Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Twitter se për pak ditë së bashku me bashkëshorten e tij do të shkojnë për pushime, raporton Gazeta Express.Kosnett ka shkruar se ai dhe Alision do të pushojnë disa ditë. Tutje, i njejti ka thënë se kur të kthehin do të vazhdojnë angazhimin me popullin e Kosovës, në internet, si dhe duke udhëtuar në të gjithë vendin./Express/ Alison and I are taking a few days off to recharge for the exciting challenges ahead. When we return, we look forward to continuing to engage with the people…
Author: almakos
Alsat 2019-10-14T14:26:55+02:00 Kryeministri Zoran Zaev mbetet optimist për marrjen e vendimit pozitiv nga Këshilli evropian për datë për negociata dhe beson se më 17 dhe 18 tetor do të ketë marrëveshje përfundimtare. “Mbetem optimist për arsye se i kemi të gjitha argumentet e botës të marrim vendim pozitiv nga Këshilli evropian. Nuk dëshiroj as të mendoj se a do të marrim datë. Pesëmbëdhjetë vite presim, sollëm vendime të mëdha, reforma, marrëveshjet janë përfunduar 100 për qind, me të vërtetë jemi shembull për tërë rajonin. BE-ja nuk guxon të lejojë ta dënojë më të mirin në kontinentin evropian sepse kjo është…
Alsat 2019-10-14T14:21:12+02:00 Boki 13 u shtrua përsëri në spital sot në mesditë. Ai u shtrua sërish në spitalin e qytetit “8 Shtatori” me pretekstin se nuk ndiheshe mirë dhe se kishte dhimbje të forta në stomak. Ndërsa Avokati i tij apeloi që Boki 13 të lirohet nga paraburgimi dhe të shtrohet në mënyrë permanente në spital. Boki 13 ndodhet në burgun e Shutkës që prej tre muajsh, si i dyshuari i parë në rastin “Reket” për zhvatjen për më shumë se një milion euro ndaj biznesmenit Orce Kamchev. Përveç tij në burg po qëndron edhe ish shefja e PSP-së, Katica…
Opozita hungareze i ka fituar zgjedhjet lokale në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, duke e rrëzuar nga pushteti kryetarin e partisë që është në pushtet në nivelin qendror.Kandidati liberal për kryetar të kryeqytetit hungarez, Gergely Karacsony, e mposhti kandidatin Istvan Tarlos, i cili e kishte mbështetjen e partisë së kryeministrit Voktor Orban. Fitorja shokuese paraqet humbjen e parë të rëndësishme në zgjedhje lokale për Orbanin që nga ardhja e tij në pushtet në vitin 2010. Opozita hungareze shënoi fitore edhe në pjesë të tjera të Hungarisë, duke fituar në 10 nga 23 qytetet kryesore të vendit. Partitë opozitare e kanë fituar…
Mbretëresha Elizabetë e Mbretërisë së Bashkuar e ka filluar fjalimin e saj në Pallatin Mbretëror duke thënë se prioritet i qeverisë britanike gjithmonë ka qenë largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian më 31 tetor.Sidoqoftë, ajo ka theksuar se qeveria e dëshiron një marrëdhënie të re bashkëpunuese me Bashkimin Evropian, e cila do të jetë e ndërtuar mbi themelin e tregtisë së lirë. Mbretëresha njoftoi edhe për ndryshimet që do të ndodhin pas largimit të vendit nga BE-ja. Kështu, do të ketë rregullore të reja për peshkatarinë dhe bujqësinë dhe do të futet në fuqi një ligj i ri…
Alsat 2019-10-14T13:50:13+02:00 Komisioni Rregullator i Energjisë ka publikuar para pak minutash listën me çmimet e reja të karburanteve. Pas mesnatës benzina Eurosuper BS-95 do të ulet për gjysmë denari dhe do të kushtojë 67.5 denarë për litër, ndërsa çmim për benzinën EUROSUPER BS-98 nuk ndryshon, mbetet 70 denarë për litër. Edhe EURODIESEL (DEV) nuk ndryshon dhe do të kushtojë 62 denarë për litër. Vendimi i KRRE-së ul çmimin me pakicë të naftës së papërpunuar M-1 NS me 0.085 denarë për kilogram dhe do të arrijë në 33,694 denarë për kilogram. Loading…
