Author: almakos

Alsat 2019-10-15T13:50:02+02:00 Nëse nuk dërgon sinjal të qartë për fillimin e negociatave inkuadruese me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë, Bashkimi Evropian rrezikon ta humbas ndikimin në Ballkanin Perëndimor, deklaroi eurokomisari për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore Johanes Han për agjencinë austriake APA. “Nëse pas dy shtyrjeve nuk dërgojmë sinjal të qartë sot apo më vonë në Këshillin e BE-së të enjten, nuk do të habitemi nëse më nuk do të kemi ndikim në Ballkan”, theksoi Han, duke shtuar se shpreson që në lidhje me këtë çështje “do të fitojë arsyeshmëria”. Sipas tij, humbja e ndikimit në Ballkan nuk mund të jetë në…

Lexo më Shumë

Në gatishmëri për çdo aventurë familjare, njihuni me Land Rover Discovery Sport.Nga ekspedita në majat e maleve deri te aventurat familjare, Land Rover ka dizajnuar makina me prestigj dhe qëndrueshmëri në zemër të tyre për mbi 71 vite. Ju mund të bëheni pronari i Land Rover Discovery Sport nëpërmes Raiffaisen Leasing dhe Banka Ekonomike Leasing me një super mundësi. Por fillimisht të shohim se çfarë ju ofron Land Rover Discovery Sport që mund të shihni në Luxury Auto, shtëpinë e Range Rover në Kosovë. Në tri dekadat e fundit, familja Discovery ka kombinuar dizajn bashkëkohor, fleksibilitet të pakrahasueshëm dhe teknologji…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka pushuar procedurën penale ndaj ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Liburn Aliu, i cili akuzohej për veprën penale “pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.Vendimin për hedhjen e kësaj aktakuze e ka marr gjykatësi Kushtrim Shyti, pasi që Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka hequr dorë nga kjo aktakuzë, e cila ishte ngritur rreth tre muaj më parë Kjo aktakuzë ishte ngritur për shkak se siç pretendonte prokuroria, Aliu në sallën e Kuvendit të Kosovës, më 21 mars 2018, kishte marrë nga tavolinat e deputetëve 40 kartela zyrtare që…

Lexo më Shumë

“Ky zjarr digjet prej 4,000 vitesh dhe kurrë nuk është shuar”, thotë Aliyeva Rahila. “Edhe kur ka shi, borë, erë nuk ndalet kurrë së djeguri”.Flakët e larta kërcejnë pa pushim në një shtrirje prej 10 metrash kodrinë, duke e bërë një ditë të nxehtë edhe më të nxehtë. Një efekt anësor i rezervave të bollshme të gazit natyror të vendit, i cili ndonjëherë del në sipërfaqe, Yanar Dag është një nga disa zjarret që ndodhin spontanisht duke krijuar kështu edhe udhëtarë të magjepsur dhe të frikësuar në Azerbajxhan gjatë mijëvjeçarëve. Eksploruesi venecian Marco Polo shkroi për fenomenet misterioze kur ai…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-15T13:05:04+02:00 Është duke vazhduar në Luksemburg takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare ku në rend dite është edhe debati për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Vëmendja është përqendruar e gjitha te qëndrimi i Francës e cila është ndër të paktat vende që ka dhënë sinjale se mund të kundërshtojë fillimin e negociatave. Diplomatja franceze para fillimit të takimit deklaroi se vendi i saj nuk planifikon të vendosë veto. “Unë nuk jam sot këtu për të vendosur veto. Do të kemi një shkëmbim mendimesh për faktin që Evropa duhet të përgatitet për…

