Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, ka deklaruar nga Tirana se Kosova është një realitet, pavarësisht se disa vende të Bashkimit Evropian vijojnë të mos e njohin.“Kosova është një realitet, shumica e vendeve e kanë njohur, por ka disa shteteve të BE që nuk e kanë njohur. BE ka mundur të ndjekë një politikë koherente ndaj Prishtinës dhe Beogradit dhe do vazhdojë ta bëjë këtë. Duhet të presim për formimin e qeverisë në Kosovë, para se të mbajmë një qëndrim”, ka thënë kreu i diplomacisë austriake, gjatë një konference me ministrin shqiptar në detyrë, Gent Cakaj. Nga ana e…
Author: almakos
Alsat 2019-10-08T12:22:31+02:00 Bojan Jovanovski- Boki 13 ka arritur në Prokurorinë kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ku do të duhet të dëshmoj për rastin “Reketi”. Jovanovski tash e disa muaj është në paraburgim në burgun e Shutkës, ndërsa para disa dite Gjykata e Apelit hodhi poshtë kërkesën për zëvendësimin e masës së paraburgimit me masë më të lehtë. Në aferën “Reketi”, përveç Boki 13 janë të dyshuar edhe biznesmeni Zoran milevski- Zoki Kiçeec i cili tashmë është në arrest shtëpiak, si dhe ish-shefi i PSP-së Katica Janeva, e cila gjithashtu është në paraburgim në Shutkë. Loading…
Nuk është vetëm Partia Demokratike e Kosovës, ajo e cila po kërkon rinumërim. Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës po kërkon nga PZAP që të bëjnë rinumërimin e votave.Nga Lidhja Demokratike po pretendojnë se një gabim teknik ka ndodhur në formularët e KQZ’së. Andaj ky subjekt nëpërmjet një kërkese që e ka dorëzuar në PZAP po kërkon rinumërim të votave në shkallë vendi. Kështu ka deklaruar për Express, kandidati për deputet ng LDK’ja dhe anëtari i shtabit zgjedhor nga ky subjekt politik, Florian Dushi. “Ne kemi kërkuar rinumërim në shkallë vendi. Se gabimi ka ndodhur në shkallë vendi. Pra në të…
Nënkryetari i Listës Serbe, Dallibor Jevtiq tha sot se populli serb në Kosovë në zgjedhjet parlamentare të së dielës e bëri shumë të qartë që ata të qëndrojnë të vendosur dhe të bashkuar me shtetin e tyre, Serbinë.Ai tha në një intervistë për RTS se pa folur me Listën Serbe, e cila sipas tij, fitoi të gjitha 10 ulëset e garantuara në Kuvend është e pamundur të formohet një qeveri e re në Prishtinë, në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve. Lista Serbe e Goran Rakiqit në votimet e së dielës ka siguruar 52.530 ose në përqindje 6.67. Pas numërimit të…
Alsat 2019-10-08T11:55:20+02:00 Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO sipas gjitha gjasave nuk do të zyrtarizohet në Samitin e 3 dhe 4 dhjetorit në Londër. Shpresat që kryeministri teknik i Spanjës, Pedro Sanchez, i kishte përcjellë kryeministrit Zoran Zaev në New York – që Parlamenti në Madridit do të mund të ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO para Samitit në Londër, tashmë bien në ujë, shkruan 360 gradë në Alsat. Arsyeja është se Spanja do të mbajë zgjedhjeve të parakohshme më 10 nëntor. Tashmë dihet edhe data e krijimit të Parlamentit të ri spanjoll, seanca e…
Hungaria nuk do t’ua dorëzojë autoriteteve të Maqedonisë Veriore Nikola Gruevski, i cili ka qenë në Budapest që nga nëntori i vitit të kaluar dhe gëzon statusin e azilit politik.“Ne kemi qenë të informuar se Gjykata Supreme rajonale hungareze ka marrë vendimin përfundimtar se parakushtet ligjore për dorëzimin e Gruevskit nuk janë përmbushur, sepse atij iu dha azili në Hungari me kërkesën e tij. Në pajtim me aktin numër 38 për ndihmë juridike ndërkombëtare për lëndët juridike, personi që i mundësohet të marrë azil, nuk do t’i dorëzohet shtetit që ai ka lënë “, ka bërë të ditur Ministria e…
