Alsat 2019-10-15T18:13:07+02:00 Këshilli i ministrave nuk ishte në gjendje të arrijë një marrëveshje unanime për fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Debati u la në dorë të shefave të shteteve anëtare të cilët do të takohen më 17 dhe 18 tetor. Ministrja e Jashtme e Finankandës Tyti Tupurainen konfirmoi se 25 vende ishin “për” por nuk tregoi shtetet që ishin “kundër”. Loading…
Author: almakos
Sot është paraparë që të përfundojë rinumërimi i 314 vendvotime sa ishin përcaktues gjithësej nga KQZ-ja. Nesër ndërkaq kanë konfirmuar për Gazetën Express nga ky institucion do të fillojë numërimi i votave me postë.Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se numërimi do të fillojë nesër në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. “Ju njoftoj se të mërkurën (16 tetor, ora 10:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon procesi i numërimit të votave përmes postës”, ka thënë Elezi. I njejti sot gjatë ditës ka bërë të ditur se sot është e paraparë që të numërohen gjithsej 314 votimet sa ishin përcaktuar…
KEDS lëshon paralajmërimin se për shkak të punimeve të domosdoshme në sigurinë e sistemit disa vende në Kosovë do mbesin pa rrymë.Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit Prishtinë 1. TS 35/10kV Drenasi do të ndërprehet: Dalja 10kV Qendra shkollore (kodi: 16021009) prej orës 10:00 deri në ora 14:00 Vendet: Shkolla e mesme, Korotica, Sankovci, Fushtica,Florim Kurrumeli Gllanaselle. Arsyeja e ndërprerjes:Pastrimi i trasesë, shtërgimi i përçuesve, ndërrimi i izolatorëve të demtuar, përforcimi dhe ndërrimi i shtyllave të demtuara. 2. TS 35/10kV Koliqi do të ndërprehet: Dalja 10kV Koliqi (kodi: 14016002) prej orës 11:00 deri në ora 14:00 Vendet: Koliqi, Ballabani…
Dy partitë që kanë dalë fituese nga zgjedhjet e gjashtë tetorit, në përpjekjet për të harmonizuar programet që do të mund t’i çonin në bashkëqeverisje, nuk po nguten që të flasin për ndarje të Ministrive. Kështu kanë deklaruar për Gazetën Express nga LDK dhe Vetëvendosje, tash kur po raportohet se të njëjtit po i mban larg koalicionit, mos dakordimi për hise në ministri.Gazeta EXPRESS Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, e kundërshtarja e tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani para zgjedhjeve të gjashtë tetorit u zotuan, e për këtë edhe dhanë nënshkrimin, se nëse fitojnë,…
Sipas një raporti të publikuar nga Instituti GAP, zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik , Hamza Balje, për vitin 2018 ka marrë më së shumti mëditje.Shuma që ka marrë Balje në emër të mëditjeve arrin në 5.100 euro. Në qeshor të vitit 2018, Ministria e Financave (MF) ka aprovuar vendimin për ndryshim të tarifave të mëditjeve, krahas standardit të jetesës në shtetin në të cilin udhëtohet. Sipas këtij raporti pas Balajt radhitet edhe zëvendësministri tjetër i kësaj ministrie Gani Koci me 2.386 euro.
