Alsat 2019-10-13T14:34:34+02:00 Shoqatat civile, që kundërshtojnë punën e përmbaruesve, vazhdojnë betejën e tyre siç thonë derisa sa të fitojnë drejtësinë. Problemet e tyre por edhe të një numri të madh të qytetarëve ata ia prezantuan Presidentit Stevo Pendarovski. Sipas tyre, presidenti ishte shtangur teksa dëgjonte vështirësitë, me të cilat përballen disa qytetarë. Pendarovski ka premtuar të bisedojë me kryeministrin Zaev dhe të përpiqet të zgjidhin problemet së bashku. Ka shembuj, i kemi paraqitur presidentit, një qytetar ka marrë kredi pesë mijë euro ose treqind mijë denarë, imagjinoni kur ai na i tregoi dokumentet – ai duhej të kthente një milion…
Author: almakos
Tunizianit po votojnë të dielën për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit në rundin e dytë të zgjedhjeve. Pas revolucionit të vitit 2011, votuesit i kanë refuzuar politikanët e vjetër dhe në rundin e dytë i dërguan dy figura të reja.Shefi mediatik, Nabil Karoui, dhe kundërshtari i tij, profesori i pensionuar i drejtësisë, Kais Saied, arritën t’i mposhtin 24 rivalë të tjerë në rundin e parë, i cili u mbajt muajin e kaluar. Popullsia e Tunizisë po përballet me papunësi të lartë, inflacion të madh, shërbime të dobëta publike dhe presion nga huadhënësit e huaj për ta zvogëluar deficitin.…
Nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës janë deklaruar për nëntë pacientet femra të cilat dyshohet se u helmuan nga kutitë me vota serbe. Dy nga nëntë pacientet janë shtatzënë. Ndërkohë gjendja shëndetësore e të gjitha këtyre pacienteve sipas QKUK’së raportohet të jetë stabile, shkruan Express.“Në ora,11:58, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare, janë lajmëruar 9 pacientë të gjinisë femrore, dy prej tyre shtatzënë, me kruarje të duarve të intenzitetit të ultë. Dy nga to kanë patur edhe vjellje. Të gjitha kishin ndjenjë diskonforti dhe frikë. Te të gjitha rastet nuk ka patur sindromë infeksioze dhe gjendja e përgjithshme…
Rreth 26 persona dyshohet se kanë marrë alergji në duar gjatë numërimit të votave të ardhura nga Serbia.Valmir Elezi, zëdhënësi për media nga KQZ, ka bërë se kjo nuk ka ndodhur në QNR por në hapësirën e Ministrisë së Infrastrukturës. “Sa për sqarim, ngjarja nuk ka ndodhur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, por në hapësirën e ndërtesës së Ministrisë së Infrastrukturës ku është i vendosur shërbimi votues”. “Puna në QNR është duke vijuar me normalitet”, ka thënë Elezi për Express Prokurori dhe Policia janë në vendin e ngjarjes duke zhvilluar hetimet. “Tani për tani unë nuk mund të them asgjë…
Prokurorët Special të Prokruroisë së Kosovës kanë dal në vendin e ngjarjes ku dyshohet se u helmuan 26 zyrtarë të angazhuar nga KQZ në procesin e verifikimit të votave të ardhura nga jashtë Kosovës saktësisht nga Serbia. Zyrtarët kanë pësuar alergji pas kontaktit me këto zarfe.E me rastin, tashmë sic duket po merret edhe Prokuroria Speciale e Kosovës. Një prokuror i specializuar ëhstë në vendin e ngjarjes. Kështu ka deklaruar për Express, Ekrem Lutfiu, zëdhënës në Prokurorinë Speciale të Kosovës. “Një prokuror i Prokurorisë Speciale ka dal në vendin e ngjarjes në QNR”, i ka thënë shkurt Gazetës Lutfiu. Disa…
