Author: almakos

Alsat 2019-10-09T14:54:30+02:00 Qeveria e Holandës e ka pëlqimin e parlamentit në Hagë për të miratuar fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Ndërsa sa i përket Shqipërisë qëndrimi nuk është i prerë dhe lë hapësirë që Qeveria të pajtohet me ndonjë vendim të kushtëzuar sa i përket bisedimeve. Kjo është përshtypja e debatit të mbrëmshëm në Komisionin për çështje Evropiane të parlamentit holandez. Deputeti Ane Mulder nga partia e kryeministrit holandez Mark Rute, gjatë debatit konstatoi se në Maqedoninë e Veriut nuk është miratuar ligji i ri për Prokurorinë dhe e pyeti ministrin e Jashtëm Stef Blok…

Lexo më Shumë

Bekë Berisha i AAK-së, ka treguar se ka marrë mjaftueshëm vota që i sigurojnë atij ulëse në Kuvend të Kosovës, në legjislaturën e re, raporton Gazeta Express.Berisha përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, ka thënë se ka marrë rreth 13 mijë vota në zgjedhjet e gjashtë tetorit. “Rezultati po tregon se më duhet të ju falënderoj rreth 13 mijë herë. Duke i kuptuar të gjitha problemet me të cilat përballen qytetarët e Kosovës, fushata jonë ishte derë më derë e sy më sy”, tha Berisha, derisa, ka shtuar se nuk ju ka mbetur hatri nga populli, që nuk iu…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-09T14:46:58+02:00 Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se ende nuk ka informacione të sakta në lidhje me hetimin e ri të paralajmëruar nga Prokuroria Publike, ku thuhet se rastit “Reketi” i shtohen edhe katër të dyshuar. Në pyetjen e gazetarëve në lidhje me përfshirjen e Frosina Remenskit në hetim si e dyshuar, Zaev tha se në rast se kjo konfirmohet ajo do të largohet nga partia. “Kur ndonjë person dyshohet, akuzohet ose diçka të ngjashme, atëherë do të zbatojmë masat e sanksioneve, që do të thotë largimin e përkohshëm të atij personi deri sa të dëshmon pafajësinë. Dyert janë të…

Lexo më Shumë

Njëmbëdhjetë persona janë arrestuar në jug të Meksikës pasi e lidhën kryetarin e fshatit për një veture dhe e kanë tërhequr zvarrë nëpër rrugë pasi e nxorën nga zyra e tij.Policia ndërhyri për ta liruar kryetarin Jorge Luis Escandon Hernandez, për të cilin u raportua se nuk ka pësuar lëndime të mëdha. Ky ishte sulmi i dytë nga fermerët që po kërkojnë nga ai përmbushjen e premtimit për riparimin e një rruge lokale. Autoritetet kanë dërguar forca shtesë në rajonin Chiapas për ta siguruar rendin publik pas kësaj ngjarjeje të pazakontë. Kryetarët e qyteteve dhe politikanët lokalë janë shpesh cak…

Lexo më Shumë

Gratë dhe vajzat e reja janë vënë në rresht për t’u fshikulluar si pjesë e një rituali hindu në jug të Indisë. Ceremonia ekstreme fetare zhvillohet për të kuruar sëmundjet dhe për të larguar shpirtrat e këqij.Pamjet tregojnë gratë e gjunjëzuara që goditen në kurriz dhe duar nga priftërinjtë, si pjesë e festimeve të “Vijayadasami” të mbajtura në fshatin Bavithram Vellalapatti. Rituali mendohet se shpëton gratë dhe vajzat nga shpirtrat e këqij, si edhe i shërojë sëmundjet. Sipas traditës, nëse një grua nuk ndjen dhimbje, kjo do të thotë se ajo ka rënë viktimë e forcave të errëta. “Kur prifti…

