Rezultateve që e nxjerrin LDK-në fituese përkrah Vetëvendosjes, e gëzuan fort dikë, mbrëmjen e së dielës të 6 tetorit.Por, emocioneve të mëdha E.E. nga Reçaku i Shtimes ja pa sherrin mëngjesin e nesërm. 60 vjeçari, që tash e një javë u shtri në Klinikën e Neurologjisë, po thotë se në ditën e zgjedhjeve nuk pati ndonjë shenjë se nuk është mirë më shëndet. Krahas mjekëve të Klinikës interesim për gjendjen e pacientit E.E po shfaq edhe neurokirugu Haxhi Avdyli që së fundmi u rizgjodh deputet i partisë së preferuar të tij. I gëzohet fitores së LDK-së, bëhet për spital –…
Author: almakos
Drejtësia spanjolle ka nxjerrë një urdhër arresti të ri evropian dhe ndërkombëtar kundër ish-presidentit rajonal të Katalonjës, Carles Puigdemont, pas dënimit të nëntë indipendentistëve të tjerë me burgim, për përpjekjet për autonomi në vitin 2017.Në një deklaratë, Gjykata e Lartë njoftoi se gjykatësi Pablo Llarena, i cili kishte tërhequr një urdhërarrest evropian dhe ndërkombëtar për rebelim kundër Puigdemont dhe në pamundësi të zbatimit të tij nga partnerët evropianë, lëshoi urdhër një të ri për veprat penale të rebelimit dhe shpërdorimit të fondeve publike. Aktori kryesor i përpjekjeve për autonomi të vitit 2017, Puigdemont ishte arratisur në Belgjikë për t’i shpëtuar…
Emisioni “Fiks Fare” në Top Channel sonte ka publikuar një investigim ku zv. ministri i Shëndetësisë në Maqedonisë së Veriut, në spital shtetëror kryen ndërhyrje kirurgjikale kundrejt ryshfetit. Z.Asim Musa, mjek urolog, me detyrë zv. ministër Shëndetësie kryen ndërhyrje kirurgjikale në një spital në Strugë, kundrejt 1000 eurove. Musa ka qenë prej tre vitesh drejtor i dy spitaleve më të rëndësishëm në Strugë. Dy vite në Spitalin e Përgjithshëm dhe një vit në Spitalin e Nefrologjisë. Fillimisht bashkëpunëtorët e Fiksit shkëmbyen mesazhe për të lënë orarin dhe vendin e takimit, pasi zyrtari gjatë javës qëndron në kabinetin qeveritar në Shkup.…
Ambasadorja Vlora Çitaku ka ironizuar me Kombëtaren e Malit të Zi, pasi Kosova ia shënoi dy gola në pjesën e parë.‘’A pe ndrron Mali i Zi portierin apet ??’’, ka shkruar Çitaku në Facebook. Kosova ka shënuar dy gola në pjesë e parë. [embedded content]
Kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli i është gëzuar golit të parë të Kombëtares së Kosovës ndaj Malit të Zi.‘’Fluturojnë dardanët! Goli i parë, por jo e fundit! ??’’, ka shkruar Pacolli. Aktualisht rezultati është 2-0 për Kosovën. [embedded content]
Një përleshje ka ndodhur mes tifozëve të Malit të Zi që gjenden në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe Dardanëve.Siç edhe shihet shihet nga videoja e siguruar nga Gazeta Express një grup i vogël i malazezëve janë të pranishëm në stadium duke bërë tifo për skuadrën e tyre. Megjithatë gjërat eskaluan para golit të parë të Kosovës të shënuar nga Amir Rahmani. Për fat sigurimi i pranishëm në stadium ka ndërhyrë dhe nuk ka lejuar një eskalim të situatës. Kosova po avancon me rezultatin 1-0.
Alsat 2019-10-14T21:10:05+02:00 Policia sonte ka kapur Filip Sekulovskin-Kobra, vrasësin e futbollistit Martin Janushev, i cili ka qenë në arrati pothuaj dy vite, konfirmojnë burime të MPB-së. Sekulovski, i cili me fletarrest është kërkuar nga MPB-ja, është dërguar në burgun në Shutkë. Martin Janushev më 3 nëntor të vitit 2017 është qëlluar me armë zjarri para shtëpisë së tij në lagjen Aerodrom. Loading…
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se sonte Prishtina dhe e tërë Kosova janë në këmbë.Haradinaj ka publikuar disa fotografi në llogarinë e tij në Facebook, ku shihet edhe bashkëshortja e tij, Anita. “Sonte Prishtina dhe e tërë Kosova janë në këmbë, me besim në fitoren e radhës të djemve tanë. Përpara Kosovë ??”, ka shkruar ai. /Express [embedded content]
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti iu është bashkuar mijëra tifozëve në stadiumin “Fadil Vokrri”, për të parë ndeshjen mes Kosovës dhe Malit të Zi, raporton Express.Ai ka zgjedhur që ndeshjen ta përcjell nga ulëset e lindjes dhe jo nga ato të VIP-ve. [embedded content] Kurti për herë të parë i doli në përkrahje Kombëtares së Kosovës në futboll më 7 shtator të këtij viti. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, në ditën kur Kosova do të zhvillonte ndeshje, Kurti kishte thënë se me trup gjendej në Zvicër, por se me mendje dhe me zemër ishte në…
Zarfet nga të cilat dyshohet se u helmuan mbi 25 zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk janë larguar akoma nga Ministria e Infrastrukturës.Ato po vazhdojnë të ruhen nga forcat e Policisë Speciale Operative që nga e diela kur edhe ndodhi incidenti deri sa hetimet që nisën nga ana e Prokurorisë Speciale të përfundojnë tërësisht. Por policët nuk po i ruajnë vetëm votat e ardhura nga Serbia. Ekipe të tyre u panë edhe në klinikën infektive të QKUK-së, të cilët po kujdesen që askush të mos u afrohet dhomave ku po vazhdojnë të marrin trajtimin mjekësor 11 persona që dyshohet…
Një 57-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugën “Isa Kastrati” në kryeqytet, raporton Express.Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. “Më 14.10.2019, ora 18:37 në rr. Isa Kastrati në Prishtinë është raportuar për një person (viti i lindjes 1962) pa shenja jete. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në atë lokacion, përderisa ekipet emergjente të ndihmës së parë kanë konfirmuar vdekjen e tij”, ka thënë Hoxha. /Express
Alsat 2019-10-14T19:25:17+02:00 Policia ka arritur të arrestoj të burgosurin i cili gjatë ditës së sotme kishte arritur të arratisjes ndërkohë që policët që po e transportonin nga spitali drejt burgut të Idrizovës, kishin ndaluar për të blerë sandviç. I burgosuri është identifikuar si Fidan Asani 37-vjeç. Policia ka arritur ta kap të arratisurin rrugës drejt kufirit me Kosovën. Sipas burimeve policore, ai ishte lokalizuar rreth orës 17:00 pranë fshatit Pesnicë të komunës së Likovës. 37 vjeçar i arratisur sot është i dënuar me 7 vite e 7 muaj burg për disa vepra penale. Ndryshe, drejtori i Burgut të Idrizovës, Bobi…

