Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka kritikuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka deklaruar se Albin Kurti ia ka kushtuar jetën e tij krijimit të “Shqipërisë së Madhe” dhe urrejtjes ndaj serbëve. Sipas tij, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje nuk dëshiron serbë dhe Listën Serbe në Qeverinë e ardhshme. “Sa herë që mendoj se shqiptarët nuk mund t’i udhëheq një person më i keq, ata më demantojnë. Albin Kurti jetën e tij ia përkushtoi krijimit të Shqipërisë së Madhe dhe urrejtjes ndaj serbëve dhe Serbisë”, deklaroi Vulin në njoftim për media, përcjell lajmi.net. “Më…
Author: almakos
Mbreti suedez, Carl Gustaf, i ka larguar nga rezistenca mbretërore pesë nipër e mbesa. Vendimi i mbretit do të thotë që këta fëmijë nuk e gëzojnë më titullin e lartë mbretëror dhe nga ta nuk do të kërkohet që të kryejnë detyra zyrtare dhe mbretërore.Sidoqoftë, ata do të mbesin anëtarë të familjes mbretërore dhe do t’i gëzojnë titujt e dukës dhe dukeshës. Ky ndryshim nuk i prek as dy pasardhësit e mbretit, të cilët janë në vijë të drejtpërdrejtë me fronin e tij. Analistët thonë se ky vendim e pasqyron një pikëpamje të gjerë se nuk ka nevojë të paguhen…
Sindikata e Pavarur e RTK-së përmes një komunikate për media ka dënuar ashpër gjuhën fyese që ka përdorur drejtori i RTK-live Mentor Shala pas zgjedhjeve të mbajtura.Shala pas përfundimit të numërimit të votave kishte thënë se kosovarët kanë votuar pro Rusisë në zgjedhje, pasi Vetëvendosje doli e para dhe LDK e dyta në zgjedhje. Komunikata e plotë e Sindikatës së Pavarur të RTK-së: Sindikata e Pavarur e RTK-së denon ashpër gjuhën fyese te drejtorit të RTK-live, Mentor Shala, i cili pjesën më të madhe të votuesve të vendit tonë i quan prorus dhe antiperëndimor. Përmes këtij shkrimi që nxiti reagimin…
Kryetarja e Hong Kongut, Carrie Lam, ka thënë se nuk e përjashton mundësinë e kërkimit të ndihmës nga qeveria kineze për t’i kontrolluar protestat, nëse situata bëhet shumë e keqe. Sidoqoftë, ajo shtoi se autoritetet e qytetit tash për tash mund ta kontrollojnë gjendjen vetë.Lam deklaroi se në këtë moment nuk ka plane për t’i shfrytëzuar kompetencat që ia ofron ligji i emergjencave pasi ligji kundërthënës për ndalimin e maskave nxiti tensione të reja në qytet dhe solli protesta që zgjatën katër ditë. Ajo paralajmëroi se ekonomia e Hong Kongut po hyn në një dimër të vështirë, sepse protestat e…
Alsat 2019-10-08T09:46:16+02:00 Pesë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në katër nga gjithsej tetë aksidente që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme. Në katër aksidente është shkaktuar dëm material. Nga SPB Shkup informojnë se dje policia rrugore ka sanksionuar 31 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar nëntë shoferë para se të marrin të drejtën për të drejtuar automjet, dy fillestarë, si dhe nëntë automjete të paregjistruara. Janë sanksionuar edhe shtatë shoferë të cilët kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit, katër shoferë të cilët nuk u…
Aviacioni turk ka sulmuar një bazë të Forcave Demokratike Kurde Siriane në provincën Siriane të Hasaka, njoftoi televizioni Majadin.“Aeroplanët turq sulmuan selinë e forcave kurde në periferi të El Maliki, në provincën e Hasaka në veri-lindje të Sirisë”, raporton televizioni. Radioja shtetërore siriane konfirmoi gjithashtu se Forcat Ajrore turke filluan një sulm ajror në një pikë kontrolli në kufirin Siri-Irak, e cila shkatërroi dy ura. Kjo pikë kontrolli kontrollohet nga detashmentet arabe-kurde të Forcave Demokratike Siriane. Deklarata tha se nuk ka asnjë informacion mbi viktimat e sulmit deri më tani. Fotografitë e forcave tokësore turke që përqendrohen afër kufirit sirian…
