Fituesi i zgjedhjeve në Kosovë është Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje e cila ka nisur tashmë bisedat për koalicion me LDK’në edhe pse rezultati nuk është certifikuar ende. Por, të martën kandidatja e LDK’së për Kryeministre Vjosa Osmani ka bërë paraqitje befasuese në Shtëpinë e Bardhë ku është pritur nga zyrtarë të Këshillit për Siguri Kombëtare. Çfarë sinjali po çojnë amerikanët me këtë ftesë mbetet të shihet në ditët në vijim.Osmani, me anë të një postimi në Facebook, bëri të ditur se aty është pritur nga John Erath, që është Drejtor për Europë në Shtëpinë e Bardhë. “Kënaqësi të pritem…
Author: almakos
Fetah Rudi, i cili shfrytëzon karrocën për të lëvizur, shumë shpejt do të zë vend si deputet në Kuvendin e Kosovës.Me gjendjen e tij aktuale fizike, ky veprimtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të jetë personi i parë me karrocë që është i zgjedhur i popullit dhe merr pjesë në seanca. Por, objekti i Kuvendit të Kosovës nuk e ka të rregulluar infrastrukturën për personat me nevoja të veçanta. “Plotësimi dhe standardizimi i kushteve për përsona me aftësi të kufizuara është synimi im në Kuvend”, ka thënë Rudi. Rudit do t’i lejohet një asistent të ndihmojë për kryerjen e…
Kandidati për deputet, Anton Quni, falënderon këngëtaren Adelina Ismaili për mbështetjen gjatë fushatës së Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet parlamentare.Quni e ka takuar sot këngëtaren, e cila gjithmonë ka shprehur mbështjetje për LDK’në e në fushatën e fundit ka performuar në disa tubime. “Me Adelinën e Valin, n’Prizren ma t’bukurin ven’, një kafe e mirënjohje të thellë për mbështetjen e madhe gjatë fushatës zgjedhore të LDK-së”, ka shkruar Quni, transmeton Gazeta Express. Quni dhe këngëtarja Ismaili janë miq, e madje këngëtarja ishte nga të parët qe e uronte anëtarin e LDK’së kur ai u zgjodh kryetar i degës së…
Me 123 vitet që mban mbi supe, mund të jetë vërtetë njeriu më jetëgjatë në histori, edhe pse nuk është njohur zyrtarisht nga rekordet Guinness.Gjatë një udhëtimi jashtë shtetit, Swami Sivananda ngjalli kaos të vërtetë në zyrën e emigrimit mes punonjësve të aeroportit, të cilët të befasuar, vendosën që të bënin një foto si kujtim me të. Murgu hindu i lindur në vitin 1896, siç thuhet në dokumentet e vendit të tij mbërriti nga India në aeroportin e Abu Dhabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Dita lindjes nuk i shpëtoi punonjësve që kontrollonin dokumentet. Swami Sivananda duhet të udhëtonte nga…
Policia e Kosovës me autorizim të Prokurorisë kanë arrestuar sot drejtorin e Infrastrukturës në Komunën e Drenasit me inicialet I.H, nën dyshimet për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”. Ndërsa kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, tregoi se arrestimin e drejtorit e ka iniciuar vet Lladrovci.Lladrovci tha se pa paragjykuar fajësinë apo pafajësinë e kurrkujt, rastin e ka iniciuar vet dhe nuk është i vetmi. “Ky inicim i rastit që kam adresuar është në mesin e shumë rasteve të tjera, pa paragjykuar fajësinë apo pafajësinë e kurrkujt”, shkruan Lladrovci. Ai tha gjithashtu…
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar për Gazetën Express se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve dhe pas konstituimit të Kuvendit, ai do ta dorëzojë mandatin në Kuvend.Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i ka thënë sot Gazetës se ai nuk do të jetë deputet në Kuvendin e Kosovës. Partia e kryeministrit në detyrë bashkë me PSD’në, sipas rezultateve preliminare, kanë dalë të katërtit në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, duke fituar 11.57 për qind. Akoma nuk kanë dalë rezultatet e plotë me votat e deputetëve, mirëpo nga ato që kanë rrjedhur nga Komisionit Qendror Zgjedhor, është parë…
