Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka realizuar me sukses planin operativ për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, që kishte për qëllim ofrimin e sigurisë si dhe mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para-gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve në tërë territorin e Republikës së KosovësPjesë e planit policor ka qenë edhe inicimi dhe procedimi i çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrja e të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet e vendit, që sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Referuar informacioneve zyrtare janë evidentuar…
Author: almakos
Kandidatja e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani, nga selia e partisë ka folur para gazetarëve lidhur me rezultatet e deritashme të publikuara nga KQZ’ja, shkruan Gazeta Express.Ajo thotë se presin që të numërohet edhe vota e fundit dhe të shpallet fituesi për t’u deklaruar më pas. Megjithatë ajo ka thënë se opozita ka dalë fitimtare, dhe nëse do të fitojë Kurti ajo ka thënë se do ta urojë. Fjala e Osmanit nga selia e partisë: Dua ti falendëroj të gjithë qytetarëtI falënderoj për pjesëmarrje Që rezultoi me largim përfundimtar të atyre që kanë keq qeverisur dhe me një fitore të…
Rezultatet që deri më tani ka nxjerrë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje fituese të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në KosovëVotuesit dhe simpatizantët e Vetëvendosjes i janë gëzuar lajmit se partia e tyre po prin në rezultatet e zgjedhjeve të sotme. Këtë e kanë shprehur përmes videove të cilat i kanë shpërndarë nëpër rrjete sociale. Në fshatin Gackë të Ferizajt qytetarët tashmë kanë nisur festën me fishekzjarrë. E simpatizantët e Vetëvendosjes kanë filluar festën edhe në sheshin “Skënderbeu” të kryeqytetit. Një numër i madh i tyre janë parë me flamuj kombëtar afër statujës së heroit kombëtar. Po ashtu dëgjohen…
23:05 – Deri më tani janë numëruar 45 mijë e 177 vota në qytetin e Ferizajt, ku e para po kryeson VV’ja.Momentalisht VV’ja po prin mijëra vota kundrejt PDK’së, derisa LDK’ja del e treta. Lëvizja Vetëvendosje prin e para me 15604 vota. Ndërsa PDK’ja e ndjek Vetëvendosjen me rreth 4 mijë vota më pak, gjithsej grumbulluar 11497 sosh. Derisa LDK’ja del e treta ka 11065 vota. E në përqindje i bie se VV’ja kryeson me 34,54%. Ndërsa, PDK’ja me 25,41%, derisa LDK’ja me 24,49%. Qyteti i Ferizajt aktualisht qeveriset nga LDK’ja në nivelin komunal, derisa në zgjedhjet e fundit qendrore kishte…
Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Dardan Sejdiu ka thënë se e uron cilindo subjekt që e fiton këtë garë.Përmes një postimi në Facebook, Sejdiu ka falenderuar qytetarët për daljen masive për të votuar. Sejdiu ka thënë se ky proces zgjedhor ka qenë shembull për çdo demokraci. “Rezultati i koalicionit tonë si dhe rezultatet e kandidatëve individual do t’i presim deri në çertifikim nga KQZ-ja”, ka shkruar Sejdiu. Postimi i plotë: Të dashur qytetarë, Ju faleminderit për daljen masive për të votuar. Kjo dalje kaq e madhe jep verdiktin më të saktë në demokraci. Uroj subjektin që fiton këtë garë,…
Numërimi i po ecën me ritme të shpejtuara në Kosovë dhe në bazë të dhënave të publikuara në faqen e KQZ-së tashmë janë numëruar 558.899 fletëvotime. Deri tani Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 145,457 vota 26.03%. E dyta është LDK 141,665 ose përkthyer në përqindje 25.35%. Partia Demokratike e Kosovës është e treta dhe ka marrë 120,848 apo 21.63% të votave. Koalicioni AAK-PSD deri më tani ka marrë 65,595 vota apo 11.74%. Lista Serbe ka marrë 30,128 vota apo 5.39%. Koalicioni tjetër Nisma-AKR-PD ka marrë 28,826 vota apo 5.16%. Ndërsa subjektet e tjera së bashku 55,136 vota ose 9.87.
22:50 Deri më tani janë numëruar 10 mijë e 400 vota në komunën e Obiliqit, ku e para po kryeson Vetëvendosja.Momentalisht VV’ja po prin me rreth 400 vota më shumë se LDK’ja, derisa AAK’ja del e treta. Lëvizja Vetëvendosje prin e para me 2498 vota. Ndërsa e dyta vije LDK’ja me 2098 vota. Derisa koalicioni AAK-PSD i treti ka 1990 vota. E në përqindje i bije se VV’ja kryeson me 24.03%. Ndërsa LDK’ja me 20.18%, derisa AAK-PSD me 19,15%.
22:30 – Deri më tani janë numëruar 13 mijë vota në komunën e Fushë Kosovës, ku e para po kryeson LDK’ja.Momentalisht LDK’ja po prin me një rezultat të ngushtë ndaj VV’së, derisa PDK’ja del e treta. Lidhja Demokratike e Kosovës prin e para me 3371 vota. Ndërsa e dyta vije VV’ja me 3598 vota. Derisa PDK’ja e treta ka 2263 vota. E në përqindje i bije se LDK’ja kryeson me 30.33%. Ndërsa VV’ka me 28.94, derisa PDK’ja me 18,20%. Kujtojmë se Fushë-Kosova njihet si bastion i LDK’së, e cila qeverisë me këtë Komunë prej momentit ka fituar herën e parë.
Kanë dalur rezultatet e fundit të votimeve nga komuna e Gjakovës.Deri më tani janë numëruar 25.435 e votave. Lëvizja Vetëvendosje prin me 8673 të votave. Koalicioni AAK-PSD ka 8419 të votave. LDK qëndron më prapa me 4363 të votave. Ndërsa 2197 të votave. /Express/
Në numërimin e 60 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë epërsinë ndaj LDK’së me 0.05 për qind të votave, që në numra i bie 250 vota dallim.460 mijë vota janë numëruar deri tash, e VV-ja po prin për herë të parë ndaj LDK-së me diferencë të vogël. 117.831 vota i ka deri tash Vetëvendosje, ndërsa 117.589 vota i ka LDK-ja, raporton Gazeta Express. Pas tyre është PDK-ja me 21.72 për qind të votave. 21:43 – Tashmë janë numëruar 50 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Vazhdon të prijë LDK-ja me epërsi të vogël ndaj Vetëvendosjes.…
Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Media Works. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Media Works. Materialet janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Gazetës Express. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e Gazetës Express, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.
Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Besnik Tahiri, ka dalur në konferencë për media tani që ka filluar numërimi i votave nga KQZ’ja.Tahiri thotë se rezultatet e sondazheve nuk janë të sakta dhe se koalicioni ka më shumë vota se që është thënë. “AAK’ja ka 15% të votave në të gjitha matjet që kemi bërë”, ka thënë Tahiri. “Në shumë komuna jemi të parët. Ne prijmë në qytete sikur Gjakova, Rahoveci, Obiliqi, Peja etj…” Tutje Tahiri ka thënë se ky rezultat, ndonëse nuk është pritur, është i mirë për subjektin e tij. “Nuk është rezultat i mirë pasi…

