Një përleshje e madhe ka ndodhur në Rahovec, përfshihen 15 persona, polica ndalon 6 nga ta, raporton T7Një incident i rëndë ndodhi një natë më parë në këtë rrugë. Madje këtë e dëshmojnë edhe njollat e gjakut, që ende janë evidente. E këtu ndodhi një konflikt mes vëllezërve Neziri. Ndërkohë, që në këtë incident u përfshinë plotë 15 persona, në mesin e tyre edhe gra. Gjithçka ndodhi për shkak të kësaj rruge, në të cilën njëri nga vëllezërit vendosi të mos i lejoj të tjerët të kalojnë. T7 ka qëndruar gjatë ditës në Rahovec. Njëri nga vëllezërit, ka treguar për…
Author: almakos
Bashkimi Evropian shpërdoroi më shumë se 3 miliardë euro në vitin 2018, sipas një vlerësimi të botuar nga Gjykata Evropiane e Audituesve (ECA). ECA kontrollon nëse buxheti i BE-së është shpenzuar në përputhje me rregullat e bllokut. Shpërdorimi mund të ndodhë si rezultat i gabimeve financiare ose kur fondet përdoren për qëllime të tjera. Në raste të rralla, për shkak të mashtrimeve. Auditorët theksuan se përqindja e shpërdorimit të fondeve ishte 2,6% e totalit të shpenzimeve. Gabimet u gjetën kryesisht në zonat me rrezik të lartë, si në zhvillim rural dhe shpenzime për vendet anëtare më të varfra. Shpenzimet e BE-së…
Ish-deputeti Ilir Deda ka thënë se një qeveri VV-LDK duhet të angazhojë në qeverisjen e re Mimoza Kusarin, me të cilin ai themeloi Alternativën.Edhe pse u largua nga kjo parti, Deda ka thënë se ish-bashkëpartiakja e tij ka përvojën e mjaftueshme për të qenë pjesë e qeverisë së re. Kusari-Lila ka garuar për deputete në listën e Vetëvendosjes që fitoi në zgjedhjet e 6 tetorit, sipas rezultateve nga numërimi i votave të rregullta. “S’dua t’i kthehem të kaluarës me Mimozën sepse veç pezmatohem edhe vetë, por edhe të tjerë. Kam menduar se opsioni më i mirë i daljes në zgjedhje…
Kandidati për kryeministër nga radhët e PEK’ut, Milaim Zeka, është i ftuar sonte në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.Zeka ndër të tjera thotë se Nisma dhe AAK nuk kanë marrë besimin e qytetarëve për shkak të personave që kanë futur në lista. “Qysh mundet me i besu Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit kur u futën në një listë me Behgjet Pacollin”, ka thënë Zeka. “Në një listë janë futur ujqit dhe një qengj i urtë. Ujku në këtë rast është Fatmiri me Jakupin ndërsa qengji është Behgjeti. Ata e kanë sulmuar shumë në të kaluarën. E kanë quajtur serbofil, rusofil…
Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot është takuar me emisarin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi.Richard Grenell, i cili njëherësh është ambasador i SHBA’së në Gjermani, sot ka qëndruar në Prishtinë, ku, përveç me Kurtin, është takuar edhe me presidentin e vendit dhe me zyrtarë të tjerë institucionalë e politikë. Kurti, partia e të cilit ka dalë e para në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, ka treguar, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Twitter, në internet, se çfarë qëndrimi ka mbajtur para të dërguarit…
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka reaguar pasi bashkëpartiaku i tij, Sali Zyba, përmes një statusi në Facebook, menjëherë pas zgjedhjeve, e kërcënoi Shpend Ahmetin, se nën pushtetin e VV’së do ta heqin nga kreu i Prishtinës dhe se i duhet të zgjedh vendin ku të ikë.Pas shumë reagimeve, Besnik Bislimi, ka shkruar se Vetëvendosje duhet të sillet sipas pritjeve të mëdha që kanë ndaj saj. Ai i ka kërkuar secilit deputet, asamblist e aktivist të Vetëvendosjes të mos ofendoj dhe të respektoj secilin, pa dallim. Bislimi po ashtu kërkon që gjuha përcmuese e përcarëse që, sipas tij, është…
