Author: almakos

Alsat 2019-10-15T10:35:34+02:00 Die Presse: Franca para disa kohësh kishte deklaratën negative për zgjerimin, a shpresoni ende se do të merrni sinjal nga BE-ja për fillimin e negociatave për pranim e Maqedonisë e Veriut në BE? Stevo Pendarovski: Nuk shpresoj për ndonjë sinjal, por presim vendim. Një vit e gjysmë që lamë pas realizuam gjithçka që kërkohej. Madje, pas Marrëveshjes me Greqinë ndërruam edhe emrin tonë. Asnjë kandidat më herët nuk e ka bërë këtë. Nëse BE thotë se procesi i anëtarësimit themelohet në rezultate, atëherë nuk presim më pak nga kjo, le të matet nga ajo që kemi arritur. Mesazhi…

Lexo më Shumë

Kompania Rajonale e Ujësjellsit Prishtina (K.U.R.) ka njoftuar se niveli i ujit në liqenin e Badovcit dhe atë të Batllavës ka rënë dukshëm nën kuotën maksimale të nivelit mbidetar.Niveli i ujit në liqenin e Badocit është minus 8.10 metra nën kuotën maksimale, ose 641.75 m mbi nivelin e detit, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Batllavës minus 7.65 metra nën kuotën maksimale ose 627.45 metra mbi nivelin e detit. Sipas K.U.R., gjatë ditës së djeshme janë lajmëruar gjithsej 36 raste nga ana e konsumatorëve në ujësjellësin e Prishtinës, ku shumica nga ato janë rrjedhje të ujit të pijshëm. Ekipet…

Lexo më Shumë

Vlora (emri i vërtetë i njohur për redaksinë) ka shkuar në Siri shumë e re.Ajo ende ka frikë nga dora e zgjatur e IS. Ndaj kushti për bisedë ka qenë që të mos prezantohet dhe t’ia ndryshojmë zërin. Po çfarë mendon Vlora sot për shkuarjen e saj në Siri, si e ka përjetuar kohën e jetës në “Shtetin Islamik”, vrasjen e dy bashkëshortëve, a ka parë edhe vetë vrasje dhe tmerre të kryera nga IS, si ka jetuar dhe çfarë ka ngrënë, a e ndjen veten fajtor për përfshirje në një luftë në vend të huaj, a është penduar, si…

Lexo më Shumë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite, ku është takuar me mbretin dhe princin e këtij vendi në përpjekje për ta shtuar shtrirjen dhe ndikimin rus në Lindje të Mesme. Liderët e shteteve nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme.Putin dhe Salman u paraqitën të buzëqeshur në ceremoninë e nënshkrimit të një vargu marrëveshjesh dhe kontratash për investime, të cilat arrijnë vlerën e miliarda dollarëve. Këto kontrata kanë të bëjnë me sektorët e hapësirës ajrore, shëndetësisë, teknologjisë dhe kulturës. Në marrëveshjet e arritura përfshihet edhe forcimi i bashkëpunimit në organizatën “OPEC”, në të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-15T09:58:54+02:00 Pozita e Gjermanisë është e qartë e kristaltë. Ne e mbështesim fillimin e negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, deklaroi sot ministri shtetëror për Evropën me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Mihael Rot. “Kjo pozitë e jona është në bazë të votimit të Bundestagut gjerman. Bashkimi Evropian ndërmori obligime për paqe, stabilitet, demokraci dhe pajtim në Ballkanin Perëndimor, ndërsa kjo do të thotë se duhet t’i plotësojë premtimet e veta”, theksoi Rot para takimit të sotëm të Këshillit të ministrave të BE-së në Luksemburg në të cilin do të debatohet për fillimin e…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-15T09:54:41+02:00 Disa orë para takimit të sotëm ministror në Luksemburg, Parisi zyrtar nuk e zbulon pozitën lidhur me fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Të gjitha përpjekjet që të merret qëndrim zyrtar nga Parisi lidhur me fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, mbetën pa përgjigje. Nga shërbimi për marrëdhënie me opinionin të Ministrisë së Punëve të Jashtme nuk patën mundësi të përgjigjen përmes telefonit ose t’u përgjigjen kërkesave me shkrim. Informacionet e vetme tani për tani vijnë prej burimeve jozyrtare, si memorandumi i publikuar nga Blumberg. Parisi sipas…

