Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosja, Albin Kurti, një ditë pas zgjedhjeve dhe shpalljes së fitores ka shkuar në vizitë te ish-deputeti i kësaj partie, Adem Mikullovci.Këtë vizitë të liderit të partisë e ka publikuar në Facebook faqja e Mikullovcit. Këtë e ka konfirmuar vet Adem Mikullovci i cili ka publikuar fotografi me Kurtin. “Në ditën e parë të fitores së madhe në zgjedhje, Kryeministri i ardhshëm i Republikës, zotëri Albin Kurti vizitoi ish deputetin Adem Mikullovci në shtëpi”, ka shkruar Mikullovci. [embedded content]
Author: almakos
Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, me anë të një shkrimi të gjatë në Facebook ka reaguar ndaj deklaratës së Kryediplomatit të BE’së, Josep Borrell Fuentes, i cili tha që Kosova nuk mund të jetë shtet përderisa nuk është njohur nga shtete të mëdha sikur India, Kina dhe Rusia.Haradinaj ka kujtuar planet për shkëmbime të territoreve të cilat kishin bekimin e paraardhëses së Borrell, Federica Mogherini, transmeton Gazeta Express “U deshën dy vite sensibilizim ndërkombëtar dhe rezistencë aktive për mospranim të devijimit të dialogut të Mogherinit – nga ai i normalizimit të marrëdhënieve, në atë të korrigjimit e shkëmbimit të kufijve e territorit”,…
Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, me anë të një shkrimi të gjatë në Facebook ka reaguar ndaj deklaratës së Kryediplomatit të BE’së, Josep Borrell Fuentes, i cili tha që Kosova nuk mund të jetë shtet përderisa nuk është njohur nga shtete të mëdha sikur India, Kina dhe Rusia.Haradinaj ka kujtuar planet për shkëmbime të territoreve të cilat kishin bekimin e paraardhëses së Borrell, Federica Mogherini. “U deshën dy vite sensibilizim ndërkombëtar dhe rezistencë aktive për mospranim të devijimit të dialogut të Mogherinit – nga ai i normalizimit të marrëdhënieve, në atë të korrigjimit e shkëmbimit të kufijve e territorit”, ka shkruar Haradinaj.…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi me “shkatërrim total” të ekonomisë turke, nëse Ankaraja “i kalon limitet” me ndonjë veprim në verilindje të Sirisë.Forcat amerikane kanë nisur të tërhiqen nga zonat përgjatë kufirit të Sirisë me Turqinë. Një grup ligjvënësish amerikanë shprehën shqetësime, se një tërheqje e tillë, mund t’i hap rrugë Turqisë për një operacion ndaj forcave kurde në Siri. Deri më tash, luftëtarët kurdë, të njohur si grupi YPG, kanë pasur mbështetje të fuqishme nga SHBA-ja, por Turqia i konsideron ata si terroristë dhe dëshiron t’i largojë nga kufiri i saj. “Siç e kam thënë me…
Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq tha se “6 tetori ishte një ditë e mirë për demokracinë në Kosovë”.Në reagimin e saj fillestar pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën në Kosovë, Kocijançiq theksoi se ishte shumë pozitiv fakti, se në këto zgjedhje, votuan më shumë qytetarë se në ato të mëparshmet në vitin 2017. Kocijançiq potencoi se qeverinë e re të Kosovës po e presin detyra të rëndësishme, duke përmendur zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, sundimin e ligjit dhe angazhimin për rifillimin e dialogut me Beogradin. “Kjo është në dobi të qytetarëve të Kosovës dhe tërë rajonit. BE-ja do…
Një ditë pas fitores Vetëvendosje nis planet për krijimin e qeverisë, LDK pret ftesë nga Albin Kurti Kanë ardhur media nga e gjithë bota. Të gjitha janë të interesuar të intervistojnë Albin Kurtin, liderin e partisë fituese të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës. Kurti, telefonin po e mbante afër gjatë gjithë kohës. Edhe kur doli prej një interviste me telefon në dorë lexonte mesazhe. Ai po merrte urime për rezultatin që mori një ditë më parë në zgjedhje të parakoshme. Lëvizja Vetëvendosje, fitoi 25.56% të votave, gjë që e bëri atë partinë e parë. Por ky rezultat nuk i mundëson atij…
