Rezultatet që deri më tani ka nxjerrë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje fituese të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë
Votuesit dhe simpatizantët e Vetëvendosjes i janë gëzuar lajmit se partia e tyre po prin në rezultatet e zgjedhjeve të sotme.
Këtë e kanë shprehur përmes videove të cilat i kanë shpërndarë nëpër rrjete sociale.
Në fshatin Gackë të Ferizajt qytetarët tashmë kanë nisur festën me fishekzjarrë.
E simpatizantët e Vetëvendosjes kanë filluar festën edhe në sheshin “Skënderbeu” të kryeqytetit.
Një numër i madh i tyre janë parë me flamuj kombëtar afër statujës së heroit kombëtar. Po ashtu dëgjohen edhe këngë të grupit “Troja”./GazetaExpress




