojnë me letërnjoftime të Republikës së Kosovës.Në tre komunat veriore të vendit, Zveqan, Leposaviq dhe Zubin Potok, janë hapur qendrat e votimit me kohë, ndërsa gjithçka është duke shkuar sipas parashikimeve dhe nuk ka pasur ndonjë parregullsi. Ndryshe, në shtatë qendrat e votimit në veri të Mitrovicës, 22 mijë e 457 votues do të kenë mundësi ta ushtrojnë të…
Shkatërrohet një bandë grabitësish në Spanjë që përbëhej nga shqiptarët të Shqipërisë dhe të Kosovës.Mësohet se në pranga kanë rënë 7 persona. Sipas mediave vendase grupi kishte kryer rreth 150 grabitje, kryesisht në Mallorca dhe Ibiza, shkruan NOA. Ata ishin ekspertë në vjedhjen e banesave dhe sendet e grabitura i shisnin më pas në tregun e zi. Mes sendeve të grabitura policia ka mundur të gjejë një BMW X5, një Volkaswagen Golf, një Seat Leon dhe sende të tjera me vlerë të përafërt, 300 mijë euro. Nuk bëhen të ditur emrat e të arrestuarve.
Sot qytetarët e Kosovës do t’iu drejtohen kutive të votimeve për të votuar kandidatët e tyre të preferuar për deputetë si dhe njërin nga kandidatët për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.Në këto zgjedhje, gjithsej numri i votueseve është 1,937,868, kurse në garë janë 25 subjekte politike. Në mënyrë që qytetarët të mos maltretohen duke kërkuar vendin se ku do të votojnë, KQZ në ëeb faqen e tyre ua mundëson qytetarëve që të shikojnë adresën e saktë të vendvotimit. Votuesit mund të mësojnë qendrën e votimi duke klikuar në këtë LINK. Ndërkohë që nga 17 shtatori është i hapur afati për votuesit…
Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përmes një komunikate për media.Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7m/s.
Qytetarët e Kosovës, me të drejtë vote, sot, nga ora 07:00 deri në orën 19:00, do të kenë mundësi për të votuar për të zgjedhur 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës.Këtë proces zgjedhor, që udhëhiqet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do ta vëzhgojnë rreth 30 mijë vëzhgues nga organizata vendore e ndërkombëtare. Në gjithë Kosovën do të hapen 895 qendra votimi me rreth 2000 vendvotime, derisa numri i votuesve është 1 milion e 937 mijë e 868. Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor do të kujdesen e Policia dhe Prokuroria e Shtetit, institucione këto me të cilat KQZ-ja bashkëpunon përherë.…
Një grup burrash të maskuar sulmuan zyrat e stacioneve televizive në Bagdad, të cilat janë tronditur nga protestat që lanë sot 14 të vdekur.Sipas stacionit të Al-Arabia, sulmuesit e maskuar me rroba të zeza dhe makina të zeza, sulmuan sonte zyrat e televizionit, rrahën disa prej punonjësve, dëmtuan pajisjet e tyre dhe u larguan. Korrespondenti i stacionit të Bagdadit, Majid Hamid tha se disa kolegë të tij ishin të plagosur. Sipas tij, stacioni është kërcënuar për disa ditë. Zyrat e kanaleve private në Irak “Dazla” dhe “BAT” u sulmuan gjithashtu, raporton AP, duke iu referuar deklarimeve të punonjësve.Në të njëjtën…
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka thënë se Mbretëria e Bashkuar nuk përkrah asnjë parti politike apo kandidat, por e përkrah të drejtën e qytetarit kosovar për të votuar lirshëm, njofton Klan Kosova.“Sot nuk jam në Prishtinë, dhe kjo është një mundësi e mirë për mua që të flas me njerëz për të drejtën e shprehjes së lirë. Shembulli më i mirë i kësaj është liria e juaj që nesër të zgjedhni lidershipin e Kosovës. Mbretëria e Bashkuar nuk përkrah asnjë parti politike ose kandidat; por ju përkrah juve dhe të drejtën tuaj për të votuar…
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka thënë se Mbretëria e Bashkuar nuk përkrah asnjë parti politike apo kandidat, por e përkrah të drejtën e qytetarit kosovar për të votuar lirshëm, njofton Klan Kosova.“Sot nuk jam në Prishtinë, dhe kjo është një mundësi e mirë për mua që të flas me njerëz për të drejtën e shprehjes së lirë. Shembulli më i mirë i kësaj është liria e juaj që nesër të zgjedhni lidershipin e Kosovës. Mbretëria e Bashkuar nuk përkrah asnjë parti politike ose kandidat; por ju përkrah juve dhe të drejtën tuaj për të votuar…
Dy ditë më parë u raportua se Salih Tahiri, vëllai i Xhafer Tahirit, është incizuar duke marrë ryshfet për leje ndërtimore në Vushtrri, ku vëllai i tij është kryetar komune.Pas këtyre raportimeve, Salih Tahiri ka marrë një ftesë për t’u marrë në pyetje nga Policia e Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i tij, Ahmet Tahiri, i cili ka thënë se Salih Tahiri është thirrur për t’u paraqitur në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicën e Jugut. Ahmet Tahiri ka publikuar dokumentin e ftesës së Policisë, dhe ka mohuar raportimet në disa media se…

