Author: almakos

Nisma nuk ka arritur të mbahet fort as në bastionin e saj të vetëm,  Malishevën, ku janë numëruar 100 për qind e votave, ndërsaNga 21.625 vota, Nisma e Fatmir Limajt ka marrë 7383 vota, që në përqindje i bie 34.94, raporton Gazeta Express. Edhe pse koalicioni Nisma – AKR prin me numrin e votave në komunën e Malishevës, Limaj nuk ka arritur që të bëjë diferencë të madhe në bastionin e tij. Votat janë shpërndarë edhe në parti të tjera. E dyta në rezultatet preliminare të publikuara nga KQZ’ja për Malishevë del të jetë Partia Demokratike e Kosovës me 4825…

Lexo më Shumë

Eksperti gjerman dhe njohësi i rrethanave politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Bodo Weber, në një intervistë për Gazetën Express, ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit, dukë thënë se nuk është befasuar shumë me fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje, pasi që një gjë të tillë sipas tij e tregonin të gjitha sondazhet parazgjedhore. Weber thotë se me gjasë VV dhe LDK do ta bëjnë Qeverinë e re dhe se Perëndimit nuk do ta pengojë këtë, por sipas tij, është po ashtu e rëndësishme se çfarë do të bëhet me Listën Srpska si fituese dhe shumicën e dyfishtëë në…

Lexo më Shumë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, sllovenja Tanja Fajon, ka përshëndetur procesin e djeshëm zgjedhor, pasi sipas saj ka qenë i qetë dhe demokratik.Fajon ka thënë se rezultati i zgjedhjeve tregon që qytetarët kanë votuar për ndryshim dhe tashmë është koha që fjalët të shndërrohen në vepra. “ Dua që të përgëzoj  Kosovën për zgjedhjet e djeshme të drejta dhe demokratike. Njerëzit kanë votuar për ndryshim dhe tani është koha që fjalët të shndërrohen në vepra”, ka thënë Fajon, raporton Gazeta Express. Tutje ajo ka uruar edhe Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren dhe kandidatin e saj të nominuar për kryeministër, Albin…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka uruar qytetarët e Kosovës një ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme që i dhanë besimin partive të opozitës, raporton Gazeta Express.Berisha përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se shpreson që edhe shqiptarët në Shqipëri të frymëzohen për një proces të lirë dhe të drejtë. Ai ka uruar kreun e VV-së, Albin Kurtin duke thënë se shpreson që të shkojnë drejt ndryshimin dhe një rruge që çon në një Kosovë të zhvilluar. Berisha tutje ka uruar edhe të parin e LDK-së, Isa Mustafën dhe kandidaten e kësaj partie për kryeministre, Vjosa Osmanin për rezultatin që…

Lexo më Shumë

KEDS nëpërmjet një komunikate për media njofton konsumatorët se do të ketë ndërprerje të rrymës në disa qytete të Kosovës.Njoftime nga KEDS për punimet në rrjet 08.10.2019 Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit Prishtinë 1. TS 35/10kV Koliqi do të ndërpritet: Dalja 10kV Keqekolla Hjakobilla (kodi: 14016004) prej orës 10:00- 14:00. Vendet: Keqekollë, Prapashticë, Hajkobillë, Dabishevc, Mutivodë Arsyeja e ndërprerjes: Pastrimi i trasesë, shtrëngimi i perçuesve, ndërrimi i izolatorëve të dëmtuar, përforcimi dhe ndërrimi i shtyllave të dëmtuara. 2. TS 35/10kV Mazgiti do të ndërpritet: LP 10 kv Degzimi Lumi i madh (kodi: 15019008075:224:076:077:209:078:163:156:162:168:179:079:182:080:185:081:093:215:175:084:083:094:095:190:096) prej orës 10:30 – 12:00.…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-07T17:36:33+02:00 Qeveria i ofron Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe Kulturës rritje të rrogave për punonjësit në arsim prej 10%. Këtë e njoftoi ministri i Arsimit Arbër Ademi, pas takimit  të realizuar me përfaqësuesit e SASHK-ut, takim që erdhi pas përfundimit të afatit që Sindikata i dha ministrisë për të shqyrtuar kërkesën e tyre për rritje të pagave prej 25%. Ministri i Arsimit, Arbër Ademi, tha se më 10% e paralajmëruar, rritja e pagave në arsim brenda dy vitesh arrin 20%. Propozimi përfundimtar është, që nga muaji prill, pagat të rritet për 10 për qind shtesë në veprimtarinë arsimore, duke…

