Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut vlerëson se zgjedhjet e parakohshme të mbajtura me 6 tetor 2019 përfunduan në mënyrë demokratike, me incidente të papërfillshme që nuk ndikuan as në ecurinë e procesit zgjedhor dhe as në rezultatet përfundimtare.KLMDNj këto zgjedhje i konsideron si të mirë organizuara dhe të monitoruara shumë mirë/ “KMDLNj vlerëson si shumë pozitive faktin që partitë jofituese nuk i kanë kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve e që e krijon një situatë më të lehtë për formimin e institucioneve të reja”. “KMDLNj pret dhe thërret që sa më parë të formohen institucionet e…
Author: almakos
Vazhdon procesimi i votave në ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.Deri tashti nga të gjitha votat e numëruara janë procesuar 96,07% e tyre. Ende Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë me një diferencë prej rreth 0.7 pikësh të përqindjes ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës. Vetëvendosje ka 25,77%, kurse LDK-ja 25,08%. E treta është Partia Demokratike e Kosovës me 21,17%. Koalicioni AAK-PSD ka marrë 11,63%, Lista Serbe 6,20% kurse koalicioni Nisma Sociald
Përpara zgjedhjeve të 6 Tetorit Baton Haxhiu vuri një bast të fortë, nëse PDK nuk do të fitonte, ai tha se do të mbyllte televizionin e tij.“Nëse nuk fiton Kadri Veseli, mbyll televizionin”, kështu do të shprehej disa javë më parë gazetari Baton Haxhiu, që mesa duket e ka humbur bastin. Ndërsa dje kur Kadri Veseli pranoi publikisht humbjen, Haxhiu është parë i përlotur në ekranin e Klan Kosovës. Nga numërimi i 95% të votave në Kosovë kryeson Vetëvendosje me një diferencë prej 5 mijë votash nga LDK, ndërsa PDK renditet në vendin e tretë.
Kreu i Vetëvendsojes, Albin Kurti, një ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme iu është drejtuar qytetarëve përmes një shkrimi në Facebook, ku ka thënë se që nga mbrëmë në Kosovë ka shpresë, sepse dje pati guxim, raporton Gazeta Express.Kurti ka thënë se populli ka vendosur dje që këtij ndryshimi t’i prinë Lëvizja Vetëvendosje. “Të gjithë ju që keni votuar dje u jam falenderues që keni kryer detyrën qytetare e obligimin demokratik në një kohë të vështirë siç është kjo që po kalojmë dhe në një vend të dashur siç është Kosova jonë. Të gjithë ju që keni votuar për ndryshimin, e…
Së paku 104 njerëz janë vrarë në protestat antiqeveritare në Irak, në më pak se një javë, tha Ministria e Brendshme e këtij vendi.Zëdhënësi Saad Maan tha se 6,107 njerëz, përfshirë mbi 1,200 pjesëtarë të forcave të sigurisë, janë plagosur në përleshjet në Bagdad dhe qytete të tjera. Ai po ashtu tha se dhjetëra ndërtesa publike janë djegur nga protestuesit. Protestat spontane kanë nisur më 1 tetor me tubimin e irakianëve të rinj që kërkonin punë, përmirësim të shërbimeve publike dhe fund të korrupsionit. Ato më pas janë zgjeruar me kërkesën për ndryshimin e qeverisë. Dhuna e përgjakshme ka shpërthyer…
Policia Kosovës ka realizuar planin policor për garantimin e sigurisë së përgjithshme gjatë procesit të djeshëm zgjedhorNë komunikatën e drejtuar mediave, policia ka njoftuar se plani operativ për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, që kishte qëllimin e ofrimit të sigurisë dhe mabjtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike, është realizuar me sukses. Para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor në Kosovë, policia ka marrë masa ndaj të gjithë atyre që kanë bërë vepër penale kundër të drejtës së votimit dhe atyre që bien ndesh me ligjet e vendit. Duke u bazuar në informacionet zyrtare, janë evidentuar disa raste të prishjes së rendit…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar 96 për qind të votave.Në ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke u bërë procesimi i të dhënave. Sipas këtyre të dhënave, deri më tani janë numëruar 2 mijë e 445 vendvotime apo 96 për qind e tyre. Në bazë të këtyre statistikave, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur t’i marrë 198 mijë e 156 vota apo 25,78 për qind të votave. Në vend të dytë është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila ka arritur t’i mbledhë 192 mijë e 642 vota apo 25,06%, kurse Partia Demokratike e Kosovës (PDK) radhitet në…
Alsat 2019-10-07T09:46:41+02:00 Propozimi shtesë për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2019 në lexim të dytë sot është vendosur në rend të ditës në seancën e 114-të të Kuvendit. Deputetët do të shqyrtojnë më shumë pika, mes tyre edhe Propozimi i vendimit për dërgimin e një pjesëtari të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin paqesor të Bashkimit Evropian “ALTEA” në Bosnjë e Hercegovinë, Propozimi i vendimit për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin paqesor “Përkrahja vendimtare” në Republikën Islamike…
Alsat 2019-10-07T09:43:11+02:00 Ministri federal për Evropën, Integrimin dhe Punë të Jashtme të Republikës së Austrisë, Aleksandar Shalenberg, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shkup. Siç bën të ditur MPJ, Shalenberg do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe më pas dy ministrat do të mbajnë konferencë për shtyp. Në suaza të vizitës në vend, shefi i diplomacisë austriake do të pritet edhe nga presidenti Stevo Pendarovski, kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani. Në takimet pritet të shkëmbehen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme politike dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar…
Të dielën e 6 tetorit janë mbajtur zgjedhjet Parlamentare në Kosovë. Të shumtë kanë qenë qytetarët të cilët kanë dal për të votuar.Një e moshuar për T7, ka treguar eksperiencën e parë ku shkoi për të votuar. “Kur hi me votu, jau dha letërnjoftimin tha shkruaj këtu, ju thash nuk kam shkollë, tha a e din cka t’i fol unë shkruaj. Ju thash unë për Ibrahimin kam, ardh skam ardh prej juve. M ‘qiten përjashta, u takova në djalin tem. Hi prap mrena u mërzita, e prej nervozës aty kishe sanak ai qyqja ish kon paket, ma dha letrën, t’i…
Alsat 2019-10-07T09:32:31+02:00 Moti sot do të jetë kryesisht i vranët dhe më i freskët me reshje të përkohshme të shiut, veçanërisht në pasdite në pjesët jugore. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare me drejtim juglindor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 3 deri në 11, ndërsa ajo ditore prej 10 deri 16 gradë Celsius. Në Shkup, mot do të jetë i ngjashëm me temperatura të mëngjesit deri në gjashtë, ndërsa ajo ditore do të arrijë deri në 15 gradë Celsius. Loading…
Partia socialiste e kryeministrit portugez, Antonio Costa, i ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e së dielës, por ka dështuar ta kalojë shifrën prej 50 për qind të përkrahjes, e cila do t’ia mundësonte krijimin e qeverisë së re pa koalicion.Partia Socialiste i mori 36.6 për qind të votave, ndërsa vendin e dytë e zuri Partia Socialdemokrate me rreth 28 për qind. Këto rezultate janë preliminare, kur janë numëruar pothuajse të gjitha kutitë e votimit. Rezultatet janë publikuar nga Ministria e Brendshme e Portugalisë në orët e hershme të ditës së hënë. Votat e socialistëve u rritën edhe…