Lexo më Shumë

Së paku dy njerëz kanë mbetur të vdekur në një sulm në Halle të Gjermanisë.Policia ka paralajmëruar banorët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre përderisa sulmuesi është ende i lirë. Dëshmitarët thanë se sulmuesi kishte të veshur një uniformë ushtarake dhe kishte një numër të madh të armëve. Gazeta Bild tha se sulmi ishte afër një sinagoge në zonën Paulus të qytetit, por kjo nuk u konfirmua zyrtarisht. Transmetuesi rajonal i Halle tha që pasi personi i armatosur u largua, aty pranë pat edhe një të shtënë. Policia ka lidhur kordonin nga rrethi Paulus dhe paralajmëroi gjithashtu banorët në…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-09T13:54:16+02:00 Kryeministri Zoran Zaev pasdite duhet të udhëtojë në Serbi, ndërsa nesër në Novi Sad, në Pavijonin e oficerëve të Kalasë së Petrovaradinit, do të marrë pjesë në takimin trepalësh me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë Edi Rama dhe me presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Siç paralajmëruan nga Kabineti i presidentit serb, pas përfundimit të takimit që duhet të fillojë në orën 09:00, tre liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë do të drejtohen në mediume. Iniciativa për këtë takim të Vuçiqit, Zaevit dhe Ramës është si rrjedhojë e takimit të tyre në…

Lexo më Shumë

Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare ka dalë partia e dytë. Podujeva, Peja,  Istogu, Fushë Kosova, Dragashi, Suhareka, Lipjani e Vitia janë qytetet ku LDK’ja ka marrë më së shumti vota.Në Istogun e Ibrahim Rugovës, LDK’ja ka marrë gjithsej 8 mijë e 350 vota, apo 45.84 për qind, duke lënë pas vetes koalicionin AAK – PSD me 3383 vota apo 18.57 për qind dhe VV’në me 2324 vota apo 12.87 për qind. Kandidatja për kryeministre nga kjo parti, Vjosa Osmani, ka marrë 7 mijë e 538 vota. Gazeta Express ka siguruar listat e rezultateve të LDK’së në…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-09T13:39:57+02:00 Nënkryetarja e Kuvendit, njëherë edhe kryetare nderi e Aleancës Ndërkombëtare, Frosina Remenski është një nga të dyshuarit në hetimin e ri mbi “Reketin”. Për të dyshuarën, Prokuroria kërkon masa kujdesi – që t’i merret pasaporta ose të paraqitet rregullisht në gjykatë. Pritet që gjatë ditës, të dyshuarit, përfshirë këtu edhe Remenskin, të paraqiten para një gjykatësi të procedurës paraprak. Mësohet se në mesin e katër personave të dyshuar në hetimin e ri mbi “Reketin” është edhe Jasna Mandiç, zëvendës kryetarja e Aleancës Ndërkombëtare. Loading…

Lexo më Shumë

 Analisti amerikan, Edward Joseph, thotë se me emërimin e Richard Grenellit të dërguar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Shtëpia e Bardhë beson se mund ta bindë Gjermaninë që të mbështesë idenë e përfolur më herët për shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë. Grenell, së bashku me të dërguarin tjetër amerikan për Ballkanin, Matthew Palmer, qëndrojnë të mërkurën në Kosovë. Në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë, Joseph flet edhe për rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit, të cilin e cilëson si goditje ndaj presidentit Hashim Thaçi, për sfidat e menjëhershme të qeverisë së re e të tjera.Radio Evropa e Lirë:…

Lexo më Shumë

Para pak minutash ka filluar takimi në mes të presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, dhe Përfaqësuesit Special Presidencial të SHBA’së për dialogun, Richard Grenell, shkruan Gazeta Express.Grenell ka mbërritur sot në Kosovë, ndërkohë arsyeja kryesore e kësaj vizite është dialogu për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në takimin me Thaçi-Grenell po merr pjesë edhe ambasadori amerikan në Prishtinë. Philip Kosnett. Për këtë takim mbrëmë vonë kishte njoftuar edhe zyra e Presdientit të Kosovës./GazetaExpress/

Lexo më Shumë

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka dalë e para. Ndër qytetet ku VV’ja ka fituar, është edhe Gjakova, ku kjo parti ka marrë 12.533 vota gjithsejKësaj liste i prin kreu i partisë, Albin Kurti me 9430 vota, ndërkaq pas tij e dyta radhitet Mimoza Kusari-Lila me 7459 vota. Kjo është lista e më të votuarve të VV’së në Gjakovë: Albin Kurti 9430 Mimoza Kusari-Lila 7459 Arbërie Nagavci 4960 Jahja Kokaj 3999 Hysamedin Feraj 595 Mimoza Shala 2237Vlora Gojani 1649 Agon Batusha 6474 orik Lipoveci 2001 Vlera Gjakova 300 Taulant Kryeziu 686 Komisioni Qendror…

Lexo më Shumë