Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, që ishte edhe shef i shtabit zgjedhor të kësaj partie në zgjedhjet e 6 tetorit, ka pranuar se kjo parti nuk ka arritur të del si e parë në zgjedhje.Haziri ka thënë se Albin Kurti arriti të sjellë votën e partisë së tij në popullaritetin që ai vet kishte. Ai ka thënë se LDK ka kryesuar deri në mesditën e së dielës, por sipas tij trendet ndryshuan më pas, duke e nxjerr Vetëvendosjen të parën. Nënkryetari i LDK-së ka thënë në Rtv Dukagjini se pavarësisht numrit të madh të votave nga diaspora…
Author: almakos
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje që është kandidat për kryeministër ka folur rreth një kërcënimi që Sali Zyba i partisë së tij ia ka bërë kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit.Sali Zyba e ka paralajmëruar Shpend Ahmetin se nuk do të jetë më kryetar i Prishtinës dhe se i duhet ta gjejë një vend për të ikur, sic kishte bërë ish-kryetari i Kacanikut, Xhabir Zharku vite më parë. Kurti thotë se nuk është për këso lloj qasje si të Zybës ndaj Ahmetit, por ‘liria e shprehjes normalisht’. “S’jam për krahasime të tilla. S’e kam lexuar, por s’jam për krahasime të tilla. Mendoj…
Me Albin Kurtin kryeministër, është shumë pranë ideali i bashkimit mes Shqipërisë dhe Kosovës, ka thënë akademiku Rexhep Qosja.Qosja ka thënë për News24 se një bashkim Kosovë – Shqipëri do të bënte të kemi një shtet shqiptar dhe projekti për një shtet shqiptar do të ishte më mirë edhe për fqinjët, sikundër edhe për vetë Bashkimin Evropian. “Albin Kurti është politikan dhe me veprimtari politike të gjerë. Kurti është intelektual dhe e them këtë se ai ka përgatitje të gjerë shkencore dhe kulturore. Ky nivel i tij i përgjithshëm i tij, i cili ka bashkëpunëtor një numër intelektualësh të aftë…
Negociatat për Brexit-in mes Londrës dhe Brukselit duket se kanë arritur në prag të ndërprerjes, pak më shumë se tri javë para datës së parashikuar të tij, pasi Brukseli e akuzon kryeministrin britanik, Boris Johnson, se po luan me të ardhmen e Europës.Europianët i kanë dhënë afat deri në fund javës qeverisë britanike që t’u paraqesë një kompromis të pranueshëm, për të mbërritur kështu në një ndarje miqësore më 31 tetor, pas 46 vitesh bashkëjetesë. Të dy palët nuk e fshehin pesimizmin e tyre, sidomos pas bisedës telefonike midis kancelares gjermane, Angela Merkel dhe kryeministrit britanik, Boris Johnson, gjatë së…
Bruto Produkti Vendor i Kosovës (BPV) është rritur për 4.1% në qerekun e dytë të vitit 2019, pasi që kishte një rritje prej 4.2% në qerekun e parë, thonë të dhënat e Agjencisë Kosovare të Statistikave.BPV-ja në TM2 të vitit 2019 shënon rritje reale për 4.13%, në krahasim me TM2 të vitit 2018. Rritja reale e BPV-së sipas aktiviteteve ekonomike është si vijon: aktivitetet financiare dhe të sigurimit 22.4%; Aktivitetet shkencore, profesionale dhe teknike, si dhe aktivitetet e shërbimeve administrative dhe mbështetëse 8.95%; artet, argëtimi dhe çlodhje, si dhe aktivitetet e prodhimit të mallrave të familjeve për përdorim të vet…
Kandidati për kryeministër të vendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, partia e të cilit, sipas rezultateve preliminare i ka fituar zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit për Kuvendin e Kosovës, ka folur për bisedimet që pritet t’i zhvillojë me figurat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila ka dalë e dyta, për formimin e një koalicioni qeverisës.Kurti ka thënë në KTV se ka kërkuar që të takohet menjëherë me kreun e LDK’së, Isa Mustafa, dhe me kandidaten e kësaj partie për kryeministre, Vjosa Osmani. Por, sipas Kurtit, zyrtarët e lartë të LDK’së nuk kanë pranuar të takohen menjëherë,…
