Author: almakos

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka folur për zyrtarët e KQZ-së, të cilët dyshohet se u helmuan nga zarfet me vota të Serbisë.Dyshimet për helmim të zyrtarëve të KQZ-së, Daçiq i ka quajtur manipulime, duke shtuar se shqiptarët duan t’i dëbojnë serbët nga Kosova. “Manipulimet e fundit që po përdoren nga shqiptarët nuk do të thotë se ata duan të dëbojnë vetëm Listën Serbe nga Parlamenti, por duan ta dëbojnë tërë populli serb në ilegalitet”, ka thënë Daçiq për Tanjug, përcjell lajmi.net. Ai ka thënë se bashkësia ndërkombëtare ta kuptojë seriozisht paralajmërimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq se…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-14T18:48:41+02:00 Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov mbajti fjalim para komisionit të punëve të jashtme të Parlamentit evropian, ku kërkoi nga Bashkimi Evropian ta plotësojë premtimin për hapjen e negociatave për anëtarësim, të dhënë në qershor të vitit 2018. Ministri porositi se Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë të ndikojë pozitivisht ndaj procesit reformues në rajon, dhe se për këtë shkak është me rëndësi kredibiliteti i tij lidhur me Maqedoninë e Veriut, pasi 14 vite është vend kandidat për anëtarësim, me dhjetë rekomandime të njëpasnjëshme për fillimin e negociatave me BE-në. Dimitrov theksoi se nëse këtë javë nuk ka…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-14T18:46:33+02:00 Në kuadër të Asamblesë së 141. të Unionit Interparlamentar (UIP), që mbahet në Beograd, Republika e Serbisë, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi realizoi takim me Kryetarin e Parlamentit të Sllovenisë Dejan Zhidan. Kryetarët e parlamenteve të Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë u pajtuan se ky takim paraqet edhe një konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale ndërmjet dy shteteve, që në vazhdimësi janë miqësore dhe pa çështje të hapura, të bazuara mbi miqësinë tradicionale, partneritetin e fuqishëm strategjik, bashkëpunimin shumëvjeçar konstruktiv dhe mbështetjen në planin bilateral dhe multilateral. Siç kumtoi pres shërbimi i…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-14T18:33:36+02:00 Është gjendur në Indi një foshnjë e porsalindur, e vendosur brenda një ene prej balte, rreth 90 cm nën tokë. Gazetarët raportojnë se fëmija u gjet nga një fshatar, i cili po varroste vajzën e tij, që kishte vdekur pak minuta pas lindjes. Vajza e porsalindur është dërguar menjëherë në spital ku po kurohet nga mjekët dhe është jashtë rrezikut për jetën. Sipas shefit të policisë, fshatari e gjeti vajzën rastësisht dhe po mundohen të gjejnë prindërit e foshnjës. Dyshohet se ka qenë një akt i miratuar prej tyre. Loading…

Lexo më Shumë

Rreth dy muaj kohë i janë dashur Zyrës së Kryeministrit që t’i përmbledhë shpenzimet e kabinetit të kryeministrit dhe stafit civil që nga koha e ardhjes së Ramush Haradinajt në pushtet. Gazeta Express ka siguruar të dhënat për këto shpenzime përmes kërkesës për qasje në dokumente publike tek pas 10 javësh meqenëse sipas ZKM’së, kërkesa ishte shumë “voluminoze”. Në bazë të dokumenteve të siguruara, vlera e shpenzimeve për këto tri vite shkon në rreth 7 milionë euro, derisa më së shumti para janë harxhuar për paga, udhëtime zyrtare dhe mëditje.Arjeta Shabani Një ndër vendimet e para që e kishte marrë…

Lexo më Shumë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbetet në krye të listës së politikanëve më të dashur nga gjermanët me 59 pikë, megjithë rrezikun e recesionit ekonomik, krizën e klimës dhe rezultatet jo të mira në zgjedhjet e landeve.Ndërkohë, e preferuara e saj, Annegret Kramp-Karrenbauer ka shënuar rënie në vendin e 33-të, sipas sondazhit të Rtl-N-TV.  “Besimi i qytetarëve gjermanë ndaj Angela Merkel mbetet i paprekur”, theksoi presidenti i sondazhit të opinionit publik ”Forsa”, Manfred Guellner.

