Sot mbahet paneli i diskutimit “Drejt garantimit të qasjes së barabartë të grave në drejtësi”.Ky aktivitet panel nga GIZ-i gjerman dhe Fondacioni Jahjaga. Ngjarja do të mbahet në Kino Armata në ora 10:00. Hapja e ngjarjes do të bëhet nga Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt dhe ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga. Pas hapjes do të mbahet një panel diskutimi me katër njohës të fushës për të diskutuar qasjen e grave në drejtësi.
Author: almakos
Tërheqja e trupave amerikane nga zona përreth kufirit verilindor të Sirisë me Turqinë, ka sjellë në pah edhe skenat për një konfrontim ushtarak midis aleatëve për një kohë të gjatë të Uashingtonit, kurdët, dhe anëtarit të NATO-s, Ankarasë.Pas njoftimit të presidentit Donald Trump të dielën se trupat amerikane do të qëndrojnë mënjanë për të lejuar një operacion ushtarak turk të përfolur gjatë, Turqia pritet të dërgojë forcat e saj brenda kufirit brenda ditëve, shkruan AlJazeera, përcjell Telegrafi. Po sipas këtij mediumi, ndërsa Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët (SDF) janë armatosur gjerësisht nga Uashingtoni për të udhëhequr luftën tokësore…
Anëtari i PSD’së , Fisnik Ismaili, ka dhënë indikacione të qarta që po largohet nga ky subjekt politik.Para dy ditëve Ismaili duke i kthyer përgjigjen një komentuesi kishte thënë se pas largimit nga Lëvizja Vetëvëndosje është dashur të dorëzojë mandatin dhe të largohet nga jeta politike. “Një gabimth e kam ba: është dashtë me me dal si deputet i pavarun qatëherë kur dola, me nejtë deri në fund të mandatit edhe mos me e rru për asnjë parti politike ma”, kishte shkruar Ismaili. Pastaj kishte thënë edhe se nuk kishte rëndësi se a e kishte bërë këtë atëherë apo tash,…
Kryeministri Zoran Zaev e cilësoi si marrëzi deklaratën e deputetit të BDI-së Artan Grubi për ligjin e përdorimit të gjuhës dhe vlerësimet e Komisionit të Venecias. “Ne politikanët ndonjëherë dimë të themi edhe marrëzira. Ligji është e drejtë njerëzore që buron nga e drejta për përdorimin e gjuhëve. Gjuha është mjet për tu kuptuar. Ta bëjmë jetën më të lehtë, më komunikativ dhe të ngjashme. Nga këtu buron nevoja për përdorimin e gjuhëve. Ajo është e drejtë kushtetuese e qytetarëve. Ligji sot jeton dhe asgjë nuk ka ndryshuar në vendin tonë dhe qytetarët kanë të drejtë shtesë që ua…
“Buxheti operativ i Kombeve të Bashkuara është në rrezik që nga fundi i shtatorit dhe rezervat e Thesarit mund të shterojnë deri në fund të muajit”, – tha sot nëpërmjet një deklarate, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës, Antonio Guterres.Për të kufizuar shpenzimet gjatë tremujorit të fundit, Antonio Guterres përmendi mundësinë e shtyrjes së konferencave, takimeve dhe uljen e shërbimeve që do të ofrohen. U dhanë gjithashtu udhëzime për t’i kufizuar udhëtimet zyrtare në vetëm ato për aktivitetet më thelbësore, për të proceduar me shtyrjen e blerjeve të mallrave e shërbimeve dhe për të kursyer në energji.
