Së paku dy policë janë vrarë dhe 26 persona të tjerë, përfshirë 20 fëmijë, janë lënduar kur një veturë bombë shpërtheu afër një stacioni policor në pjesën lindore të Pakistanit.Shpërthimi që ndodhi në rajonin Laghman e shkatërroi pjesërisht një medrese që ishte afër vendit të ngjarjes. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë rajonale, Asadullah Daulatzai. “Nxënësit janë lënduar nga shpërndarja e xhamave nga shpërthimi, ata ishin rreth 20”, tha ky zëdhënës, duke shtuar se në këtë rast u lënduan edhe gjashtë policë. Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për këtë sulm, por Ministria e Brendshme e…
Author: almakos
Alsat 2019-10-16T10:23:00+02:00 Kryeministri Zoran Zaev sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në institucionet e Bashkimit Evropian në Bruksel, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp. Kryeministri Zaev, së bashku me zëvendëskryeministrin e angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, sot pasdite do të realizojnë takim me eurokomisarin për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han. Delegacioni i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga kryeministri Zaev më pas do të ketë takim me kryetarin e Parlamentit evropian, David Maria Sasoli dhe me kryetarin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk.…
Kandidati për deputet, Anton Quni, falënderon këngëtaren Adelina Ismaili për mbështetjen gjatë fushatës së Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet parlamentare.Quni e ka takuar sot këngëtaren, e cila gjithmonë ka shprehur mbështetje për LDK’në e në fushatën e fundit ka përformuar në disa tubime. “Me Adelinën e Valin, n’Prizren ma t’bukurin ven’, një kafe e mirënjohje të thellë për mbështetjen e madhe gjatë fushatës zgjedhore të LDK-së”, ka shkruar Qun. Quni dhe këngëtarja Ismaili janë miq, e madje këngëtarja ishte nga të parët qe e uronte anëtarin e LDK’së kur ai u zgjodh kryetar i degës së partisë në Prizren.…
Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës ka zbarkuar në pjesën veriore të Mitrovicës me ç’rast ka arrestuar dy persona, njëri prej tyre i dyshuar për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviqit.Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Njëri nga të dyshuarit i cili është në kërkim nga policia e Kosovës, është Zhelko Bojiq- shef i operativës në pjesën veriore i cili dyshohet në fshehjen e provave në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Policia gjatë bastisjes së banesës së tij, ka arrestuar djalin e tij Velko…
Policia e Kosovës gjatë aksionit të sotëm në veri të vendit, ka dështuar të arrestojë personin kryesor të kërkuar, shefin e operativës së policisë për rajonin e veriut, Zhelko Bojiq.Burime të sigurta të KosovaPress-it bëjnë të ditur se ai ndodhet për pushime në qytetin e Budvas në Mal të Zi, dhe nuk ka qenë në dijeni rreth vendimit për t’u arrestuar. Ndryshe, forcat policore gjatë aksionit të sotëm në veri të vendit kanë arrestuar djalin e tij, V.B., si dhe hetuesin policor Rade Basara. Gjithashtu, personat janë arrestuar me urdhër të Gjykatës Speciale dhe dyshohet se janë të përfshirë në…
Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Media Works. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Media Works. Materialet janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Gazetës Express. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e Gazetës Express, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.
Express mëson se personi i dytë i arrestuar gjatë mëngjesit të sotëm nga ana e pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës është djali i Zhelko Bojiq i cili është shef i operativës së PK’së pjesën veriore në Mitrovicë.Bojiq është në kërkim nga ana e policisë së Kosovës. Ndërkohë gjatë bastisjes dhe arrestimit te djalit të Bojiqit, PK i ka konfiskuar atij edhe një armë. Zhelo Bojiq- shef i operativës në pjesën veriore po kërkohet nga ana e Prokurorisë Speciale të Kosovës si i dyshuari kryesor në fshehjen e provave qa kishin të bëjnë me vrasjen e ish-politikanit serb Oliver Ivanoviqit…
Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Joe Bide, paralajmëroi gjatë një debati mes kandidatëve demokratë për president se luftëtarët e të ashtuquajturit Shtet Islamik do t’i sulmojnë Shtetet e Bashkuara për shkak të vendimit të papritur të presidentit Trump për tërheqjen e trupave nga veriu i Sirisë.“ISIS-i do të vijë këtu. Ata do t’i dëmtojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për këtë arsye jemi përfshirë atje në rend të parë”, tha Biden gjatë debatit të transmetuar në rrjetin televiziv, CNN. Ai gjithashtu tha se NATO-ja nuk do të ekzistojë më, nëse Trump i fiton zgjedhjet përsëri vitin e ardhshëm. Në anën tjetër, presidenti Donald…
Kur anëtarët e familjes mbretërore paraqiten në publik, ata janë të rrethuar nga siguria. Për këtë arsye secili ka një emër të fshehtë, ndërsa ai i Mbretëreshës është Sharon.Ekipet e tëra janë rreth e rrotull, dhe secili anëtar i familjes ka një emër të fshehtë për të mbrojtur privatësinë dhe identitetin e tyre. Sipas një burimi të afërt me familjen që intervistoi gazeta britanike ‘Sun’ këtë javë, emri i fshehtë i Mbretëreshës Elizabeth nuk ka lidhje me ndonjë agjent sekret apo super hero. “Ajo gjithmonë shënohet me shkronjën” S “. Si Sharon,” tha burimi. Sipas Daily Mail, shkronja “S” është…
Një foto e rrallë e publikuar nga Gabriel Louis i takon vitit 1909 dhe është realizuar në qytetin e Mitrovicës.Atë e ka publikuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Abdullah Klinaku, ish drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Vushtrrisë. Në foto shihet një pamje e shqiptarëve që zihen mes vete e që sipas Klinakut shpërfaq histori dhimbje të shqiptarëve në hakmarrje dhe gjakmarrje. [embedded content] Postimi i plotë i Klinakut: Kjo foto e vitit 1909, e publikuar nga Gabriel Louis, është pamje e disa shqiptarëve në Mitrovicë që zihen e rrihen midis vete. E ai që…
Një profesor i Universitetit të Oksfordit është akuzuar se ia ka shitur një kompanie kundërthënëse amerikane fragmentet e një bible të vjetër. Kjo kompani ka qenë e përfshirë në disa skandale të profilit të lartë për shkak të blerjeve të artefakteve biblike.Dirk Obbink, një nga profesorët më të njohur të artefakteve, është akuzuar nga stafi i një projekti të Oksfordit, të quajtur “Oxyrhynchus Papyri”. Ai akuzohet për shitje të disa fragmenteve antike te një dyqan zinxhiror amerikan, i quajtur “Hobby Lobby”. Kjo shitje dyshohet se është bërë pa leje. Pronarët e kësaj kompanie janë themelues të Muzeut të Biblës në…
Alsat 2019-10-16T08:08:55+02:00 Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut i kryesuar nga kryetari Talat Xhaferi merr pjesë në Asamblenë e 141-të të Unionit Ndërparlamentar (UNP), që prej 13 deri më 17 tetor mbahet në Beograd. Në delegacion janë deputetët, Dime Vellkovski, Jovan Mitreski, Dimitar Stevananxhija, Agim Shaqiri dhe Julijana Nikollova, anëtarë të Delegacionit dhe Cvetanka Ivanova, sekretare e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pritet në këtë Asamble të UNP-së të marrin pjesë rreth 1.700 përfaqësues nga mbi 140 vende anëtare të BE-së, si dhe më shumë se 70 kryetarë të parlamenteve. Temë kryesore…