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka ritheksuar se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të fillojnë urgjentisht.Stoltenberg ka thënë të hënën në Londër kur është pyetur nga gazetarët se çfarë mendimi ka për bisedimet Kosovë-Serbi, ai është përgjigjur se NATO mbështet vazhdimin e dialogut mes dy vendeve. Pala kosovare dhe ajo serbe duhet urgjentisht që t’i kthehen dialogut dhe të flasin për arritjen e një marrëveshje po thotë Stoltenberg. Po ashtu ai ka thënë se bashkëpunimi i NATO-s me Serbinë është i mirë dhe e ka vlerësuar këtë vend si partner të besueshëm. Kujtojmë se dialogu Kosovë-Serbi është…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-15T09:33:03+02:00 Është i paqartë deri në fund vendimi për fillim të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, pasi që Franca javën e kaluar parashtroi propozim për metodologji të re në negociatat inkuadruese për anëtarësim në BE që do të shqyrtohet në takimin ministror në Luksemburg, me çka sërish mund të shtyhet vendimi për hapje të negociata për Maqedoninë e Veriut. Pas takimit të mbrëmshëm të ambasadorëve në Luksemburg, nuk ka përparim në pozitat e vendeve-anëtare të BE-së për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Me atë vendimi zhvendoset për sot në Këshillin…

Lexo më Shumë

Shumë prej kandidatëve që nuk arritën ta marrin mandatin e deputetit u zhgënjyen pas publikimit të rezultateve të para nga KQZ-ja. Derisa një numër i vogël i tyre e pranuan rezultatin, shumë të tjerë akuzuan bashkëpartiakët e tyre për vjedhje të votave, shkruan Gazeta “Zëri”.Zgjedhjet e 6 tetorit ishin të befasishme për shumë ish-deputetë, të cilët i hynë garës, por nuk ia dolën në krye. Nga Lëvizja Vetëvendosje, ndonëse kandiduan për deputetë Ismajl Kurteshi dhe Sami Kurteshi nuk do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës mandatin e deputetit nuk kanë arritur ta fitojnë disa…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-15T09:24:31+02:00 Tetëmbëdhjetë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në tetë aksidente trafiku prej gjithsej 14 që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në gjashtë aksidente janë shkaktuar dëme materiale. Sipas të dhënave të SPB Shkup, policia nga komunikacioni ka përjashtuar tre shoferë të cilët kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, tre shoferë nën ndikimin e alkoolit, 15 shoferë para se të marrin patentë shoferin, katër shoferë fillestarë dhe 24 automjete të pa regjistruara. Për parkim jo të drejtë janë gjobitur 88 shoferë, ndërsa me automjetin e posaçëm…

Lexo më Shumë

Ndonëse pesë gjigantë të pagesave njoftuan javën e kaluar se nuk do ta përkrahin kriptovalutën e rrjetit social, Facebook, zyrtarët e kësaj kompanie kanë thënë se nuk do të tërhiqen nga projekti i tyre për “Libra”-n.Këtë projekt po e mbështesin 21 kompani të ndryshme, të cilat janë pjesë e Asociacionit Libra, ndonëse në fillim në të ishin 28 kompani. Ato u takuan për herë të parë të hënën në Gjenevë të Zvicrës. Një zëdhënës i këtij asociacioni tha se beson që kjo kriptovalutë është në rrugë të mirë për të hyrë në tregun financiar vitin e ardhshëm. Megjithatë, ai tha…

Lexo më Shumë

Katërmbëdhjetë policë janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi të organizuar nga gangsterët e drogës në pjesën perëndimore të Meksikës.Policia ishte duke e zbatuar një urdhër të gjykatës në El Aguaje të rajonit Michoacan, kur konvoji i tyre u sulmua papritmas. Një grup i fuqishëm kriminal, i njohur me emrin “Karteli Jalisco Nueva Generacion”, besohet se është përgjegjës për kryerjen e këtij sulmi kundër forcave të sigurisë. Autoritetet thanë se do t’i shfrytëzojnë të gjitha burimet për t’i gjetur personat përgjegjës. Ky rajon është i njohur për dhunë mes grupeve kriminale të drogës.  Presidenti i Meksikës,…

Lexo më Shumë