Lexo më Shumë

Organizatat e shoqërisë civile kanë mirëpritur reagimet e ndërkombëtarëve rreth procesit të përzgjedhjes së noterëve të rinj, të udhëhequr nga ministri në largim i drejtësisë Abelard Tahiri.Pas disa reagimeve të shoqërisë civile, javën e kaluar një numër institucionesh e organizatash ndërkombëtare ishin shumë të qarta në thirrjet e tyre për të mos emëruar noterët që dalin nga procesi i fundit i përzgjedhjes. Fillimisht reaguan Unioni Ndërkombëtar i Noterëve dhe Oda Federale e Noterëve të Gjermanisë, ndërsa sot erdhi edhe thirrja e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe reagimi i Ambasadorit Gjerman në Kosovë, Heldt.  Organizatat e shoqërisë civile thonë se…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-14T17:31:52+02:00 Shpresë se Këshilli i Evropës do të japë dritë jeshile për fillimin e negociatave për aderim në Bashkimin Evropian, shprehet presidenti Stevo Pendarvoski, në një prononcim për gazetën greke, “Etnos”, duke theksuar se një vendim i tillë do të ishte dinjitoze dhe mirënjohje për përpjekjet që i ka bërë shteti. Në tekstin e titulluar: “Stevo Pendarovski për Etnos: Koha është që Evropa të na shpërblen”, gazeta greke e transmeton deklaratën e presidentit, si në raport me BE-në dhe perspektivin evropiane të shtetit, ashtu edhe në raport me Marrëveshjen e Prespës. “Sinqerisht shpresoj dhe pres se do të ketë…

Lexo më Shumë

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës.KEDS nëpërmjet një komunikate për media, ka njoftuar konsumatorët se do të ketë ndërprerje të rrymës, për shkak të punimeve në rrjet. Njoftime nga KEDS për punimet në rrjet: 15.10.2019 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Ferizaj 1. Nga TS 110/35/10 kV Lipjan do të ndërprehet: Dalja 10kV Bablaku (Kodi: 41000001) prej orës 10:00 deri në ora 14:00 Vendet: Tërrni, Bablaku, Rubovci, Kojska, Ata Projekt, Dafina Shumolli, Bali Comerce, ETC, Gërlica, Rasim Halili, TS Metal Kosova, Universium Babushi I Ri, Surqina, Cërrnilla, Mirashi i Ri dhe Mirashi. Arsyeja: Pastrimi i trasesë, ndërrim izolatorëve dhe…

Lexo më Shumë

Senatori amerikan nga radhët e republikanëve, Lindsey Graham, tha se ka biseduar me kryesuesen e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, lidhur me ofensivën turke në veri të Sirisë.Sipas tij, Pelosi mbështet vendosjen e sanksioneve ndaj Ankarasë.Graham është zakonisht një mbështetës i politikave të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, por ai ka dënuar vazhdimisht vendimin e Trumpit për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria verilindore, e cila u pasua me shpejtësi nga një ofensivë turke për të dëbuar forcat e drejtuara nga kurdët, të cilët kanë qenë prej kohësh aleatë të Uashingtonit. “Thjesht fola me kryesuesen Pelosi në lidhje me veprimet…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-14T17:12:26+02:00 Lëvizja BESA ka iniciuar nismë për ndërrimin e emrave të shkollave të mesme në Tetovë, pasi sipas tyre, Ministrat e deritanishëm të arsimit nga radhët e BDI-së, nuk janë marrë aspak me këtë çështje. Nga kjo parti sot shpalosën edhe disa propozime për emrat të rinj të shkollave të mesme në Tetovë të cilat do i propozojnë në këshillin komunal. Në rast të vazhdimit të neglizhencës nga ana e komunës së Tetovës, BESA ka paralajmëruar radikalizim të masave, deri edhe në tërheqje nga këshilli i komunës së Tetovës. Nga lëvizja BESA kanë kritikuar udhëheqësinë e komunës së vite…

Lexo më Shumë

26 persona kanë kërkuar dje ndihmë mjekësore pas kontaktit që këta zyrtarë të KQZ-së patën me zarfet e ardhura nga Serbia në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve. Të njëjtëve u raportua se iu është shkaktuar alergji në fytyrë e në duar. Lidhur me këtë temë kanë filluar veçse hetimet, derisa sot kanë reaguar edhe nga Bashkimi Evropian. Në një përgjigje për Gazetën Express nga BE po thonë se janë duke pritur rezultatet që dalin nga hetimet.Gazeta Express Bashkimi Evropian është duke monitoruar nga afër çështjen e helmimit të zyrtarëve të KQZ-së në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, pasi…

Lexo më Shumë