Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Dardan Sejdiu ka thënë se e uron cilindo subjekt që e fiton këtë garë.
Përmes një postimi në Facebook, Sejdiu ka falenderuar qytetarët për daljen masive për të votuar.
Sejdiu ka thënë se ky proces zgjedhor ka qenë shembull për çdo demokraci.
“Rezultati i koalicionit tonë si dhe rezultatet e kandidatëve individual do t’i presim deri në çertifikim nga KQZ-ja”, ka shkruar Sejdiu.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Ju faleminderit për daljen masive për të votuar. Kjo dalje kaq e madhe jep verdiktin më të saktë në demokraci.
Uroj subjektin që fiton këtë garë, cilido që është ai.
Rezultati i koalicionit tonë si dhe rezultatet e kandidatëve individual do t’i presim deri në çertifikim nga KQZ-ja.
Prej asaj që kemi parë deri tash, ky proces zgjedhor ka qenë shembull për çdo demokraci, lajm tepër i mirë për Kosovën.
Urime Kosovë ??




