Alsat 2019-10-06T15:49:42+02:00
Në Kosovë sot po zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Pas një fushate parazgjedhore të qetë e pa incidente, kosovarët sot u janë drejtuar qendrave të votimit të cilat janë hapur që nga ora 7:00 e mëngjesit, e do të mbyllen në ora 19:00 të mbrëmjes. Procesi deri tash ka kaluar pa ndonjë incident të madh por me disa parregullsi të vogla të evidentuara nga vëzhguesit e këtyre zgjedhjeve.
I ftoj të gjithë qytetarët, të gjitha subjektet politike dhe komisionerët që të kenë kujdes, pasi procesi që nga ky moment është në duart e tyre, ta kemi parasysh se çdo gjë që ndodh gjatë ditës do t’i faturohet Kosovës- deklaroi Valdete Daka, Kryetare e KQZ-së.
Për dallim nga zgjedhjet e vitit 2017, në këto zgjedhje sipas shifrave zyrtare ka një pjesëmarrje më të madhe. Alsat ishte në Shkollën “Faik Konica” në Prishtinë ku interesimi për të votuar ishte I madh.
Sipas KQZ-së, në këto zgjedhje të drejtë vota kanë 1.937.868 qytetarë. Policia ka njoftuar se ka arrestuar katër persona për fotografim të votës së tyre, një dukuri e shpeshtë në këto zgjedhje. Nga Spitali Rajonal I Pejës ndërkaq është konfirmuar vdekja e një personi, i cili ishte gjetur i shtrirë jashtë qendrës së votimit në shkollën Fillore ‘Xhamil Kada’, të Pejës, por që kishte arritur pa shenja jete në spital.
Bul Salihu
Loading…




