Alsat 2019-10-08T11:10:51+02:00
Parlamenti në Hag sot pasdite do të debatojë dhe do të vendosë për rekomandimin e Komisionit Evropian për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut. “Qeveria holandeze e ndan vlerësimin e Komisionit Evropian se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndërmarrë hapa pozitiv në vitet e kaluara”, thuhet në letrën e dërguar në parlamentin hoandez nga ministri Jashtëm Stef Blok. Në letër përmenden marrëveshja e Prespës dhe vazhdimi i lëndëve të Prokurorisë Speciale. Si i rëndësishëm theksohet edhe sjellja e ligjit të ri për Prokurorinë Publike.
Sa i takon Shqipërisë, Blokut vendos theksin në nevojën e vazhdimit të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit./Alsat
Loading…