Zgjedhjet e 6 tetorit kaluan me incidente më të pakta se zgjedhjet e kaluara dhe me numër më të madh të qytetarëve që dolën të votojnë. Ato u konsideruan si më demokratiket, e tash që përfunduan, cilat janë procedurat që ndiqen deri në formimin e Qeverisë?Përparim Leka Së pari duhet të pritet që të shpallet rezultati përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. E për t’u shpallur ky rezultatet duhet të pritet që të numërohen të gjitha votat me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe votat e mërgatës. Ky proces nuk pritet të fillojë as këtë javë. Kjo për…
E përmbylli fushatën në komunën me të cilën udhëheq për shumë vite me radhë. Nga Gjilani shefi i shtabit zgjedhor të LDK-së, Lutfi Haziri u shpreh i bindur në fitoren e Vjosa Osmanit.Por dy ditë më vonë rezultatet nxorën në shesh të kundërtën e asaj që u tha këtu. Ishte pikërisht Gjilani njëra nga befasitë e këtyre zgjedhjeve. Në këtë qytet që llogaritej si bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës, fitues doli një tjetër parti. Këtu me rreth 6 mijë vota dallim me vendin e dytë, e para doli Lëvizja Vetëvendosje, raporton T7. E ndryshe nga Gjilani, një bastion tjetër…
Misioni mbikëqyrës i Bashkimit Evropian, në raportin e saj për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, ka folur për presionet dhe frikësimet e qytetarëve të komunitetit serb, që të votojnë për Listën Serbe, të cilën e mbështetë Beogradi zyrtar.Vet qytetarët serbë të Kosovës kanë folur për situatat në të cilat janë gjetur. Një grua, e cila jeton në njërën nga komunat me shumicë serbe në jug të lumit Ibër dhe nuk ka dashur ta zbulojë identitetin e saj për publikun, ka dëshmuar për Radion Evropa e Lirë lidhur me presionet që i janë bërë familjes së saj. “Të…
“Ndërhyrja në Lindjen e Mesme ishte vendimi më i keq në historinë e SHBA-së. Shtetet e Bashkuara nuk duhet të kishin shkuar kurrë në Lindjen e Mesme. Luftërat e kota pafund kanë mbaruar për ne!”, u shpreh Donald Trump, tri ditë pasi njoftoi tërheqjen e trupave amerikane nga zonat pranë kufirit turk, në veri të Sirisë. Kjo tërheqje duket se i dha udhë një operacioni ushtarak turk kundër forcave kurde, aleate të Uashingtonit në luftën kundër xhihadistëve. Pas kritikave të shumta, presidenti amerikan i shumëfishoi deklaratat e tij në lidhje me këtë temë, në veçanti kundër Turqisë, megjithatë vazhdon të…
Alsat 2019-10-09T19:20:43+02:00 Vilma Ruskoska ka zgjeruar hetimin për rastin “Reket”. Katër të dyshuar tjerë së bashku me Boki 13 janë cak i hetimit për mashtrim dhe larje parash përmes Organizatës humanitare “Lidhja Ndërkombëtare”, themelues i së cilës është Bojan Jovanovski. Përveç Boki 13, të dyshuar janë edhe Jasna Mandiq- nënkryetare e OJQ-së, i ati i saj, asistentja personale, por edhe nënkryetarja e Parlamentit, Frosina Remenski. Sipas aktakuzës, deputetja e LSDM-së ka pasur rol të veçantë gjegjësisht, ka shkuar nëpër takimet e Boki 13 që të lihet përshtypja se pas projekteve që i ofron OJQ-ja e Jovanovskit, qëndron qeveria. Organizata humanitare…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar kryetarët e degëve të PDK-së dhe shefat e shtabeve zgjedhore, për të diskutuar për procesin e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit.Veseli gjatë këtij takimi ka vlerësuar lart angazhimet dhe performancën e degëve dhe aktivistëve që kontribuuan në fushatë zgjedhore Ai ka falënderuar qytetarët për përkrahjen që i kanë dhënë PDK-së më 6 tetor. Siç njofton PDK, në këtë takim, kryetarët e degëve në mënyrë unanime mbështetën qëndrimin e kryetarit Kadri Veseli që PDK-ja të jetë në opozitë. Me këtë rast të gjithë theksuan se me angazhimin e mirëfilltë, PDK-ja do…

