Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se institucionet dhe komunat kanë reaguar menjëherë pas stuhisë së fuqishme që goditi Shkupin gjatë ditës së djeshme, duke dalë në terren për sanimin e dëmeve.
Ai falënderoi ekipet e angazhuara për reagimin e shpejtë, duke theksuar se aktivitetet për pastrimin dhe sanimin e pasojave do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme.
“Qeveria kurrë nuk i ka lënë qytetarët të përballen vetë me pasojat e fatkeqësive. Falënderoj institucionet dhe kryetarët e komunave, të cilët menjëherë pas stuhisë së fuqishme që goditi Shkupin dolën në terren dhe punuan për sanimin e dëmeve, së bashku me shërbimet që janë në kompetencën e tyre. Ata do të vazhdojnë me aktivitetet edhe sot, pasi bëhet fjalë për një stuhi me përmasa të mëdha”, deklaroi Mickoski.
Kryeministri bëri të ditur se dëmet e shkaktuara do të vlerësohen nga institucionet kompetente, ndërsa kompensimi për qytetarët do të realizohet në përputhje me ligjin dhe praktikën e deritanishme.
MARKETING



