Author: almakos

Zyrtari i lartë i policisë së Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës, Rado Basara, është personi i cili sot në orët e para të mëngjesit u arrestua nga njësia speciale e Kosovës. Ky person dyshohet se gjatë rastit të vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviqit ka marrë pjesë në fshehjen e provave dhe veprimtarive që kanë të bëjnë me vrasjen e Ivanoviqit, shkruan Express.Basara dyshohet po ashtu të ketë gisht edhe në krim të organizuar në këtë pjesë. Ndërkohë Express mëson se personi i dytë, po ashtu pjesëtar i Policisë së Kosovës në atë pjesë i cili po kërkohet për…

Lexo më Shumë

Janë bërë edhe disa video nga aksioni i hershëm sot në Veri. Në video shihen shumë pjesëtarë të Njësisë Speciale në këtë pjesë të vendit.Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës ka zbarkuar në pjesën veriore të Mitrovicës. E gjithë kjo me një qëllim. Për arrestimin e disa personave të cilët ndërlidhen me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Për këtë rast janë arrestuar dy persona, njëri nga ta, zyrtar serb i Policisë së Kosovës, ndërkohë një tjetër është në kërkim. Lajmin për Express e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Baki Kelani i tha…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës ka zbarkuar në pjesën veriore të Mitrovicës. E gjithë kjo me një qëllim. Për arrestimin e disa personave të cilët ndërlidhen me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Për këtë rast janë arrestuar dy persona, njëri nga ta, zyrtar serb i Policisë së Kosovës, ndërkohë një tjetër është në kërkim.Lajmin për Express e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Baki Kelani i tha gazetës se personi i arrestuar shtë me inicialet R.B. ndërkohë tek i arrestuari i dytë policia ka gjetur edhe një armë. “Mund te konfirmojme se…

Lexo më Shumë

Aplikacioni popullor për shpërndarjen e videove TikTok hapi një zyrë në Mountain View, Kaliforni, vetëm disa minuta larg selisë së Facebook në Palo Alto.Madje, sipas Business Insider, përcjell Telegrafi, TikTok duket se po “zhvendoset” në territorin e Facebook – dhe tani ka zënë një zyrë që aplikacioni i mesazheve në Facebook, WhatsApp dikur e kishte shtëpi. Gjithashtu, TikTok po “bën gjueti” duke i marrë edhe disa punonjës të Facebook, sipas CNBC, duke punësuar më shumë se dy duzina ish-punonjës të Facebook që nga viti 2018. Një person në TikTok i tha CNBC se kompania ofroi paga deri në 20 për…

Lexo më Shumë

Rinumërimi i mbi 300 kutive të votimit nga zgjedhjet e 6 tetorit me sa duket ka marrë fund.Sipas të dhënave jozyrtare, mësohet se koalicioni Nisma-AKR-PD nuk e ka kaluar pragun me gjithë rinumërimin e këtyre votave. Alban Krasniqi, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili është burri i Albulena Haxhiut, në një postim në Facebook, ka shkruar shkurt: “Nuk e kalon! Natën e mirë”. Ndërkaq, në një bisedë me portalin Koha.net, Krasniqi ka thënë se nga rinumërimi nuk ka ndryshim të madh në vota tek partitë garuese në zgjedhjet e 6 tetorit. “Rezultatet nga rinumërimi nuk kanë lëvizur më shumë se…

Lexo më Shumë

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se rasti i helmimit të komisionerëve është një kurdisje në mënyrë që të ndalet Kurti.“Sipas raportit mjekësor dhe mjekëve thonë që nuk ka ndodh helmimi nga zarfet. Kjo duhet të jetë ndonjë kurdisje vetëm mos me ardhë në fuqi Albin Kurti”, është shprehur Zeka. Tutje, Zeka tregon se paraprakisht kishte paralajmëruar se mund të bëhet ndonjë kurth kundër partisë që i fitoi zgjedhjet. “Unë i kam njoftuar bashkëpunëtorët e mi të ngushtë në ditën kur ka dalë lajmi, iu ka thënë se…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq është shprehur se Kosova ka tërhequr kërkesën e saj për pranim në INTERPOL sot, pasi kuptoi se nuk kanë shansë për të kaluar në votim.“Kjo është dëshmi e pozicionit të forcuar ndërkombëtar të Serbisë dhe një përfundim i iluzionit se Prishtinës i lejohet gjithçka. Prandaj, aktet e njëanshme të Prishtinës nuk mund të kalojnë me Serbinë që është më e fortë”, tha Daçiq. Daçiq gjithashtu ka shtuar se “do të ishte më mirë për Kosovën nëse ata nuk do të kandidonin sepse vota do të tregonte se ata kanë humbur edhe disa nga mbështetësit…