Mbesa e presidentit Hashim Thaçi, Evgjeni Thaçi, është bërë nervoz me raportimet e mediave, në të cilat është përmendur edhe emri ri saj, si një prej kandidateve që nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve të 6 tetorit.Ajo ka sulmuar disa portale kosovare se po prodhojnë ‘fake news’, pasi sipas pretendimeve të saj, ajo ka marrë shumë më shumë vota se disa kandidatë për të cilët po raportohet se kanë siguruar një karrige në Kuvend. Ky reagim i saj vjen edhe përkundër thirrjeve të ambasadave të huaja…
Bazuar në raportin financiar të Ministrisë së Financave, në vitin 2018, Institucionet e Qeverisë së Kosovës kanë shpenzuar 3.3 milion euro për telefona mobil. Kurse, në krahasim me vitin paraprak (2017), këto institucione në vitin 2018 kanë shpenzuar 763 mijë euro më shumë apo 30.4%. Rritja e numrit të ministrive dhe zyrtarëve publikë ka ndikuar në rritjen e shpenzimeve rrjedhëse të buxhetit edhe për telefoni mobile.Instituti GAP ka kërkuar të dhëna të detajuara të shpenzimeve për telefoni mobile për vitin 2018 nga zyra e kryeministrit dhe të gjitha ministritë. Konform ligjit për qasje në dokumente publike janë përgjigjur 13 ministri.…
Zyra e kryeministrit në detyrë, për Gazetën Express e ka konfirmuar se Ramush Haradinaj ka kërkuar shtyrjen e votimit për pranimin e Kosovës në INTERPOL.“Duke marrë parasysh rrethanat e krijuara, bazuar në kompetencat si Kryeministër në detyrë, sot kam kërkuar shtyrjen e votimit të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL për vitin e ardhshëm”, thuhet në përgjigjen nga zyra e Kryeministrit. Ndërkohë Mediat serbe sot kanë publikuar një dokument me të cilin thuhet se kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar Asamblenë e INTERPOLIT se Kosova po e tërheq kërkesën për anëtarësim. Sipas këtij dokumenti të publikuar…
Kretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është takuar sot me ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel. Në këtë takim Mustafa e ka njoftuar ambasadoren se partia e tij po shkon drejt një programi qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin KurtitKjo është bërë e ditur në një komunikatë për media nga zyra për informim e LDK-së, ku thuhet se në këtë takim Mustafa e ka njoftuar Butel për qëndrimin e LDK-së rreth programit të përbashkët me VV-në, ku shtyllat kyçe janë dialogu Kosovë-Serbi, arsimi, shëndetësia e ekonomia. “Kryetari Mustafa e njoftoi Ambasadoren Butel për qëndrimin e LDK-së drejt…
Ekonomia e Meksikës ende nuk ka hyrë në fazë të recesionit, por qeveria federale po përpiqet ta luftojë ngadalësimin e rritjes ekonomike përmes orientimit të shpenzimeve në infrastrukturë.Kështu tha ministri meksikan i financave, Arturo Herrera, i cili është zgjedhur në këtë post para pak kohësh. Përndryshe, ai e dha një deklaratë interesante për problemin e vendit, të cilin si duket e ka marrë shumë afër zemrës. “Kjo gjendje po më lë zgjuar natën. Kemi ngadalësim. Nuk kemi recesion, por edhe rënia e rritjes ekonomike është shqetësuese”, tha ministri i ri i ekonomisë. Ekonomia e Meksikës është përballur me vështirësi të…
Alsat 2019-10-15T15:53:33+02:00 Padi penale nga Drejtoria e të Ardhurave Publike për Boki 13, Lidhjen ndërkombëtare të Boki 13, kompaninë BMJ Grup që është pronar i televizionit 1TV dhe për produksionin Tomato. Pas kontrollit të bërë, inspektorët e DAP kanë konstatuar evazion fiskal në vlerë prej 300 mijë euro për mospagim të TVSH-së, tatim personal dhe tatim të fitimit. Inspektorët tatimorë kanë kërkuar leje nga gjykata ta vizitojnë Boki 13 në Shutkë. U është lejuar, por Bojan Jovanovski ka refuzuar t’i firmos procesverbalet sepse ka dhënë dorëheqje si kryetar i organizatës humanitare. Megjithatë, DAP do ta ndjek për mashtrime tatimore derisa…
Alsat 2019-10-15T15:47:49+02:00 Amendamentet shtesë të mazhorancës për Ligjin për Agjencinë teknike operative ATO, kanë hidhëruar deputetët e VMRO-DPMNE-së, të cilët lëshuan punën e Komisionit për Mbrojtje. Deputeti Emill Dimitriev, akuzoi LSDM-në se pas bllokimit të zgjedhjes së ekspertëve teknik të cilët do t’i ndihmonin Komisionit për kontroll të punës së ATO-së, propozon amendamente për Ligjin për të cilin grupet e punës së dy partive paraprakisht kishin arritur marrëveshje. Këtu shkaktohet sërish bllokim të ligjit të njëjtë, dhe tani befasohemi me amendamente të propozuara të shumicës të cilët në tërësi e ndryshojnë tashmë vendimin e harmonizuar. Kjo është hera e dytë…

