Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, do të marrë pjesë sot në një konferencë për media në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, të organizuar nga TAV Maqedoni me rastin e vënies në funksion të avionit të shtatë të kompanisë ajrore “Wizz Air” në bazën e saj në Shkup.
Në këtë ngjarje, përveç Nikolloskit, do të mbajnë fjalë edhe drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni, Nexhat Kurt, si dhe përgjegjësi për zhvillimin e linjave ajrore në “Wizz Air”, Andrash Sabo.



