Pas fjalimeve përpara Kryeministrisë, ka nisur edhe marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës.
Kërkesa kryesore është dorëheqja e panegociueshme e Edi Ramës. Shqiptarët janë shprehur të vendosur se do të rezistojnë deri në largimin e Ramës.
Luçiana Kokaj, aktiviste e protestës, banore e fshatit Rrjoll në Velipojë, bëri thirrje që SPAK të hetojë për resortin që do të ndërtohet në këtë zonë bregdetare.
Sipas saj aktet e pronësisë janë falsifikuar.
“Do flas si nëna e Glauk. SPAK duhet të hetojë vjedhjen kriminale të Rrjolit. Të gjitha organizatat janë bërë bashkë. Rrjolli nuk duhet të ndërtohet, nuk duhet të bëhen resorte aty. Në kurrizin e kujt? Të qytetarëve. Ndërkohë që ne largohemi çdo ditë nga Shqipëria, këta ndërtojnë resorte çdo ditë dhe modifikojnë historitë. I bëj thirrje SPAK, të hapë dosjen e Rrjollit se do të gjejë shumë gjëra në të, gjyqtarë të korruptuar. Ata e tjetërsuan pronën duke vendosur mbiemrin e tyre. Ne jemi 100 familje që nuk qenkemi në pronarë, ndërsa një ish-drejtor Hipoteke ka 100 mijë ha tokë.”, tha ajo.