Alsat 2019-10-15T19:27:59+02:00 Këshilli i ministrave nuk arriti marrëveshje unanime për fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Pas një debati që zgjati disa ora, vendimi u la në dorë të shefave të shteteve anëtare të cilët do të takohen më 17 dhe 18 tetor. Franca ka mbrotjur qëndrimin e saj kundër fillimin të negociatave, Holanda ka qenë vetëm kundër fillimit të negociatave me Shqipërinë kurse Italia kundër marrjes së vendimeve të ndara për të dyja vendet. Komisioneri për zgjerim të Bashkimit Evropian Johanes Han u shpreh tërësisht i zhgënjyer nga ky dështim. [embedded content] Vërtetë më vjen keq…
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar zërat se Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar shtatë ministri në koalicionin e ardhshëm qeverisës, teksa kanë theksuar se ata asnjëherë nuk do të bien pre e kushtëzimeve në negociatat mes tyre, pasi sipas tyre nëse ka kërkesa të papranueshme, vendi duhet të shkojë sërish në zgjedhje.Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu në një intervistë për KosovaPress, thotë se përkundër faktit që kanë caktuar grupet punuese për të negociuar me LDK, takime të tilla ende nuk kanë ndodhur. “Nuk qëndron ajo që sot ka dalë në disa portale. Pra, janë spekulime për faktin se…
I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer, ka anuluar pjesëmarrjen në Forumin e nëntë të Sigurisë që fillon punimet të mërkurën në Beograd, kanë konfirmuar organizatorët e këtij Forumi për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.Arsyet e anulimit të pjesëmarrjes së Palmerit në Forum nuk janë bërë të ditura. Palmer më 30 gusht është emëruar i dërguar i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor. Një muaj më vonë, Shtëpia e Bardhë e ka emëruar Richard Grenell, ambasadorin aktual të Shteteve të Bashkuara në Gjermani si të dërguar për…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se të mërkurën prej orës 10.00 do të fillojë numërimi i votave të ardhura me postë.Më herët nga ky institucion ishte bërë e ditur se nga diaspora kanë ardhur rreth 15.500 zarfe. Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje prin me 25.49 për qind, para LDK-së me 24.82 për qind. PDK është e treta me 21.24 për qind, koalicioni AAK-PSD ka 11.57 për qind, derisa koalicioni Nisma-AKR-PD është nën pragun zgjedhor me 4.96 për qind të votave.
Policia e Kosovës, konkretisht njësitet policore të stacioneve të Prishtinës, kanë ndërmarrë sot një aksion për lirimin e trotuareve nga veturat e parkuara.Një aksion i tillë është zhvilluar edhe në rrugën “Adrian Krasniqi”, ku veturave që kanë qenë të parkuara në trotuare u është vendosur tiketa që pronarët e tyre duhet në mënyrë obligative të paraqiten në Stacionin e Policisë Qendra Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë për KP se aksioni i policisë është në kuadër të planit për lirimin e trotuareve. “Siç ju kemi njoftuar edhe më herët nga data 10 qershor 2019 kur ka filluar…
Policia e Kosovës me autorizim të Prokurorisë kanë arrestuar sot drejtorin e Infrastrukturës në Komunën e Drenasit me inicialet I.H, nën dyshimet për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, shkruan Gazeta Express.I.H dyshohet se ka keqpërdorur pozitën e tij në Komunë, në favor të kompanisë së tij. Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një komunikate për media. Njoftimi i plotë: Arrestohet nga krimet ekonomike të Policisë një person i dyshuar për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” Policia e Kosovës me njësitë relevante për hetimin e krimit ekonomik dhe korrupsionit në rajonin e Prishtinës, me autorizim edhe…

