Një peshk që mund të marrë frymë dhe që mund të jetojë në tokë është gjetur në Georgia të Shteteve të Bashkuara. Sidoqoftë, zyrtarët po kërkojnë që njerëzit ta mbysin atë kudo që e shohin, sepse i rrezikon llojet tjera të gjallesave.“Duke iu falënderuar raportimit të shpejtë të një qytetari, stafi ynë pati mundësi që ta hetojë dhe vërtetojë praninë e këtij peshku në këtë hapësirë ujore”, tha Matt Thomas, drejtor i shoqatës së peshkatarëve. “Tash jemi duke marrë masa për të parë nëse këta peshq janë përhapur edhe në rajone të tjera”, shtoi ai. Ky peshk ka ngjyrë kafe…
Author: almakos
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e prokurorisë në këtë qytet duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit J. T..“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 11.10.2019, rreth orës 20.00 minuta, në fshatin Livoq i Ulët, Komuna e Gjilanit, i pandehuri me dashje ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm përmes armës – revole , në atë mënyrë që pasi që kryen vjedhje në shtëpinë e të dëmtuarit V. Z., më pas hynë në oborrin e të dëmtuarit L. Z., dhe pasi që i njëjti hetohet, gjatë ikjes i pandehuri ballafaqohet me të dëmtuarin L.Z. dhe prindin…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar pas zhvillimeve rreth zarfeve me vota nga Serbia që shkaktuan alergji tek punonjësit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.Pas siç tha ai “kërcënimeve të Prishtinës për ta larguar nga institucionet Listën Serbe”, Vuçiq paralajmëroi për një zhvillim shumë të keq dhe iu bëri thirrje partnerëve perëndimorë dhe Kosovës të “arsyetojë” për të shmangur katastrofën. “Jam shumë i shqetësuar për situatën në Kosovë veçanërisht në lidhje me përpjekjen e shqiptarëve për të marrë vendim për shfuqizimin e Listës Serbe”. Këto komente kreu i shtetit serb i bëri në takim me kryetaren e Këshillit të Federatës…
Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se kanë arrestuar një person në Viti pasi që i njejti me bashkëshorten e tij kishte demoluar orenditë dhe gjënsende të ndryshme në shtëpi, duke e kanosur atë se do ta djegë edhe shtëpinë, raporton Gazeta Express.Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull K/shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare kishte demoluar orenditë dhe gjësende të ndryshme në shtëpi dhe e ka kanosur atë se do ta djegë edhe shtëpinë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit…
Një foshnjë e gjinisë femërore, e cila besohet se ishte varrosur për së gjalli në rajonin verior indian të Uttar Pradesh-it, është gjetur dhe është shpëtuar nga një banor lokal.Burri e kishte gjetur foshnjën të vendosur në një enë të bërë nga dheu, e cila ishte futur në një thellësi të vogël nën dhe. Ai e gjeti foshnjën kur shkoi për ta varrosur vajzën e tij, e cila kishte vdekur disa minuta pas lindjes. Ky person e njoftoi menjëherë policinë dhe foshnja u dërgua në spitalin rajonal në Bareilly. Mjekët thonë se gjendja e saj është duke u përmirësuar. Policia…
Marigona Geci-Lala, ka arritur që të sigurojë votat e mjaftueshme që i sigurojnë ulëse në Kuvend të Kosovës, ani pse e njëjta ka garuar për herë të parë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme, shkruan Gazeta Express.E njëjta në listën që tashmë është bërë publike, radhitet si një nga kandidatet më të votuara, derisa, pa u numëruar votat e diasporës, ato me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, Geci numëron gati 16 mijë vota. Sipas numërimeve që janë bërë deri më tani Geci që kishte garuar me numrin 78, ka dalë e 7-ta në listë. Marigona Geci-Lala është vajza…
