Sot në Kosovë janë duke u mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Deri më tani mbi gjysmë milioni votues e kanë kryer obligimin qytetar duke votuar. Përgjatë ditës së sotme ka pasur edhe parregullsi nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka treguar për T7 se cilat ishin disa nga rastet të cilat kanë ndodhur sot në rajonin e Pejës. “Në rajonin e Pejës janë caktuar 15 prokurorë të cilët kanë përcjellur mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Kanë ndodhur disa raste, fillimisht në orët e hershme të mëngjesit një komisioner e ka fotografuar votën dhe e…
Author: almakos
Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, po votojnë sot nga ora 07:00 deri në orën 19:00, për zgjedhur 120 deputetë të Kuvendit të Kosovës.Këtë proces zgjedhor, që udhëhiqet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), po e vëzhgojnë edhe 30 mijë votues nga organizata vendore e ndërkombëtare. Ndryshe nga herët tjera, këtë herë edhe rrjeti social Facebook i ka kushtuar vëmendje ditës së zgjedhjeve. Për herë të parë në Kosovë, Facebook i njoftoi përdoruesit në Kosovë për ditën e zgjedhjeve me njoftimin: “Është dita e zgjedhjeve! Informohu rreth votimit dhe shpërndaje që votove”, shkruan Gazeta Express. Si funksionon vegla e…
Ushtria kineze e ka lëshuar një paralajmërim për protestuesit e Hong Kongut të dielën. Paralajmërimi u bë për shkak se protestuesit i lëshuan laserët e tyre në drejtim të barakave të forcave ushtarake.Kjo është përplasja e parë mes protestuesve dhe ushtarëve kinezë që nga nisja e protestave para katër muajve. Ballafaqimi me Ushtrinë Popullore të Kinës erdhi pasi mijëra protestues u përleshën në mënyrë të dhunshme me policinë në disa lokacione. Policia hodhi gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit hodhën tulla dhe bomba me benzinë në drejtim të forcave të sigurisë. Shumë protestues e mbuluan fytyrën për ta kundërshtuar vendimin e qeverisë…
Së paku 18 persona janë vrarë gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe forcave të sigurisë në Bagdad të Irakut vetëm gjatë natës së kaluar. Lajmin e kanë bërë të ditur burimet policore dhe shëndetësore. Qeveria po mundohet t’i qetësojë protestuesit përmes prezantimit të një plani të ri për reforma.Shkalla e lartë e këtyre protestave, në të cilat u vranë rreth 100 njerëz nga e marta e kaluar, i ka zënë në befasi autoritetet. Dy vjet pas fitores kundër Shtetit Islamik, gjendja e sigurisë është më e mirë se më parë, por niveli i korrupsionit është i lartë, ka shumë papunësi dhe…
Alsat 2019-10-06T16:15:59+02:00 Rritja e vetëdijes për kontrollet e hershme të grave për të shpëtuar më shumë jetë dhe rëndësia e parandalimit të kancerit të gjirit ishin porositë kryesore të dërguara nga marshi i 11-të “Përpara rozë 2019 – hapa kundër kancerit të gjirit”, e organizuar nga Shoqata “Borka” dhe Ambasada e SHBA-së në vend. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se të gjitha gratë që kanë nevojë për trajtim pas operacionit ose ende pa hyrë në operacion të kancerit të gjirit tani kanë pajisjet e duhura duke përfshirë të gjithë terapinë që ju nevojiten. [embedded content] Për herë të parë,…
Kryetari i Gjilanit nga radhët e LDK-së, Lutfi Haziri ka votuar para pak minutave në shkollën ‘Abaz Ajeti’.Haziri bashkë me gruan e tij dhe vajzat kanë kryer obligimin qytetarë, përderisa duhet përkujtuar që nga partia e tij kandidate për kryeministre të vendit është Vjosa Osmani. Deri më tani në gjithë vendin për të votuar anembanë Kosovës kanë dalë 29.42% e qytetarëve.
