Në Mitrovicë janë numëruar 4500 vota, apo rreth 18 për qind, të cilat e vendosin Lëvizjen Vetëvendosje të parën.Komisioni Qendror Zgjedhor ka filluar numërimin e votave. Rezultatet e para në Mitrovicë ku janë numëruar mbi 4500 vota, prin Lëvizja Vetëvendosje me 1612, shkruan Gazeta Express. Pas VV’së është PDK’ja që ka marrë mbi 1500 vota, ndërsa LDK është e treta. /Express/
Author: almakos
Partia Demokratike e Kosovës e ka shpallur veten fituese të zgjedhjeve parlamentare, dhe për këtë do të festojnë në një nga sheshet e kryeqytetit.Këtë e ka bërë të ditur kandidati për Kryeministër të Kosovës nga PDK, Kadri Veseli. Veseli për Klan Kosovën ka thënë se festa e tyre nis pas dy orësh në Prishtinë. Pak minuta më parë fitoren e PDK-së e ka shpallur edhe Abelard Tahiri.
Mbi 800 mijë qytetarë nga i gjithë vendi kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votim në këto zgjedhje. Sipas statistikave të Komisionit Qendror Zgjedhor, komunat me dalje më të madhe të qytetarëve janë komunat e banuara kryesisht me serbë, derisa më pak disponim për të votuar kanë pasur qytetarët e Dragashit dhe Klinës. Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë pasur 1 milionë e 937 mijë e 868 qytetarë, shkruan Express.Në bazë të rezultateve të publikuara nga KQZ, me përqindje më të vogël të votuesve në zgjedhje janë renditur Komuna e Dragashit dhe Klinës. Sipas këtyre të dhënave, në…
Pranë selisë së VV së në Gjilan janë mbledhur tashmë simpatizantët e kësaj partie, raporton Express.Anëtari i kryesisë së kësaj partie në Gjilan, Ismajl Kurteshi ka falenderuar qytetarët, sepse sipas tij ata janë meritor për fitoren. “Siç po e shihni ne po e festojmë fitoren sepse erdhi dita. VV me Albin Kurtin në krye do ta formojë qeverinë dhe do ta bëjë ndryshimin. Falenderojmë qytetarët, besimin e tyre do ta kthejmë me punën, ju urojmë fitoren qytetarëve”, ka thënë ai. Vetëvendosje tashmë ka filluar festën në disa komuna të Kosovës./Express/
Kreu i koalicionit NISMA-AKR, Fatmir Limaj, në një konferencë për media pas mbylljes së qendrave të vendvotimit, ka thënë se partia e tij ka arritur një rezultat shumë të mirë.Ai ka thënë se kanë fituar 7 deputetë dhe se po presin që të fitojnë edhe të 8-in. “Kjo është një pjesë e procesit zgjedhor. Tashmë është procesi nën KQZ-në të administroj edhe këtë pjesë. Falënderoj votuesit. NISMA ka arritur rezultat të jashtëzakonshëm. I kemi 7 deputetë, po luftojmë për deputetin e 8-të. NISMA do të jetë parti vendimtare për qeverinë e ardhshme”, ka thënë Limaj, raporton Gazeta Express. Megjithatë sipas…
Koalicioni ndërmjet NISMA-së dhe AKR-së sipas Exit Pollit të publikuar nga Klan Kosova nuk do ta kalojë pragun zgjedhor .Në Exit Poll të Klan Kosovës ka marrë vetëm 4.41 % , megjithatë gjasat reale janë që koalicioni i prirë nga Fatmir Limaj t’a kalojë pragun./GazetaExpress/
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Almir Shala, ka deklaruar se procesi i zgjedhjeve në rajonin e Prizrenit ka kaluar e qetë pa ndonjë incidente të mëdha.Shala theksoi se Prokuroria Themelore ka angazhuar tetë prokuror dhe një koordinator për të siguruar mbarëvajtjen e rregullt të procesit. ”Janë angazhuar tetë prokuror dhe një koordinator për komunat, Prizren, Suharekë, Mamushë, Dragash.” Kryeprokurori i Prizrenit njoftoi se janë ndaluar pesë persona. ”Janë ndaluar pesë persona. Kryesisht problemi ka qenë tek fotografimi i votës apo shprehja publike e votës së lirë”. ” Dyshohet se një person në Mamushë i ka futur dy fletvotime në…
Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se deri tani janë ndaluar 20 persona për vepra të ndryshme, të cilët kanë cënuar me procesin e votimit në zgjedhjet e 6 tetorit, shkruan Gazeta Express.Nga gjithë rastet që janë raportuar, 16 janë vërtetuar dhe 20 persona janë ndaluar. Pesë persona në Prizren për fotografim të votës, dy persona në Pejë për ‘Keqpërdorim të drejtës së votimit”, në rajonin e Gjakovës janë ndaluar gjashtë persona, në Gjilan një person, në rajonin e Mitrovicës dy persona dhe në Ferizaj një person. Njoftimi i plotë: Ndalohen 20 persona lidhur me procesin zgjedhor Prishtinë, 6 tetor 2019-…
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat po mbahen sot në Kosovë, qytetarët kanë votuar për kandidatët të cilët do t’i përfaqësojnë në Kuvendin e Kosovës. Përgjatë ditës së sotme, ka pasur edhe parregullsi ku qytetarët kanë fotografuar votën, për këtë policia ka arrestuar disa persona në qendra të vendvotimeveNë Gjakovë policia ka arrestuar një vëzhgues të një partie politike, por arrestimi i tij nuk ka qenë i lidhur me ditën e zgjedhjeve dhe procesin zgjedhor. Këtë për Gazetën Express e ka shpjeguar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta. “Është arrestuar një vëzhgues i një partie politike në…
Ministria e Jashtme e Turqisë ka njoftuar se e ka thirrur për raportim një diplomat amerikan për shkak se faqja e ambasadës amerikane në këtë shtet e ka pëlqyer një postim në rrjetin social, Twitter. Postimi kishte të bënte me një politikan nacionalist turk, i cili tash për tash është i shtrirë në spital.“Sot, i ngarkuari amerikan për punë të jashtme është thirrur për raportim në ministri për të ofruar sqarime të hapura dhe të qarta lidhur me një postim në rrjetet sociale”, thuhet në njoftimin e ministrisë turke. Në njoftim gjithashtu thuhet se ai është ftuar për shkak se…
Sot rreth orës 12:00 në fshatin Noredimë të Ferizajt, është parë një person duke votuar fletëvotimin.Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agim Gashi. “Rreth orës 14:00 në fshatin Nerodimë është zënë një person duke e fotografuar votën. I njëjti është dërguar në polici, është intervistuar dhe është liruar në procedurë të rregullt, me vendim të prokurorit”, tha ai.
Këngëtarja e mirënjohur Leonora Jakupi ka votuar pak më parë në Shkollën Fillore Dardania në Prishtinë. Ajo ftoi të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të dalin të votojnë në zgjedhje.“Shfrytëzoj rastin t’i ftojë të gjithë qytetarët e Kosovës të dalin të votojnë, sepse vota jonë është për shtetin tonë”, ka thënë Leonora Jakupi në T7. Ajo tha se në këto zgjedhje pret diçka më të mirë dhe se këto zgjedhje janë të rëndësishme për rininë tonë. “Nga këto zgjedhje presim diçka më të mirë, por më e rëndësishme është rinia jonë”, është shprehur Jakupi. Këngëtarja i uroi të gjithëve…

