Një aksident i rëndë ndodhi këtë pasdite te rrethrrotullimi i Saukut, pranë qendrës tregtare TEG. Një betoniere ka rënë nga lartësia duke përfunduar në autostradë. Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i betonieres dhe është plagosur një tjetër. Para se të binte nga rrethrrotullimi, mjeti i tonazhit të rëndë është përplasur me një automjet dhe më pas ka thyer barrierat metalike e ka rënë në autostradën Tiranë-Elbasan.
Mësohet se i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë dhe ai është drejtuesi i makinës me të cilën u përplas betonierja pas rënies. Sipas këtij raportimi nuk janë përcaktuar ende shkaqet e aksidentit.
“Një betoniere ra nga lartësia në autostradë në afërsi të TEG, viktima është drejtuesi i betonieres. Nuk dihen ende shkaqet e plota të aksidentit nëse kemi të bëjmë me shpejtësi tej normave apo me humbje të kontrollit. Deri tani konfirmohet një viktimë dhe po ashtu nga të dhënat një i plagosur në gjendje të rëndë.
Kur betonierja ka rënë është përplasur me një mjet “Audi” dhe i plagosuri është drejtuesi i saj”, raportoi gazetarja.