Ilustrim Alsat 2019-10-08T11:40:22+02:00 Prokuroria Themelore Publike në Veles ka dhënë urdhër për kryerjen e hetimeve kundër dy personave – shtetas të Republikës së Shqipërisë të cilët dyshohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Sipas Prokurorisë dy të dyshuarit, shtetasi shqiptar dhe babai i tij, me marrëveshje paraprake më 6 tetor kanë kontrabanduar drogë narkotike – marijuanë në sasi totale prej 44.742 kg.Droga ishte paketuar në 45 pako, në sediljet e pasme dhe në bunkerë special të ndërtuara në pjesën e përparme të makinës së tipit Opel Meriva me targa të Shqipërisë. Sasia e drogës u kap gjatë kontrollit doganor…
Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 6 tetorit tashmë ka përfunduar. Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka mbetur vetëm që të bëjë procesimin e rezultatet të fundit në web faqe, raporton Express.Se numërimi ka përfunduar e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi. Elezi ka sqaruar në detaje se përse në web faqen e KQZ-së, figuron ende kjo përqindje pavarësisht përfundimit të numërimit. “Numërimi i votave ka përfunduar, por procesimi i të dhënave për disa vendvotime nuk është bërë akoma, por numërimi ka përfunduar”, ka thënë Elezi. Ai ka thënë se të gjitha të dhënat i…
Gazetari shqiptar dhe autori i emisionit “Përballë”, Lutfi Dervishi, ka shpërthyer në lavde për Kosovën teksa ka komentuar procesin zgjedhor të 6 tetorit në të cilin doli fituese Lëvizja Vetëvendosje e kryesuar nga Albin Kurti.Ai ka thënë se kosovarët janë një popull që kur kërkohet lufta një gjë të tillë e bëjnë me armë, ndërkohë thotë se për revolucion i mjafton vetëm kutia e votimit. Një reagim të tillë Dervishi e ka bërë në llogarinë e tij zyrtare në Twitter. “Kosova nuk është vetëm popullsia më e re e kontinentit, nuk është vetëm vendi me rockstarët më të famshmë të…
Alsat 2019-10-08T11:10:51+02:00 Parlamenti në Hag sot pasdite do të debatojë dhe do të vendosë për rekomandimin e Komisionit Evropian për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut. “Qeveria holandeze e ndan vlerësimin e Komisionit Evropian se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndërmarrë hapa pozitiv në vitet e kaluara”, thuhet në letrën e dërguar në parlamentin hoandez nga ministri Jashtëm Stef Blok. Në letër përmenden marrëveshja e Prespës dhe vazhdimi i lëndëve të Prokurorisë Speciale. Si i rëndësishëm theksohet edhe sjellja e ligjit të ri për Prokurorinë Publike. Sa i takon Shqipërisë, Blokut vendos theksin në nevojën e vazhdimit të…
Misioni i Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve ka mbajtur një konferencë për media ku është diskutuar për organizimin e zgjedhjeve të 6 tetorit. Misioni i BE-së ka deklaruar se procesi zgjedhor ka qenë i qetë, me incidente të izoluara, raporton Gazeta Express.Shefja e Misionit të Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve Viola Von Cramon, ka thënë se kuota gjinore prej 30% është respektuar nga subjektet politike. “Kuota prej 30% për kandidatët dhe partitë sa i përket barazisë gjinore është respektuar”, ka thënë Shefja e Misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve. Ajo tutje është shprehur se vetëm dokumentet valide…
Dy ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të gjashtë tetorit, kur edhe doli Vetëvendosje si parti e parë, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se sot do të del me një konferencë për media, raporton Gazeta Express.Përmes një komunikate, u bë e ditur se Haradinaj do të del me konferencë për media në orën 13:00, në selinë qendrore të AAK-së. Koalicioni AAK-PSD, me kandidat për kryeministër Ramush Haradinaj doli nga zgjedhjet e gjashtë tetorit me 11.54% apo 90839 vota./GazetaExpress/

