Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot me presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën, raporton Gazeta Express.Kjo u bë e ditur përmes një shkrimi në Facebook nga Haradinaj i cili tha se me Metën është takuar sot në fshatin Fishtë të Lezhës. “Sot me Presidentin Ilir Meta, te “Mrizi i Zanave” në Fishtë”, ka shkruar kryeministri në detyrë Haradinaj. [embedded content]
Author: almakos
Alsat 2019-10-14T16:09:08+02:00 Katica Janeva është kthyer në burgun e Shutkës, pas qëndrimit katër ditor në spitalin privat Zhan Mitrev. Ajo ishte hospitalizuar me dhimbje në kraharor në gjendje para infarktit. Derisa ish shefja e PSP-së kurohej në spital, Gjykata e Apelit sot vendosi që Gjykata penale duhet të vendosë sërish nëse do i pranohet garancia me tre banesa që burgu t’i zëvendësohet me arrest shtëpiak. Penalja nuk ka guxuar ta hedh poshtë kërkesën e Janevës. [embedded content] Rekomandimi i Gjykatës së Apelit është se gjykatësi i procedurës paraprake nuk është dashur ta hedh poshtë kërkesën me garanci të Katica Janevës.…
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka përmendur për herë të parë çështjen e dyshimeve për helmim me zarfe që kanë ardhur nga Serbia.Ai ka thënë se në Prishtinë është shpikur një rrëfim për helmim me zarfe nga Serbia duke ironizuar se disa anëtarë të „KQZ’së janë helmuar, por anëtarët serbë të të KQZ’së nuk janë helmuar“. Vuçiq ka vazhduar më tej duke thënë se tani „(shqiptarët), nuk janë të sigurt që janë helmuar dhe nuk po dinë se cfarë të shpikin, por konstatojnë se duhet të shfuqizohet Lista Srpska‘ „Jam shumë i brengosur rreth situatës në Kosovë, në veçanti rreth…
Alsat 2019-10-14T15:57:55+02:00 Anëtarët maqedonas në Komisionin për Harmonizimin e Fakteve Historike me Bullgarinë fqinje nuk besojnë se në këtë mbledhje do të arrihet marrëveshje për çështjet e kontestuese. Kjo do të nënkuptonte që në prag të mbledhjes së Këshillit të BE-së, ku pritet të merret data për nisjen e bisedimeve me BE-në, do të shkohet me çështje të hapura të ngritura nga Sofja zyrtare. [embedded content] Hija e deklaratës është e pranishme edhe në punë edhe mbi për atmosferën e Komisionit tonë. Ne do të përpiqemi të jemi konstruktiv në mbledhjen e nesërme të Komisionit Maqedono-Bullgar për çështje historike dhe…
Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti është takuar sot me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, shkruan Gazeta Express.Përmes një njoftimi drejtuar mediave, shkruhet se ambasadori Sakar e ka uruar Kurtin për rezultatin zgjedhor dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Ai tha se mbështetja e Turqisë do të vazhdojë dhe se me rëndësi është të zhvillohet një partneritet mes dy vendeve tona sidomos në fushën e ekonomisë dhe shëndetësisë. Turqia po ashtu do ta ndihmojë dhe e përkrahë anëtarësimin e Republikës tonë në NATO dhe organizmat tjerë ndërkombëtarë. Kurti ndërkaq e falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë, duke shprehë…
Alsat 2019-10-14T15:35:21+02:00 Presidenca finlandeze në koordinim me Komisionin Evropian do të propozojë fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut ndërkohë që do të përgatitet metodologjia e re për procesin e anëtarësimit, të cilën e kërkon Franca. Burime nga qeveria thonë se ky është një kompromis të cilin Finlanda, si vend që kryeson me presidencën e BE-së, do ta vendosë në tavolinë para vendeve anëtare sot në takimin e ambasadorëve por edhe nesër në takimin e ministrave të Jashtëm. Propozimi parashikon që negociatat të fillojnë para fundit të presidencës kroate, që do të thotë para muajit qershor të vitit të ardhshëm,…
Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, deklaroi se luftëtarët kurdë në Siri, e kanë boshatisur burgun që mbante militantët e grupit ekstremist Shteti Islamik (IS).Kjo, sipas ministri turk, ka ndodhur në zonën ku ushtria turke është duke zhvilluar ofensivën ndaj forcave kurde. Ai tha se të burgosurit që gjendeshin në burg janë rrëmbyer. Turqia po zhvillon një ofensivë në veri të Sirisë, për të dëbuar luftëtarët kurd, të cilët i konsideron si terroristë. Më 14 tetor, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se mund të ndodhë që forcat e udhëhequra nga kurdët në veri të Sirisë, po…
Data 14 tetor është data më e dhimbshme për Komunën e Malishevës, pasi në këtë datë të vitit 2004, 15 maturantë të Gjimnazit “Abdyl Frashëri”, tani Gjimnazi “Hamdi Berisha”, humbën jetën tragjikisht në Fushë Arrëz, gjatë kthimit nga ekskursioni në Shqipëri.Kjo ngjarje, njëherit shënon edhe ngjarjen më tragjike në Kosovën e pasluftës. Në kujtim të kësaj tragjedie, sot janë bërë homazhe në varrezat e maturantëve në Malishevë. “Kjo është dita më e dhimbshme për të gjithë ne dhe ngjarja më e dhimbshme për të gjithë, pasi në këtë datë, 15 vite më parë ne humbën 15 djem të rinj, 15…
Alsat 2019-10-14T15:10:22+02:00 Shpërndarësit dhe prodhuesit e sistemit të ngrohjes janë gati për fillimin zyrtar të sezonit të ngrohjes. Edhe pse për shkak të rënies së temperaturave, banorët e Shkupit kishin radiatorë të ngrohtë për dy ditë, duke pasur parasysh parashikimin e motit për ditët në vijim, sezoni i ngrohjes do të fillojë zyrtarisht në 15 tetor. Të gjithë faktorët në këtë sistem të ngrohjes, janë gati për fillimin e sezonit të ri të ngrohjes. Duke pasur parasysh faktin se TVSH-ja, për furnizimet me energji të ngrohjes është ulur nga 18 përqind në 5 përqind, dhe unë mendoj se atë sinjal…
Alsat 2019-10-14T15:05:29+02:00 Edhe pa miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike, kryeministri Zoran Zaev është optimist se vendi do të merr datë për nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian. I pari i organit ekzekutiv thotë se BE-ja nuk guxon ta ndëshkoj vendin shembull në rajon për zbatimin e reformave, duke shtuar se kërkesat e Francës nuk kanë të bëjnë me kushtet ndaj Maqedonisë së Veriut, por me zbatimin e metodave produktive gjatë bisedimeve. Nuk dua as të mendoj a do të ketë datë. Presim 15 vite, morëm vendime të renda, reformat kanë domethënien e tyre të vërtetuar 100 për qind me…
Lista Serbe ka thënë se politikani serb nga Kosovë, Sllobodan Petroviq po gënjen dhe po vjell vrer mbi ta.Ata u janë përgjigjur liderit të Partisë së Pavarur Liberale duke mohuar akuzat e tij se janë votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare edhe në zonat e banuara vetëm me shqiptarë, shkruan Tanjug. “Është thjeshtë e pabesueshme se si Sllobodan Petroviq nuk mund të thotë disa fjali pa u futur në gënjeshtra, të cilat vërtetë tregojnë më shumë për atë që flet”. “Në këtë rast Lista Serbe dhe serbët që kanë votuar në zgjedhjet e 6 tetorit e kanë dërguar atë në…
Spanja, Austria dhe Belgjika u janë bashkuar Francës dhe Gjermanisë në përkrahje të embargos së armëve për Turqinë shkaku i ofensivës ushtarake të këtij vendi në pjesën verilindore të Sirisë. Italia, megjithatë, ende nuk ka ndonjë qëndrim për këtë çështje.Parisi dhe Berlini kanë ndërprerë shitjet e armëve për Turqinë gjatë fundjavës, ndërsa Finlanda dhe Holanda gjithashtu kanë deklaruar se do ta bëjnë të njëjtën gjë. Diplomatët evropianë e vlerësojnë këtë veprim si hapë të parë në vargun e sanksioneve të BE-së, të cilat mund t’i vendosen Turqisë si presion për t’i ndaluar sulmet në Siri. “Ne nuk duam që ta…