El comisario europeo de Política Regional, Johannes Hahn, mientras el presidente del Comité de las Regiones está dando su discurso sobre ayudas a las regiones Alsat 2019-10-06T16:11:53+02:00 “Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria u janë përgjigjur reformave të kërkuara, tani është koha që edhe shtet anëtare të përgjigjen”, apelon përsëri komisioneri për zgjerim të Bashkimit Evropian Johanes Han. Në rrjetin social tuiter, Han rikujton porosinë e krerëve të BE-së të adresuar ditë më parë për vendet anëtare të cilat duhet të marrin vendimin final më 17 dhe 18 tetor. Duke iu referuar letrës së hapur, Hahn rikujton se agjenda për diskutimin…
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka hapur një front të ri në betejën për hetime dhe shkarkim të tij, duke e akuzuar ashpër një nga anëtarët kryesorë të Partisë Republikane, pjesë e së cilës është edhe ai vetë.Presidenti republikan e ka nisur një varg sulmesh edhe ndaj demokratëve dhe medieve, të cilët e kanë akuzuar atë për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë në Ukrainë kur kërkoi që të hetohet djali i rivalit të tij më të madh politik. Ai tha se senatori Mitt Romney është një prapanicë pompoze që e ka luftuar atë prej fillimit. Romney, i cili i kishte…
Alsat 2019-10-06T15:53:04+02:00 Një ditë pas kronikës së Tv Alsat, për historinë rrëqethëse të nxënësve të Bardhit të cilët ndjekin mësimin në Kosovë, Ministria e Arsimit thotë se janë ndarë fonde për ndërtimin e shkollës në Bllacë, por sipas ministrit Ademi është duke u pritur kërkesa e komunës së Çuçer Sandevës. Kryetari i kësaj komune Jovan Pejkovski ndërkohë ishte i pakapshëm për t’u përgjigjur për atë se deri ku është procedura për shkollën e Bardhit. Për herë të parë në vitin 2019 në Ministrinë e Arsimit parashihen mjete për ndërtimin e shkollës në Bllacë të Poshtme në lagjen Bardhi. Kështu që…
Procesi i votimit në të gjithë vendin po vazhdon të vëzhgohet nga Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”. Deri tash, kutive të votimit u janë drejtuar mbi 550 mijë qytetarë nga i gjithë vendi, raporton Express.Përmes një komunikate drejtuar mediave, DnV ka bërë të ditur se deri në ora 13:00 janë hasur 83 raste të fotografimit të votës në 53 vendvotime. Poashtu, DnV ka bërë me dije se deri në këtë orë është raportuar për 31 raste që votuesit e kanë bërë publikimin e vendvotimeve. Ndryshe, sipas statistikave të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror Zgjedhor, deri në orën…
Alsat 2019-10-06T15:49:42+02:00 Në Kosovë sot po zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Pas një fushate parazgjedhore të qetë e pa incidente, kosovarët sot u janë drejtuar qendrave të votimit të cilat janë hapur që nga ora 7:00 e mëngjesit, e do të mbyllen në ora 19:00 të mbrëmjes. Procesi deri tash ka kaluar pa ndonjë incident të madh por me disa parregullsi të vogla të evidentuara nga vëzhguesit e këtyre zgjedhjeve. [embedded content] I ftoj të gjithë qytetarët, të gjitha subjektet politike dhe komisionerët që të kenë kujdes, pasi procesi që nga ky moment është në duart e tyre, ta kemi…
Alsat 2019-10-06T15:44:10+02:00 Nuk ka më parkim falas në Kërçovë. Pothuajse i gjithë qyteti në të ardhmen do të jetë zonë parkimi. Sipas vendimit të Këshillit të Qytetit, dhe me propozimin e pushtetit lokal, çmimi për një orë parkim në zonën në qendër të qytetit ose zonën A do të jetë 30 denarë, në zonën B, 20 dhe në zonën e tretë C, 10 denarë. Nga Ndërmarrja publike Komunalec, e cila duhet t’i menaxhojë hapësirat e parkimit, thonë se qëllimi i komunës nuk është mbledhja e parave, por vendosja e rendit. Por, partitë e opozitës vlerësojnë se çmimet janë të larta.…