Lexo më Shumë

Braktisja e aleatët kurdë nga presidentit Donald Trump, është një fitore për Rusinë dhe vë në dyshim vendimin, si dhe motivimet e tij, tha të hënën ish-Komandanti i Lartë i Aleatëve të NATO-s, Wesley Clark.“Veprimet e Trumpit në Siri dhe Ukrainë kanë tronditur aleatët”, tha ai në një intervistë për gazetën Arkansas Democrat-Gazette. Për ata që jetojnë nën hijen e Moskës, vendimi i Trumpit ngjallë fantazmën e “tërheqjeve” dhe vitin e mbrapshtë të “1938”, tha ai, një referencë për vitin që Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Italia i lejuan Gjermanisë naziste të pushtonte  krahinën e Sudetes të Cekosllovakisë, trasmeton FMimages.net…

Lexo më Shumë

Akullnajat e Zvicrës kanë humbur një të dhjetën e vëllimit të tyre vetëm në pesë vjetët e fundit – një shkallë e shkrirjes që është e paparë në më shumë se një shekull vëzhgimesh.‘Nivelet rekorde’ të shkrirjes këtë vit u raportuan nga Komisioni për Kriosferë në Akademinë Zvicerane të Shkencave bazuar në matjet e 20 akullnajave. Studimi i tyre vjetor mbi akullin e akullnajës së shtetit të Zvicrës zbuloi se valët e nxehta të verës prisnin shpresat se një dimër i mbushur me dëborë do të kompensonte shkrirjen e këtij viti. Sipas komisionit, mbulesa e dëborës në akullnajat ishte rreth…

Lexo më Shumë

Një ekuipazh astronomësh i përbërë vetëm nga gra do të dalë jashtë Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) këtë javë, deklaroi sot NASA.Astronautet, Christina Koch dhe Jessica Meir, do të guxojnë të dalin në hapësirë, për të zëvendësuar një kontrollues të energjisë që u prish gjatë fundjavës, njoftoi agjencia hapësinore amerikane. Dalja në hapësirë, e para nga dy astronome femra, është planifikuar për të enjten ose të premten. Njësia e prishur nuk ka ndikim në sigurinë e ekuipazhit, ose eksperimentet e vazhdueshme, por nuk lejon një bateri të re jonike litium, e instaluar në fillim të këtij muaji, të sigurojë energji shtesë,…

Lexo më Shumë

Anëtari i AAK’së, Daut Haradinaj, është i ftuar në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.Haradinaj ndër të tjera në këtë takim ka folur edhe për votat shumë të pakta që ka marrë Shpend Ahmeti në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Ishte pritur që PSD të i shtojë shumë përkrahje AAK’së pasi që u lidh koalicioni por që nuk ndodhi ashtu. Gjithsesi Haradinaj thotë se mungesa e votave për Ahmetin ka qenë si pasojë e postit të tij si kryetar i komunës. “Besoj që Shpendi nuk morri shumë vota pasi që ka qenë kryetar i Prishtinës”, ka thënë Haradinaj. “Ai ka marrë…

Lexo më Shumë

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e koalicionit mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate, Daut Haradinaj, e ka përshëndetur kreun e PSD’së, Shpend Ahmeti, për qasjen e tij pas performancës jo të mirë të partisë së tij në zgjedhjet e 6 tetorit.Daut Haradinaj ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se Ahmeti ka vepruar mirë që, pas dështimit në zgjedhje me partinë, tashmë ka vendosur ta kthejë vëmendjen e tij tek punët në Komunën e Prishtinës, ku është kryetar. Ai ka thënë se ky vendim i Ahmetit është lajm i mirë për qytetarët…

Lexo më Shumë