Alsat 2019-10-16T12:32:07+02:00 Edhe një ratifikim të protokollit të NATO-s. Kështu Ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska bëri me dije se edhe Italia ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e vendit tonë në NATO. Deri tani 21 vende tërësisht kanë përfunduar procedurën e ratifikimit të protokollit. Loading…
Author: almakos
Një mësuese u pushua nga puna fill pas një “batute” të pavend, drejtuar nxënësve të saj.Gruaja gjendej përballë një auditori me 28 nxënës 10-vjeçarë, ku 11 prej tyre ishin hebrenj. Sipas prindërve, mësuesja u dëgjua të shprehej: “Bëni mirë t’i përfundoni detyrat ose do t’ju shpie të gjithëve te dhomat e gazit”. Njëri prej nxënësve e kundërshtoi dhe mësuesja tha se ishte thjesht shaka duke u kërkuar më pas të mos i tregonin askujt asgjë. Sidoqoftë, studentët lajmëruan prindërit dhe lajmi u shpërnda me shpejtësi në grupet shkollore në Whats App. Prindërit telefonuan menjëherë stafin drejtues dhe kërcënuan se nëse…
Alsat 2019-10-16T12:26:50+02:00 Franca e ka bllokuar fillimin e bisedimeve inkuadruese me Maqedoninë e Veriut edhe krahas premtimit të dhënë nga ana e BE-së ndaj Shkupit se me arritjen e marrëveshjes historike për emrin e Greqisë, vendi ka siguruar kartën për bisedime për anëtarësim në Union, shkruan portali Euraktiv. Pasi në qershor liderët evropian vendosën të anulojnë miratimin e vendimit për fillim të bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë për këtë muaj, në takimin e djeshëm të ministrave të jashtëm të BE-së shihej si në “të jesh ose mos jesh”, veçmas pas vendimit të shtatorit nga Bundestagu gjerman…
Nga aksidenti i rëndë në rrugën “Agim Ramadani” në afërsi tek mensës së studentëve ka mbetur i lënduar një person.Një gjë të tillë për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Rreth orës 11:00 ka ndodhur aksidenti, kanë qenë të përfshira 3 automjete. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.
Alsat 2019-10-16T12:10:57+02:00 Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për tanjug.rs ka deklaruar se Maqedonia nuk ka alternativë tjetër pos BE-së. Sipas tij Republika e Maqedonisë së Veriut për shkak të anëtarësimit në BE ka ndërruar emrin dhe ka arritur marrëveshje me Bullgarinë dhe Greqinë. Zaev shprehet i prerë se vendimi eventual për mos-marrjen e datës do të shkatërroj qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Në shpresojmë, nuk ka asnjë vend anëtare e BE-së që ka ndonjë vërejtjeje për ne, nuk ka arsye, problem është ky diskutimi i BE-së për nevojën e reformave që është shumë e rëndësishme andaj edhe…
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar pas një takimi që ka pasur në Prishtinë, ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abott, me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.Këtë reagim të kreut të shtetit serb e ka nxitur fotografia që është publikuar pas takimit, ku në prapavijë të ambasadorit Abott dhe Kurtit shihet flamuri shqiptar. Vuçiq ka pyetur ambasadorin Abott se në cilin shtet i ka fituar zgjedhjet Albin Kurti, dhe ka thënë se do të vazhdojë t’a bëjë këtë pyetje derisa të marrë një përgjigje. “Pyetja ime për ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë: Cilat zgjedhje i ka…
Arkeologët egjiptianë i kanë gjetur 20 arkivole të lashta në qytetin Luxor. Raportohet se arkivolet janë të mbyllura dhe të ruajtura shumë mirë. Lajmin për këtë zbulim e bëri të ditur Ministria e Antikiteteve.Një zyrtar tha gjatë konferencës për gazetarë se arkivolet e egjiptianëve të lashtë janë në gjendje shumë të mirë, madje në to vërehen qartë ilustrimet dhe ngjyrat. “Ato janë njësoj siç i kanë lënë egjiptianët e lashtë”, tha ky zyrtar. Të gjendur afër bregut perëndimor të lumit Nil, arkivolet ishin të shpërndara në dy kate të një grope të madhe. Në këtë vend dikur ishte i ndërtuar…
Posta e Kosovës sot ka lëshuar në qarkullim të jashtëzakonshëm, emisionin e pullës postare me titull “30 Vjetori i Grevës së Minatorëve”.Përmes pamjes së pullës postare, nderohet kontributi i minatorëve të “Trepçës” në mbrojtjen e autonomisë së Kosovës, që në vitin 1989 regjimi ish jugosllav kishte filluar ta rrënoi me forca policore dhe ushtarake. Në galerinë e horizontit 10-të të minierës ishin ngujuar 1300 minatorë në grevë urie, të gatshëm për ta flijuar edhe jetën për interesat tona kombëtare, për dinjitet të popullit dhe brezave tanë të ardhshëm. Greva e minatorëve u shndërrua në rezistencë gjithë popullore, me një sensibilizim…
Para pak minutave ka ndodhur një aksident në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë në afërsi të objektit të mensës së studentëve.Për momentin nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërkohë në aksident janë përfshirë tri makina, njëra prej të cilave është kthyer përmbys pas përplasjes. Gazeta Express ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ndërkohë do t’iu mbajë të informuar lidhur me aksidentin./GazetaExpress/
Alsat 2019-10-16T11:12:26+02:00 Një shofer me motoçikletë ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa tetë veta lëndime të lehta trupore në shtatë aksidente që kanë ndodhur gjatës 24 orëve të kaluara në rrethinën e Qytetit të Shkupit. Nga komunikacioni, sipas të dhënave të SPB- Shkup, policia ka përjashtuar 19 shoferë të cilët kanë vozitur më shpejtë nga se lejohet, dy shoferë në ndikimin e alkoolit, 17 shoferë para se të pajisen me të drejtën e drejtimit të automjetit dhe dy automjete të paregjistruara. Janë sanksionuar 11 shoferë për mosposedim të rripit të sigurisë dhe 12 shoferë të cilët kanë folur në…
Në jug të ishullit Lampedusa ne Itali u gjetën 12 trupa të pajetë në det. Ngjarja duket se ka ndodhur si pasojë e përmbytjes së anijes, me të cilën po udhëtonin 50 emigrantë.Mes viktimave, gjatë operacionit të rojeve bregdetare për kërkimin e tyre, u zbulua trupi i një nënë të përqafuar me foshnjen e saj. Trupat u identifikuan edhe falë ndihmës së një roboti nënujor, i cili patrulloi zonën për ditë të tëra. Anija, e cila ishte nisur nga Tunizia me qëllim mbërritjen në Evropë u përmbyt më 7 tetor, vetëm 6 milje larg ishullit. Pasi thirrën për ndihmë, patrullat…
Alsat 2019-10-16T10:52:45+02:00 MPB njofton se është paraqitur kallëzim penal kundrejt dy shtetasve të Kosovës të cilët dyshohet se kanë grabitur në një qendër tregtare në Shkup. “Njësia për delikuencë të të miturve pranë SPB-Shkup ka ngritur kallëzime penale kundër dy shtetasve të huaj A.C. (19) dhe S.SH. (22), të dy nga Republika e Kosovës, për shkak të dyshimit për kryerjen e dy veprave penale “grabitje e rëndë”. Më 11 tetor 2019 rreth orës 17:00 në një qendër tregtare në Shkup të dy personat me forcë kanë grabitur sende të breduara. Personat janë privuar nga liria ndërsa gjësendet e konfiskuara iu…