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka dhënë detaje nga takimi i saj me të dërguarin special të presidentit amerikan për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell.Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq nuk ka dashur ta komentojë përmbajtjen e bisedës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me të dërguarin special të presidentit amerikan, Richard Grenell. Por, ajo ka thënë se është e njohur me përmbajtjen e saj dhe theksoi se takimi i saj me Grenellin ka qenë i mirë dhe i përqendruar tek zhvillimi ekonomik. Bërnabiq në emisionin Hit në “TV Pink” ka thënë se ia përcolli Grenellit porpsinë se Beogradi…
Nesër fillon procesi i eliminimit të brejtësve apo deratizimit vjeshtor i rrjetit të kanalizimit, bodrumeve dhe garazheve publike nëpër lagjet e Prishtinës.Ky proces ka për qëllim ruajtjen e shëndetit publik përmes zvogëlimit dhe mbajtjes nën kontroll të numrit të brejtësve që qarkullojnë nëpër rrjetin e kanalizimit e që mund të paraqesin kërcënim për shëndetin publik të qytetarëve. Komuna e Prishtinës thotë se bashkëpunimi i qytetarëve në këtë aktivitet është shumë i rëndësishëm, prandaj ata lusin qytetarët që t’i përkrahin në mënyrë që ky aktivitet të realizohet me sukses. Kërkohet nga qytetarët që t’i hapin dyert e podrumeve dhe garazheve në…
Alsat 2019-10-14T10:28:43+02:00 Zoran Zaev dhe prokuroria Ruskoska nuk kanë interes ta zgjidhin rastin “Reket”. Përkundrazi, Zaev dhe Ruskoska kanë interes rastin ta mbyllim në mënyrë do t’i fshijnë gjurmët të cilat çojnë nga koka e oktapodit. Sepse gjashtë muaj nuk ka vepruar kundër Remenskit. Për këtë arsye ajo edhe tani është lënë e lirë. Nuk ka dëshmi më të madhe për bashkëpunim mes Zaevit, Ruskoskës dhe Remenskit nga fakti se Frosina Remenski do të vendos për ligjin e prokurorisë publike, ligj nga i cili varet puna e Villma Ruskoskës. Në mënyrë shtesë, nëse Jovçe Remenski si funksionar i lartë në…
Një nënë e lindi foshnjen e saj pajetë, pasi u kthye mbrapsht dy herë nga spitali. 31-vjeçarja Stela Ernu ishte gati 2 javë me vonesë kur i erdhën dhimbjet e lindjes, që i zgjatën 54 orë.Gruaja, nga Aveley, Essex deklaron se stafi i Spitalit Universitar Basildon e ktheu mbrapsht në dy raste dhe akuzon ata si përgjegjës për humbjen e të birit. Sipas asaj që shkruan britanikja The Sun, për rastin në fjalë ka nisur një hetim 6 muaj më parë, por familja nuk ka marrë ende përgjigje për brengën e tyre. “Si një grua që po sjell në jetë…
Një burrë, i cili ishte dënuar gabimisht me 19 vjet burgim për vrasjen e një zyrtari të lartë policor në Australi, është dëmshpërblyer nga shteti me shtatë milionë dollarë australianë.David Eastman ishte dënuar fillimisht me burgim të përjetshëm në vitin 1995 për vrasjen e policit Colin Winchester, i cili kishte pozitë të lartë në Departamentin e Policisë Federale. Më vonë, ai ishte liruar pasi një gjykatë kishte vlerësuar se ky person i është nënshtruar një gjykimi të padrejtë. Vitin e kaluar, gjykata përsëri e liroi nga faji në procesin e dytë gjyqësor për këtë çështje. Sidoqoftë, vrasja e policit nuk…
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq duke komentuar rastin e ndërprerjes së numërimit të votave nga Serbia pas rastit me zarfet që shkaktuan alergji ka thënë se kjo është “përpjekje që serbët e tyre t`i fusin në qeverinë e re të Prishtinës”.“Kam frikë se nuk i intereson sesi votuan serbët, dhe serbët që do të hynin në atë qeveri nuk u interesojnë. Bëhet fjalë për njerëzit të cilët kur deshën ta bënin Ushtrinë e Kosovës direkt e shkelën kushtetutën e tyre”, tha ajo për Tv Pink. Nëntë persona, të gjitha këto femra, dy prej tyre shtatzënë, nga 26 që kanë kërkuar ndihmë…

