Nesër vendin e pret mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta, ndërsa gjatë orëve të pasdites në disa rajone pritet paqëndrueshmëri të motit. Sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, priten reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima, erë e përforcuar, si dhe kushte për stuhi të izoluara të shoqëruara me breshër. Parashikohet të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në disa vende herë pas here e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor.
DREJTORIA PËR PUNË HIDROMETEOROLOGJIKE (DPHM)
“Ditën e mërkurë moti pritet të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të herëpashershme lokale shiu, në disa vende të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë luginës së Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi verior”.
DPHM njoftoi se ditën e enjte dhe të premten moti pritet të jetë, me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare lokale dhe siç thonë ata, do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
Zebushe Ramadani /SHENJA/
MARKETING



