Sot janë mbajtur zgjedhjet nacionale në Poloni ku kanë dalur në votim 61.6% e popullësisë, që është rekord për këtë vend që nga rënia e komunizmit në vitin 1989. Sipas të dhënave të para, në vendin anëtar të BE’së, fitues ka dalur partia e djathtë që është në pushtet PiS.PiS, që është shkrutesë për Partinë e Ligjit dhe Drejtësisë, duket se do të fitojë një shumicë në parlamentin e vendit dhe kështu do të drejtojë vendin edhe për katër vite të tjera. Exit-polli, që është bërë nga kompania ndërkombëtare Ipsos, thotë se PiS ka amrrë 43.6% të votave, që do…
Author: almakos
Ky është momenti i çuditshëm kur një hajn që po tentonte të bënte një grabitje, drejton armën tek një kalimtar. Por pastaj ai e kupton se personi në fjalë është një mik i tij, transmeton Gazeta Express.Viktima ishte duke ecur qetësisht në rrugët e qytetit të tij në Argjentinë në momentin kur një person ndalon nga motoçikleta dhe i drejton revolen pa ndonjë arsye. Për fat ai person del të jetë një shok i tij. Këto janë pamjet: /Express/
Fshati Nasalë që gjendet në komunën e Gjilanit po boshatiset çdo ditë e më shumë.Aktualisht aty kanë mbetur edhe 30 familje. Shumica e banorëve jetojnë në mërgim. Ndërsa, këta që kanë mbetur ankohen se janë lënë pas dore nga pushteti komunal. Rrugët e fshatit nuk janë të asfaltuara ndërsa banorët problemin më të madh e kanë me mungesën e ujit të pijes. Para disa vitesh është hapur një pus për t’i furnizuar banorët me ujë, por uji ka dalë mineral dhe i nxehtë rreth 30 gradë celsius. Si pasojë e boshatisjes së fshatit, në shkollë janë vetëm 9 nxënës. Banorët…
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, e cila në zgjedhjet e fundit ka qenë kandidate për deputet nga radhët e koalicionit serb “Sloboda”, ka paralajmëruar se jeta e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe nënkryetares të LDK’së, Vjosa Osmani, mund të jetë në rrezik.Trajkoviq, tha se shqetësimet e saj kanë të bëjnë me atë që “të gjithë qytetarët e Kosovës po mbijetojnë, ‘e kjo është ndarja me koalicionin e luftës’”, ka thënë Trajkoviq për Fonet. “Sado që kjo do të jetë diçka e pabesueshme për publikun serb, ky është shqetësimi i një gruaje serbe nga Kosova për ndryshimet…
Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka bërë të ditur se nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për të siguruar edhe një mandat në Kuvendin e Kosovës.Rugova ka thënë se megjithatë do të vazhdojë punën për LDK-në. “Në bazë të dhënave të para duket që kësaj here nuk do të jem pjesë e Kuvendit. Dua të ju siguroj që unë nuk jam nga ata që fajin për këtë e kërkon në teori konspirative, reale apo imagjinare, pasi që konsideroj se interesi i LDK është më i rëndësishëm se hatërmbetjet individuale. Ju siguroj që do të vazhdoj me angazhimin tim…
Një vajzë 16 vjeçare ditë më parë ka mbajtur fjalim në Parlamentin Europian.Rea Sylejmani paraqiti problemet për dhunën dhe diskriminim gjinor. Sipas saj, me fjalimin që bëri, ajo nuk e përfaqësoi vetëm Kosovën. “Kam folur para disa ministrave të Parlamentit dhe kam dhënë fjalimin mbi dhunën dhe diskriminim e vajzave në botë” Atje ka folur edhe për një mangësi në sistemet arsimore. Sipas saj kjo i ka dhënë një përshtypje të mirë ministrave të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. [embedded content]