Policia e Rajonit të Pejës kanë njoftuar se kanë arrestuar një person nga Juniku, raporton Express.Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Junik, ka ndërmarrë veprime policore në ekzekutim të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Pejë, Dega në Deçan, në kërkim të të dyshuarit të dënuar me një (1) vit e gjashtë (6) muaj burgim, ku sot më 14.10.2019 rreth orës 10:00, në Junik, është arrestuar personi i kërkuar: M. Z. i lindur me 1980 m/k/sh Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, ndërsa i dyshuari në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Pejë, Dega në Deçan, është dërguar në…
Një aksident tragjik në autostradë i ka marrë jetën një të riu shqiptar në SHBA. Altin Nezaj, 17 vjeç po udhëtonte me shokë të tij, një djalë dhe një vajzë. Automjeti doli nga rruga dhe ra në trasenë e hekurudhës. Në këtë aksident humbi jetën edhe shoqja e të riut shqiptar, e moshës 15-vjeçare, ndërsa djali tjetër mbeti i plagosur rëndë.Siç duket edhe nga fotot, pasojat e aksidentit janë tragjike. Automjeti është shkatërruar krejtësisht. Emri i të ndjerit u bë i njohur për publikun nga një mesazh i shkollës ku mësonte, pikërisht shkolla e mesme “Pearl River”. Altini ishte edhe…
Alsat 2019-10-14T13:18:01+02:00 Maqedonia e Veriut duhet t’i fillojë negociatat me Bashkimin Evropian, ndërsa presidenti francez, Emanuel Makron nuk duhet ta bllokojë atë, konsideron ish-presidenti bullgar, Rosen Plevneliev. Në deklaratë për BGNES, Plevneliev thotë se BE-ja duhet të sjellë vendim për fillim të negociatave inkuadruese edhe me Maqedoninë e Veriut edhe me Shqipërinë, me çka do ta tregojë kredibilitetin e vet dhe rolin stabilizues të Ballkanit. “Prej çdoherë kam qenë kundër kur dikush nga vendet anëtare të BE-së, siç është tani rasti me Francën për shkaqe të brendshme politike i bllokon zgjerimin e Unionit dhe projektet e përbashkëta të cilat janë…
Vajtuesit në Irlandë nuk mund ta besonin kur dëgjuan një zë përtej varrit në funeralin e një burri vendas.Ata që morën pjesë në varrosjen e veteranit të Forcës së Mbrojtjes Irlandeze Shay Bradley të shtunën në Kilmanagh, Leinster, nuk mund ta besonin kur ai filloi të flasë me ta nga arkivoli i tij. Ndërsa shikonin arkivolin e tij duke u varrosur, zëri i tij mund të dëgjohej duke bërtitur: ‘Përshëndetje. A ka njeri. Më lini të dal.’ Ndërsa regjistrimi luante zërin e tij duke trokitur në drurin e arkivolit, ai vazhdoi: ‘Ku dreqin jam? Më lini të dal, më lini…
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar në pikën kufitare në Vermicë si dhe ka konfiskuar një sasi të substancave narkotikeGjatë kontrollit të një veture me targa të Shqipërisë në të cilën kishin qenë dy të dyshuar, shtetas të Shqipërisë është gjetur dhe është konfiskuar një sasi e substancave narkotike e llojit marihuanë me peshë 1 kilogramë e 69 gramë. Përveç substancave narkotike nga të dyshuarit është konfiskuar vetura dhe dy telefona celularë. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Presidenti Hashim Thaçi është takuar me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi dhe kreun e AKI-së, Shpend Maxhuni, lidhur me rezultatet e hetimeve rreth helmimit të 11 punëtorëve të KQZ’së gjatë ditës së djeshme. Nga ky takim është bërë e ditur se në ekzaminimin e mostrave të zarfeve të marra në Shërbimin e Votuesve do të përfshihen edhe ekspertët ndërkombëtarë, raporton Express.Përmes një komunikate drejtuar mediave, Zyra e Presidentit ka njoftuar se Thaçi ka kërkuar nga institucionet shtetërore relevante që rasti të hetohet deri në fund. “Kërkoj nga institucionet shtetërore që me profesionalizëm të hetohet tërë…