Kandidati për kryeministër të vendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, partia e të cilit, sipas rezultateve preliminare i ka fituar zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit për Kuvendin e Kosovës, ka folur për bisedimet që pritet t’i zhvillojë me figurat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila ka dalë e dyta, për formimin e një koalicioni qeverisës.Kurti ka thënë në KTV se ka kërkuar që të takohet menjëherë me kreun e LDK’së, Isa Mustafa, dhe me kandidaten e kësaj partie për kryeministre, Vjosa Osmani. Por, sipas Kurtit, zyrtarët e lartë të LDK’së nuk kanë pranuar të takohen menjëherë,…
Richard Grenell, i deleguari i Donald Trump, do të vizitojë Kosovën, pritet ta takojë edhe Albin KurtinRichard Grenell është ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani. Ai llogaritet të jetë në mesin e njerëzve më të besuar të presidentit amerikan Donald Trump. E pos përfaqësimit të Amerikës në Gjermani, Grenellit ditë më parë, Trump ia ka ngarkuar edhe një detyrë tjetër. Ai është emëruar përfaqësues i SHBA-së, për Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë, pa kaluar një javë nga dita kur e mori këtë detyrë Richard Grenell, do të vij në vizitë në Kosovë T7 merr vesh se ai do të…
Në listën e votave të LDK’së në Pejë, që e ka siguruar Gazeta Express, del se kandidatja e LDK’së për kryeministre Vjosa Osmani ka marrë 12.671 vota, e menjëherë pas saj më së shumti vota ka marrë Kujtim Shala.Nga 14180 vota sa ka marrë LDK’ja si subjekt politik në Pejë, Vjosa Osmani i ka marrë 12.671 sosh. Anëtari i kryesisë së LDK’së që kishte numrin dy në listë, Kujtim Shala, në qytetin e tij i ka siguruar 7537 vota. Kandidati për deputet, Shkumbin Gashi është i treti me më së shumti vota në Pejë, duke marrë 3948 sosh. Kandidatja Suzama…
Vendi ynë edhe përgjatë dy ditëve në vijim mbetet kryesisht nën ndikimin e fushave me presion të lartë, e nga Mesdheu do të depërtojnë masa të ngrohta ajrore që do të rrisin ndjeshëm temperaturat maksimale mbi vlera mesatare, paralajmëron Prishtina Weather.Por, shërbimi i meteorologjisë bën të ditur se “të enjten gjatë mbrëmjes pritet të kalojë një front i ftohtë nga Europa Qendrore, që të premten në mëngjes mund të sjellë kushte për reshje të dobëta shiu dhe një rënie të lehtë të temperaturave”. “Në fundjavë më pas sërish pritet të rikthehen temperaturat e ngrohta, që parashihet të zgjasin edhe në…
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, me anë të një shkrimi në Facebook ka kërcënuar kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin.Zyba ka thënë se prej që ka fituar Lëvizja Vetëvendosje, pyetja më e shpeshtë që i bëhet atij është se “a më shumë ke vota ti a Shpend Ahmeti?”. “I sigurtë jam që Shpendi përveç që nuk do të jetë deputet, nuk do të jetë as kryetar komune”, ka shkruar Zyba. Tutje ai e ka krahasuar Ahmetin me ish-kryetarin e Kaçanikut, Xhabir Zharku, i cili ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për shkelje të ligjit me tre vjet…
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, është deklaruar përsëri, pas përfundimit të numërimit preliminar të votave të zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Ahmeti është shprehur i pakënaqur me rezultatin që ka arritur partia e tij, e cila në zgjedhje kishte hyrë në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Ai i është drejtuar edhe Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, si partitë që kanë dalë e para, përkatësisht e dyta nga zgjedhjet. “Tani që përfundoi numërimi preliminar i zgjedhjeve të 6 tetorit, porosia e votuesve ishte e qartë. Është e qartë dhe për atë…