Një mjet shpërthyes është gjetur në rrugën “Jeton Dedushaj” në algjen Kristal në Pejë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ka bllokuar rrugën dhe tani po pret të vijë njësia për deminim.Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova. “Rreth orës 18:10 policia ka pranuar informatën se në rrugën “Jeton Dedushaj” në Pejë, gjendet një mjet shpërthyes, policia ka marrë masat adekuate për sigurimin dhe bllokimin e një pjese të rrugës. Është bllokuar një pjesë e rrugës, dhe jemi duke pritur njësinë për deminim” Nuk ka informacione…
Komisioni Qendror Zgjedhor pas rastit të kundërmimit dhe shfaqjes së alergjisë të nëntë zyrtarëve të saj duke verifikuar votat e ardhura nga Serbia, ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme.Me këtë rast, kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka tha se të gjitha zarfet që dyshohen për substanca të ndryshme do të qëndrojnë në objektin e Ministrisë së Infrastrukturës, ndërsa për votat e tjera afër 15 mijë të diasporës, ajo tha se nesër do të dërgohen në QNR. “Votat që janë vlerësuar që kanë qenë në hapësirën e mbyllur, KQZ ka vendos që këto vota nesër nën përcjelljen e policisë të dërgohen në…
Sot në orën 09:00 të mëngjesit, në Qendrën e Verifikimit të votave kishte filluar procesi i verifikimit të votave të ardhura nga Serbia me postë për zgjedhjet e 6 tetorit. Procesi ishte i mbikqyrur maksimalisht pasi që kishte raportime në medie se kishte parregullsi në pakot e zarfeve me vota të diasporës. Aty ishin vërejtur zarfe që nuk kanë fare të bëjnë me votim.Megjithatë kësaj radhe zarfat e votimit kishin një tjetër problem. Në orën 11:21, Gazeta Express kishte raportuar se procesi i numërimit është ndërprerë. Arsyeja ishte se zarfet kundërmonin. Verifikuesit kishin pësuar alergji pasi kishin prekur zarfet me…
Ramiz Kelmendi i tërheq vëmëendjen Albin Kurtit, i cili sot tha për të se është përkrahës i regjimit të shkuar. Kelmendi ndihet i linçuar nga Kurti e thotë se ai dëshiron që t’i nënshtrojë sipërmarrësit ndaj mendësisë së tij.Biznesmeni Ramiz Kelmendi përmes një shkrimi në Facebook, i është kundërpërgjigjur kandidatit për kryeministër, Albin Kurtit, i cili sipas rezultateve preliminare i ka fituar zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit. Kurti sot e ka quajtur Kelemndin përkrahës të “regjimit të shkuar”, që ka aluduar në përkrahjen që pronari i grupit “Elkos” ia ka dhënë PDK’së. Kandidati për kryeministër ka thënë se Amar Pushka…
Ky është momenti dramatik kur një veturë nuk respektoi shenjën e kuqe në semafor dhe shkaktoi një aksident, transmeton Gazeta Express.Aksidenti ishte aq i rëndë sa që njëra nga vetuarat është rrotulluar fare nga impakti i rëndë. Gjatë rënies kjo veturë u përplas edhe me një veturë tjetër në anën e kundërt të rrugës. Ngajrja ka ndodhur në qytetin e Toënsville në SHBA. Këto janë pamjet e huazuara nga mediumi Daily Mail: /Express/
Manipulim me votat e serbëve në Kosovë, e kanë quajtur zyrtarët serbë helmimin e anëtarëve të komisionit të QNR-së.Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, e ka paralajmëruar opinionin vendor e atë ndërkombëtar se ky manipulim po bëhet me qëllim që me çdo kusht në Kuvendin e Kosovës, pavarësisht vullnetit të serbëve, të futen ‘serbët e Kurtit’. “Nga kjo çfarë ndodhi sot, të gjithë duhet ta shohin se çfarë budallenjsh shovinistë në Prishtinë merren me politikë, dhe se e gjitha kjo bëhet që serbët, prapë rrejshëm, të akuzohen dhe të ekspozohen ndaj urrejtjes, me qëllim…

