Një qytetare nga Fushë-Kosova i ka thënë ekipit të Televizionit 7 se derisa ka votuar sot për zgjedhjet parlamentare të Kosovës, e ka parë në listë emrin e babait të saj që ka vdekur në vitin 2012.Ajo në një prononcim për Televizionin 7 thotë se familja e saj ndihen të ofenduar pasi edhe më tutje KQZ’ja nuk e largon emrin e personit të vdekur gati 8 vjet më parë. “Babai im ka vdekur që 7 vjet dhe e pati emrin në listë. Kjo është ofendim për neve. Ai ka vdekur në spital është në librin e regjistrit të vdekjeve.…
Author: almakos
Prokuroria e Kosovës është deklaruar lidhur me ecurinë e deritanishme të procesit zgjedhor në Kosovë. Deri më tani janë pranuar informata të shumta, por pas verifikimit të të gjitha këtyre informatave, Prokurori i Shtetit njofton se kanë ardhur në përfundim se është vetëm një rast në Mitrovicën e Veriut, për të cilën prokuroria ka lëshuar vendim ndalimi për 48 orë. “Shfrytëzojmë rastin ta informojmë opinionin publik se të gjithë personat që fotografojnë votën do të ndalohen me qëllim të verifikimit nëse kemi të bëjmë me veprën penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit”. Andaj, për çdo informacion tjetër që i pranojmë…
Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka bërë të ditur se sapo ka votuar.Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Jahjaga i ka ftuar qytetarët që të dalin të votojnë. “Sot, kryva obligimin tim qytetar dhe votova për legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ftoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote të përmbushin obligimin e tyre qytetar dhe demokratik. Vota e secilit prej jush vlen!”, ka shkruar Jahjaga./Express
Prokuroria e Shtetit përmes një njoftimi për media kanë konfirmuar se për një rast në Komunën Veriore të Mitrovicës është lëshuar një vendim për ndalim prej 48 orësh, shkruan Gazeta Express.Ndërkohë është thënë se personat të cilët e fotografojnë votën me qëllim të verifikimit kryejnë vepër penale të “cenimit të fshehtësisë së votimit”. Nga Prokuroria thonë se çfarëdo informacioni që do të marrin për fotografim të votës do ta konfirmojnë, ndërsa deri tani thonë se s’ka indice për vepër penale. Njoftimi i plotë: Prokurori i Shtetit është në përcjellje të të gjithë procesit zgjedhor. Deri më tani kemi pranuar informata…
Katër persona janë ndaluar në stacionin policor në Prizren, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë për keqpërdorimin e votës, saktësisht fotografimin e saj. Lajmin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i policisë në Prizren, Vesel Gashi,“Mund të ju konfirmojë se Policia e Kosovës, në bashkëpunim me prokurorinë kemi ndaluar katër persona të cilët dyshohet se kanë keqpërdorur votën”, thuhet në përgjigjen e Gashit dhënë Express. E sipas gazetarëve të Express personat e arrestuar për keqpërdorim të votës në shkollën “Abdyl Frashëri” dhe një në “Mustafa Bakia” të Prizrenit. Në këto momente hetuesit janë duke i intervistuar të dyshuarit dhe…
Diplomati suedez Karl Bild ka komentuar procesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme që sot po mbahen në Kosovë, raporton Gazeta Express.Përmes një shkrimi në Twitter, Bild ka shkruar se qytetarët e Kosovës, votojnë sot për të zgjedhur parlamentin e ri. I njejti ka shkruar se me krijimin e qeverisë së, shpreson që të adresohen cështjet e pazgjidhura rajonale. “Sot votuesit në Kosovë, shkojnë në kutitë e votimevë për të zgjedhur një parlament të ri. Pas zgjedhjes së qeverisë së re, shpresojmë që të adresohen cështjet e pazgjidhrura në rajon”, ka shkruar ai në Twitter. Këto komente Bild i ka bërë derisa…
Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se vetëm dje në Kosovë janë arrestuar tre persona për dhunë në familje, raporton Express.Rasti i parë është raportuar në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 21:00. “Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër K/Shqiptare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim të policisë. Rasti tjetër ndërkaq është raportuar poashtu në kryeqytet. Polica e Kosovës ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje një person e…
Ilaz Duli dhe miku i tij nga Bangladeshi kishin marrë pak ajër të pastër te hyrja e hotelit në natën e acartë të 20 janarit 2018, në hotelin më të madh të Kabulit, kryeqytet i Afganistanit.Bashkë do të ktheheshin në holl, ku po shpiheshin pasdarke shtetas të dhjetëra shteteve që ishin pjesë e misioneve të ndryshme ndërkombëtare në Kabul. Pas përshëndetjes me mikun nga shteti aziatik që do të futej në ashensor, Duli do të bënte edhe disa hapa me telefonin në dorë në drejtim të recepsionit, shkruan sot Koha Ditore. “Aty interneti ishte shumë më i fortë se në…
Sot kur po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, ka pasur edhe keqpërdorime. Një rast i tillë ka ndodhur në fshatin Krushefc të Komunës së Pejës, ku një qytetar e ka fotografuar votënRastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi I policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova. “Rreth orës 9:36 jemi informuar për një rast ku një person ka fotografuar votën, lidhur me këtë janë angazhuar hetuesit rajonalë përgjegjës. Lidhur me rastin personi që e ka fotografuar votën është shoqëruar në stacion policor. Jemi në pritje të vendimit të Prokurorit për cilësimin e rastit në fjalë”, ka thënë Rugova.…
Sot në Kosovë po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Deri më tani mijëra qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar. Këtë e ka bërë edhe kreu i PSD’së, Shpend Ahmeti.Ahmeti ka njoftuar përmes Facebook’ut se e ka kryer obligimin e tij qytetar. “Unë votova. Shfrytëzone të drejtën tuaj për të votuar përfaqësuesit e juaj”, ka shkruar Ahmeti. Kujtojmë se sot në gjithë Kosovën janë hapur 895 qendra votimi me rreth 2000 vendvotime, derisa numri i votuesve është 1 milion e 937 mijë e 868. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 25 subjekte politike për pjesëmarrje për Zgjedhjet…
Prokuroria kroate përfundoi hetimin mbi vetëvrasjen e Slobodan Praljak të dënuar për krime lufte, por hetimi nuk tregoi se si ai mori një “Cyanide”, me të cilën u vetëvra në sallën e gjyqit pas shpalljes së aktgjykimit.“Praljak kishte menduar për vetëvrasje për një kohë të gjatë”, përfundoi Prokuroria. Pas vetëvrasjes së Praljakut, ka pasur dyshime se janë kryer dy vepra penale: së pari, cianidi, të cilin Praljak u vetëvra, ku sipas Aktit Hollandez të Medikamenteve, është një substancë e ndaluar dhe e dyta është se dyshohet që Praljak ka pasur ndihmë në përgatitjen e vetëvrasjeve, ka përcjellur televizioni rajonal N1.…
Valdete Daka, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka thënë se deri në ora 11:00 në Kosovë kanë votuar rreth 9.64 përqind nga 1 milionë e 937 milë e 868 votues.“Ju njoftojë se duke u mbështetur në informacionet e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, procesi i votimit është duke vijuar. Po ashtu duke u mbështetur në të dhënat që kemi marrë nga rreth 94 përqind e vendvotimeve numri i qytetarëve me të drejtë votë që kanë votuar deri në orën 11:00 është 174 mijë e 669 votues, nga 9.64 përqind, nga 1 milionë e 937 milë e 868 votues”. “Deri në…