Një “po” përfundimtare erdhi sot nga Dhoma e Deputetëve, për uljen e numrit të parlamentarëve në Itali.Projektligji kushtetues që zvogëlon numrin e deputetëve nga 630, që janë aktualisht, në 400 dhe të senatorëve nga 315 në 200, u miratua përfundimisht në Montecitorio me 553 vota pro, 14 kundër dhe dy abstenime. Duke qenë një projektligj kushtetues, kërkohej një shumicë absolute e anëtarëve të Kuvendit, e barabartë me 316 vota. “Parlamenti aprovoi projektligjin kushtetues për të ulur numrin e parlamentarëve. Një reformë, që ndikon në kostot e politikës dhe e bën funksionimin e Dhomave më efikase. Një hap konkret për të…
Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për formimin e qeverisë së ardhshme të vendit, pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.Abdixhiku ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se LDK’ja, e cila ka dalë e dyta në zgjedhje, pas Lëvizjes Vetëvendosje, sipas rezultatit preliminar, nuk do të shërbehet me kërcënime për ta siguruar postin e kryeministrit. “Posti i kryeministrit nuk na duhet me kërcënime”, është shprehur Abdixhiku. Ai ka deklaruar se LDK’ja ose do të hyjë në një koalicion me VV’në e…
Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së, Lumir Abdixhiku, është i ftuar në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.Abdixhiku ndër të tjera ka thënë se është herët që të diskutohet për pozitat në qeveri mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike, por gjithsesi nuk do ishte racionale që as pozita e kryeministrit as kryetarit të Kuvendit të mos i takoj LDK’së. “Shikoni. Nuk mund LDK’ja të mos marrë as pozitën e kryeministrit dhe as të Kryetarit të Kuvendit”, ka thënë Abdixhiku. “Është dashur që të na takoj. Është pjesë racionale që neve ët na takoj një pozitë e lartë në Kuvend marrë…
Tanimë ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve nga KQZ në nivel vendi dhe kanë dalur rezultatet preliminare. Gazeta Express ka siguruar listën me vota për kandidatët e koalicionit AAK-PSD në komunën e Gjakovës.Ky koalicion ka dalur fitues në këtë komunë dhe ka marrë gjithsej 14.053 vota. Bartësi i listës, Ramush Haradinaj, ka marrë 11.632 gjithsej në këtë komunë. Ish-kryetari i kësaj komune, Pal Lekaj, përsëri ka marrë mbështetje solide me 6.082 vota. Daut Haradinaj ka marrë 3.565 vota, pastaj Burbuqe Deva-Bakija ka 2757 vota dhe Teuta Haxhiu 2.682 sosh. Prej PSD’së i vetmi kandidat që ka marrë një pjesë të mirë…
Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke shpallur fitoren tha se ai do të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit. Qeveria e re e Kosovës do të ketë përpara shumë sfidave, si në rrafshin ndërkombëtar ashtu edhe atë vendor. Dy analistë amerikanë, Edward Joseph dhe Janusz Bugajski, ndjekës të hershëm të zhvillimeve në Kosovë, thonë se vazhdimi i bisedimeve Kosovë-Serbi dhe tarifa 100 për qind ndaj mallrave serbe, duhet të jenë prioritetet e qeverisë së re.Albin Kurtin e presin sfida të mëdha në rast se e merr drejtimin e qeverisë së re të Kosovës, thotë eksperti amerikan i çështjeve të…
Kancelarja gjermane, Angela Merkel paralajmëroi kryeministrin britanik, Boris Johnson se një marrëveshje për Brexit-in do të qe jashtëzakonisht e pagjasë, për shkak të propozimeve të reja nga ana e Londrës për Irlandën, tha një burim i Downing Street.Biseda telefonike midis dy liderëve u bë në një kohë kur në Bruksel po zhvillohen bisedime të vështira, për të shmangur një largim pa marrëveshje më 31 tetor, mbi bazën e një projekti të paraqitur të mërkurën e kaluar nga Boris Johnson. Sipas po të njëjtit burim, duke patur parasysh përmbajtjen e bisedës, marrëveshja është praktikisht e pamundur për Downing Street-in. “Nuk ka…
Trembëdhjetë persona u arrestuan sot në Britaninë e Madhe, si pjesë e një hetimi mbi trafikun më të madh të drogës të zbuluar ndonjëherë në vend, me një vlerë totale prej disa miliardë paundësh, njoftoi Agjencia e Britanisë së Madhe për Luftën kundër Krimit të Organizuar (NCA).“Këta persona, të moshës midis 24 e 59 vjeç, dyshohet se i përkasin degës britanike të një grupi kriminal ndërkombëtar me rrënjë të forta, që ka importuar nga Holanda më shumë se 50 tonë heroinë, kokainë dhe kanabis me vlerë disa miliardë paundë, duke përdorur kompani fiktive holandeze e britanike”, deklaroi kjo agjenci. “Ne…