Lexo më Shumë

Komuna e Prishtinës ka bërë një njoftim për qytetarët se disa rrugë të kryeqytetit do të jenë të mbyllura për qarkullim të automjeteve nga data 19 deri më 31 tetorNjoftimi është bërë në faqen zyrtare të Komunës së Prishtinës, ndërkaq shkak për këtë janë punimet që do të kryhen në këto rrugë. “Prej ditës së shtunë, 19 tetor deri me 31 dhjetor 2019, rrugët “Arkitekt Karl Gega” dhe “Ali Pashë Tepelena” do të jenë të mbyllura për qarkullim me automjete, me qëllim të realizimit të punëve në intervenimin e rrjetit të kanalizimit. Punimet në këto dy rrugë janë pjesë e…

Lexo më Shumë

Aktori Robert De Niro ka postuar në llogarinë e tij në Twitter një video të një nëne kurdë, emri i të cilës në është bërë i ditur, e cila është arratisur pas sulmit turk në Siri.“Burri qëndroi pas meje, dhe unë nuk e di nëse ai ishte gjallë. Çfarë kërkon Erdogani nga ne? Unë e mora trupin e vajzës time dhe u largova. Çfarë dëshiron ai?”, thotë ajo me lot para kamerës. Sipas saj, SHBA i ka shitur, ndërsa Turqia po i vret fëmijët. “I left my husband behind alone and don’t know if he is alive. What does Erdogan…

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar një person i cili ka shitur bileta të ndeshjes në tregun e zi. Bëhet e ditur se nga i dyshuari janë konfiskuar gjashtë biletaRasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Prishtinë, ku policia ka arrestuar të dyshuarin pasi i janë gjetur gjashtë bileta të cilat dyshohet të kenë qenë te falsifikuara. Po ashtu, në stacion policor janë paraqitur katër persona të cilët kanë deklaruar se nga i dyshuari kishin blerë bileta në shuma të ndryshme e më pas kishin kuptuar se ishin të falsifikuara. Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se me vendim të…

Lexo më Shumë

Prokurori i rastit të Astrit Deharit, Metush Biraj në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se deri më tani nuk kanë marrë ekspertizën që tregon për rezultatin e autopsisë. Biraj iu është përgjigjur avokatit të familjes Dehari, Tomë Gashi që ka deklaruar se ka konfirmuar nga instituti në Lozanë se ekspertiza ka disa ditë që është kryer, shkruan Gazeta Express.Biraj i ka thënë Express-it se rasti është ende në fazë të hetimeve, e për këtë nuk mundet me dhënë më shume informacione. “Asnjë rast që hetohet edhe kemi rastin në procedurë nuk  mundemi me dhënë informata, nuk mundemi me…

Lexo më Shumë

Instituti i Mjekësisë Ligjore në Zvicër i ka kthyer përgjigje pas një viti Ministrisë së Drejtësisë për autopsinë e ish-aktivisitit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit, mirëpo, e njejta nuk po publikohet nga ky institucion. Kështu ka deklaruar në një prononcim për Gazetën Express, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi.Gashi ka thënë se ka marrë informacion nga vetë instituti në Lozanë se autopsia është kryer pak ditë para zgjedhjeve të jashtëzakonshme të gjashtë tetorit, mirëpo, që për të njejtën autorizimin e rezultateve iu është thënë se e ka institucioni që e ka përcjellë kërkesën, pra Ministria e Drejtësisë. “Masi e kanë marrë…

Lexo më Shumë

Ish-zëvendëspresidenti i Katalonjës, Oriol Junqueras, i burgosur për rolin e tij në referendumin për pavarësinë e këtij rajoni, i cili u mbajt në vitin 2017, ka thënë se referendumi i ri për shkëputje nga Spanja është i pashmangshëm.Ky ish-lider dhe tetë separatist të tjerë u dënuan të hënën për nxitje të kryengritjeve nga Gjykata Supreme e Spanjës. Vendimi i gjykatës nxiti protesta të dhunshme në mbarë Katalonjën, ku pati përleshje mes policisë dhe protestuesve. Madje, protestuesit u përpoqën ta bllokojnë aeroportin “El Prat” në Barcelonë. Përmes një interviste me postë elektronike për agjencinë “Reuters”, Junqueras, i cili u dënua me…

Lexo më Shumë