Zgjedhjet e 6 tetorit sollën shumë ndryshime në Kosovë.Madje, në këto zgjedhje u thyen edhe ato që njihen si bastione të partive politike. Kështu, qytetit i Gjilanit që llogaritej si bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ra. Atje fitoi Lëvizja Vetëvendosje. Madje me një diferencë prej mbi 5000 mijë vota me LDK-n. Vetëvendosja ia prishi bastionet edhe PDK-së. Partia e udhëhequr nga Albin Kurti e ka dalë më mirë me rezultate se PDK-ja në Kaçanik, duke grumbulluar mbi 5000 mijë vota më shumë. VV-ja doli edhe e para edhe në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën e cila udhëhiqet nga lideri i…
I ftuar sot në emisionin “Top Talk” për të folur mbi çështjen e zgjedhjeve në Kosovë ishte analisti Baton Haxhiu.Ndër të tjera, Haxhiu u ndal te fjalimi i djeshëm i kandidatit për kryeministër nga VV’ja që i fitoi zgjedhjet. “Kritika e parë që ishte dje në fjalimin e zotit Kurti ishte drejtuar qeverisë së Shqipërisë. Dhe për faktin se nuk ka ndodhur asnjëherë në logjikën politike dhe në qëndrimet publike, kjo mund të them është fillimi që Kosova dhe Shqipëria janë në një zonë politike”, u shpreh ai. Mbi faktin që dikur, marrëdhëniet e Edi Ramës me Albin Kurtin kanë…
Menaxheri i shumë ndërmarrjeve të njohura i cili ndër të tjera ka punuar edhe në Bloomberg e NYFIX, para zgjedhjeve kishte dalur në mbështetje të hapur ndaj Albin Kuriti, ku edhe kishte deklaruar se nëse Vetëvendosja e Kurtit i fiton zgjedhjet, do të kthehet të investojë në ekonominë e vendit me 50 milionë euro.E tash që Vetëvendosja i fitoi zgjedhjet, mbetët të shihet nëse biznesmeni nga SHBA’ja do t’i ndihmojë Kosovës me 50 milionë euro investim. Ai kishte deklaruar se nuk është profesionisti i vetëm që mund ta bëjë një gjë të tillë, sepse sipas tij diaspora e do Kosovën.…
Në 10 komunat me shumicë serbe, në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, ka fituar bindshëm Lista Srpska. Në nivel vendit, zgjedhjet, sipas rezultateve preliminare, i fitoi Lëvizja Vetëvendosje. Megjithatë në një intervistë në gjuhën serbe, Albin Kurti thotë se nuk i do në Qeverinë e tij fituesit serbë.Në një intervistë për N1 në Serbi, kandidati për kryeministër nga LVV, ka thënë se do të fillonte menjëherë bisedimet me serbë për t’i marrë në Qeveri, por nuk e do fituesin kryesor të votave serbe në Kosovë, që është Lista Srpska, transmeton Gazeta Express. I pyetur nëse ai do të formojë një qeveri…
Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi, ka mbajtur konferencë për media për të folur për rezultatet, të cilët zyrtarisht e mbajnë koalicionin Nisma – AKR nën pragun që u mundëson hyrjen në Kuvend. Ai megjithatë thotë se partia e tij ka shënuar fitore të jashtëzakonshme.Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror Zgjedhor, ku janë numëruar 98.15 për qind e votave, koalicioni Nisma – AKR del që ka marrë 4.94 për qind të votave. Megjithatë Sherifi thotë se votat me kusht dhe votat e diasporës do të ndryshojnë këtë rezultat dhe se Nisma është e sigurt që do t’i…
Ka përfunduar numërimi 100 për qind i votave në Fushë -Kosovë dhe Komisioni Qendror Zgjedhor i ka publikuar rezultatet preliminare në këtë komunë.Në komunën ku Lidhja Demokratike e Koosvës fiton zgjedhjet bindshëm dhe ato lokale pa balotazh, rezultati nuk e tregon më një siguri të madhe të LDK’së. Në Fushë-Kosovë janë numëruar 100 për qind të votave dhe rezultatet preliminare e qesin LDK’në fituese, por me shumë pak dallim nga Lëvizja Vetëvendosje, raporton Gazeta Express. LDK’ja ka marrë 5275 vota ose 30.8 për qind, ndërsa VV është menjëherë pas saj me 5019 vota, që i bie 29.31 për qind. E…