Lexo më Shumë

Ish- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, njëherit kandidati për deputetë nga koaliconi NISMA-AKR-PD, Valdrin Lluka i ka përgëzuar Vetëvendosjen dhe LDK’në për rezultatin në zgjedhjet e djeshme, derisa ka goditur Nismën Socialdemokrate për rezultatin e tyre të keq në zgjedhje.Përmes një postimi në Facebook, Lluka ka thënë se dje u dëshmua që nepotizmi dhe favoret në politikë janë shkurtpamëse dhe nuk japin rezultate në zgjedhje, duke aluduar kështu për Nismën Socialdemokrate, parti kjo me të cilën AKR’ja hyri në koalicion parazgjedhor. “I falenderoj ata mijëra votues që më besuan votën anëmbanë Kosovës. Do t’ju mbaj të informuar lidhur me proceset dhe…

Lexo më Shumë

Ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer, teksa ka komentuar zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, ka thënë se qytetarët e Kosovës votuan për ndryshim duke qenë se e kërkuan një gjë të tillë.Megjithatë ai thotë se qeverinë e re do ta presin dy sfida të mëdha, që janë luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit e nepotizmit dhe çështja e arritjes së një marrëveshje finale me Serbinë. “Shpresoj që qeveria e re, kushdo që hynë në të, do të bëjë një punë të madhe në dokumentimin dhe gjykimin e korrupsionit në nivele të larta. Nepotizmi është rritur edhe më shumë. Kosova është …

Lexo më Shumë

Deri tash Presidenti Thaçi ka qëndruar në heshtje të plotë. Tash është momenti kur ai fillon të punojë vullnetarisht, jashtë orarit të punës, dhe çka është edhe më befasuese edhe pa pagesë. LDK duhet të dalë shpejt dhe qartë kundër çdo koalicioni tjetër, përveç me LVV. Këta të fundit duhet të sillen me modestinë e fituesit Berat Buzhala Sovrani bërtiti. Ishte një zë i ndrydhur që e kishte mbajtur brenda vetes tash e sa vite. Në momentin që të dy partitë kryesore opozitare, LVV dhe LDK, vendosën që të mos bënin tregti me PDK’në, por t’i rrekeshin punës në mënyrë të…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara do të ndajnë edhe pesë milionë dollarë për pastrimin e mbetjeve të municioneve kasetore dhe të mbetjeve të tjera shpërthyese të luftës.Lajmi për këtë e ka bërë të ditur vetë Ambasada e ShBA’së në Kosovë, përmes një komunikate drejtuar mediave. Sipas Ambasadës, ky program pritet t’ia kthejë popullit të Kosovës së paku 4,298,442 metra katrorë tokë të rrezikshme. “Ky është kontributi i vetëm më i madh i financimit për shkatërrimin e armëve konvencionale nga Shtetet e Bashkuara në Kosovë që kur SHBA-ja filloi programin e saj në Kosovë në vitin 1996. Ky kontribut do t’i adresojë vendet…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-07T16:04:55+02:00 Nisja e punimeve për ndërtimin e shkollës fillore në lagjen Bardhi, të fshatit Bllacë të Shkupit duket se është çështje ditësh. Kreu i komunës Çuçer Sandevë, Jovan Pejkovski tha për Alsat se kanë përmbyllur të gjithë procesin që ka të bëj me ndërtimin e  një objekti të ri shkollor. Megjithatë ai shtoi se hedhja e gurthemelit do të bëhet sapo Ministria e Arsimit do të marr miratimin pozitiv për cilësinë e projektit të shkollës nga institucionet përkatëse. Madje, Pejkovski kujtoi se është në kontakt të vazhdueshëm me udhëheqësinë e Ministrisë së Arsimit për të rrumbullakuar dokumentacionin e duhur…

Lexo më Shumë

Gjykatësi federal amerikan, Victor Marrero, e ka refuzuar vendimin e presidentit Donald Trump për të mos i publikuar dokumentet e kthimit të taksave në lidhje me një hetim të shtetit të Nju Jorkut. Vendimi erdhi pasi avokatët e liderit të shtetit kishin thënë se pozita politike e tij i jep imunitet ndaj çfarëdo hetimi.Në vendimin me 75 faqe, gjykatësi Marrero tha se nuk mund ta pranojë një vlerësim kaq kategorik dhe kaq të pakufizuar të imunitetit presidencial nga proceset gjyqësore. Ndryshe, prokurori i Manhattan-it, Cyrus Vance Jr, ka kërkuar qasje në dokumentet e kthimit të taksave si pjesë e hetimit…

Lexo më Shumë