Alsat 2019-10-08T09:33:19+02:00 Sot prokurorja Villma Ruskoska do ta dëgjoj versionin e Boki 13 për rastin “Reket”. Hetimi ka mbaruar kurse i dyshuari i parë për aferën me zhvatjen e parave, pas rreth tre muajve në paraburgim, për herë të parë do të prononcohet në Prokurorinë e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Deri më tani, Ruskoska ka mbledhur dëshmi nga dëshmitarë dhe persona që mund të kenë ndonjë informacion për rastin në fjalë, por nuk ka dëshmi nga tre të dyshuarit, Bojan Jovanovski, Zoran Milevski- Kiçeec dhe Katica Janeva. Boki 13 gjithashtu i skadon edhe afati prej 15 ditëve, që i…
Reshjet e mëdha të shiut të ditëve të fundit në pyjet e Amazonës brenda territorit të Bolivisë kanë ndihmuar shumë në shuarjen e zjarreve, të cilat nisën para dy muajve në këtë shtet. Autoritetet lokale kanë thënë se nga zjarri deri tash janë djegur më shumë se katër milionë hektarë pyje.Stuhia me shi ishte ndihmë për ushtrinë e Bolivisë gjatë luftës me zjarret në rajonin Chiquitana, në të cilin ka sipërfaqe të mëdha të pyjeve të thata dhe numër të konsiderueshëm të banorëve indogjenë, të cilët kanë jetuar në këto vende me shekujt të tërë. “Në pamjet satelitore nuk shihet…
Byroja Federale e Hetimeve e ShBA-së, e njohur më shumë si FBI, ka thënë se i burgosuri Samuel Little, i cili ka pranuar se i ka vrarë 93 njerëz në pjesë të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, tashmë cilësohet si vrasësi më i madh serik në historinë e këtij shteti.Little, i cili ndodhet në burg nga viti 2012, tha para hetuesve vitin e kaluar se ai është përgjegjës për rreth 90 vrasje në mbarë vendin nga viti 1970 deri në vitin 2005. Sipas një njoftimi të FBI-së, analistët federalë të krimeve besojnë se të gjitha rrëfimet e tij janë të…
36 vjeçari, Paul Hill ka pasur sëmundjen e kancerit për 5 vite rresht por pa asnjë simptomë e cila do ta ndihmonte për diagnostikim më herët.Çdo prind ëndërron ta sheh duke u rritur fëmiun e tij. Por, fatin e njëjtë nuk do ta ketë Hill pasi që sëmundja e tij është në fazën e 4-të, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline. Vetëm një vit pasi lindi djali i tij, Pavlit iu dha lajmi shkatërrues se ai ka kancerin e stomakut në fazën 4. Mjekët i thanë atij se pavarësisht që nuk kishte simotoma, sëmundja e tij gradualisht është zhvilluar për rreth…
Alsat 2019-10-08T08:34:56+02:00 Mlladihab – zyra e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të hapet sot në qendër të Shkupit, ndërsa në kuadër të promovimit të projektit do të mbahet edhe një panel-debat me temën “Aftësi digjitale dhe transformimi i shoqërisë”. Siç njoftojnë nga kabineti i presidentit , në panel do të flasë edhe shefi i shtetit Stevo Pendarovski, ambasadorja britanike në vend, Rejçel Galovej, koordinatorja projektuese e Mladihab, Gordana Kollova, si dhe Aneta Antova Pesheva, kryetare e Bordit Drejtues të MASIT. Projekti i ri Mlladihab janë realizuar në bashkëpunim me Ambasadën Britanike, Odën Ekonomike për Teknologji Informatike dhe…
Një artikull në gazetën blick që bënte fjalë për rastin e një burri të varfër në Zvicër, ka prekur shumë njerëz në këtë vend të pasur. Në mesin e atyre që kanë reaguar ka qenë edhe Ardian Prenaj, një i ri 24 vjeçar me banim në Kantonin e Cyrihut. Ai ka ndërmarrë një nismë për të ndihmuar burrin në fjalë (Markus Christen, 65 vjeçar) po dhe nevojtarët tjerë.Pastaj pasi kishte lexuar edhe një artikull në gazetën 20 minuten për një grua të varfër, e cila përmes mediave kishte kërkuar ndihmë për ushqim, Ardiani kishte hasur në grupin e krijuar në…