Alsat 2019-10-13T13:01:01+02:00 Sektori për siguri në komunikacion pranë SPB Shkup, dje prej orës 6:00 deri në mesnatë kreu aksion kontrolli për zbulimin e vozitësve të cilët e kanë tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes me automjet motorizues në rajonin e Shkupit. Me atë rast janë sanksionuar 43 vozitës të cilët e kanë tejkaluar shpejtësinë. Janë zbuluar edhe 46 kundërvajtje të tjera për të cilat janë dhënë 16 urdhër-pagesa dhe 30 urdhër-pagesa kundërvajtëse, kumtoi MPB. Sektori për siguri në komunikacion pranë SPB Shkup mbrëmë prej orës 23:00 deri në orën 5:00 kreu aksion kontrolli për zbulimin e vozitësve të cilët kanë drejtuar automjetin…
Me kruraje, djegie e temperaturë janë paraqitur pranë qendrës kryesorë të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, 26 zyrtarët kosovarë të cilët dyshohet se janë helmuar nga zarvet me vota të cilat kanë ardhur nga Serbia. Të gjithë këta persona janë trajtuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ‘Fehmi Agani’, në Prishtinë. Procesi i verifikimit të zarfeve me vota, të ardhura nga Serbia, është ndërprerë rreth orës 11:00.Gentiana HASANI Doktorët e kësaj qendre i thanë Expressit se pacientët pra 26 zyrtarët kanë pasur simptoma të temperaturës, kruarjes e djegies në fytyrë e duar. Të gjithë ata janë referuar për në Qendrën Klinike…
Burim Ahmetaj udhëheqës i Qendrës së numërimit dhe rezultateve shtoi se mesatarja e kohës për rinumërim është 4 orë e gjysmë.“Janë duke u rinumëruar vendvotimet të cilat për shkak të gabimeve teknike të formularëve është dashur të sillen për tu rinumëruar mirëpo të gjitha këto vendvotime janë vendvotime me të cilat dalje e votuese apo pjesëmarrja e votuesve është shumë e madhe që do te thotë mesatarja është 250 deri 400 votues që do të thotë nuk mundemi brenda një ndërrimi të kryhet rinumërimi më shume se 1 kuti për fat të keq nuk e kemi një vendvotim ku ka…
Alsat 2019-10-13T12:07:45+02:00 Një person e humbi jetën ndërsa një është lënduar në një aksident i cili ndodhi rreth orës 4:20 në rrugën Strumicë – Radovish në udhëkryqin për fshatin Radiçevë, informoi Verner Stoillov nga Njësiti territorial i zjarrfikësve të Strumicës. Në aksident janë përfshirë një kamion i markës “DAF” dhe një veturë “Sharan”. Në tërheqjen e personit që e humbi jetën dhe të lënduarit nga automjeti kanë marrë pjesë gjashtë zjarrfikës dhe një automjet i zjarrfikësve me përdorimin e veglës hidraulike. I lënduari është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Strumicës. Loading…
Mijëra njerëz janë duke shpërndarë një informacion të rremë se një kompani e njohur kosovare po dhuron një shtëpi në këmbim të shpërndarjes së informacionit në rrjetin social FB.“✅ Pëlqeje faqen tone Marigona Residence ✅ Shpërndaje këtë postim ✅ Përmendi 4 shokë/shoqe në koment”, thuhet në njoftimin e faqes së rreme me emrin e kompanisë. Zyrtarë të Kompanisë Marigona Residencë kanë konfirmuar për Gazetën Express se faqja është e rreme. Valton Bilalli, aksionar në Marigona Rezidence, ka thënë se kanë njoftuar edhe policinë më këtë mashtrim që po ndodh në rrjetin social Fb. “Është rrenë. Të njëjtën faqe e kemi…
Procesi i verifikimit të zarfeve me vota, të ardhura nga Serbia, është ndërprerë rreth orës 11:00. Kjo pas kundërmimit të zarfeve. Si pasojë raportohet të jenë helmuar rreth 26 zyrtarë kosovarë që kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve. Lajmin për Expreess Besnik Buzhala nga divizioni i Shërbimit të Votuesve. Sipas tij, zyrtarët kanë shenja të alergjisë në fytyrë dhe në duar.AI për Gazetën Express ka deklaruar se janë 5 kuti rreth 80 litërshe që kanë ardhur nga Serbia me vota të cilat pas hapjes kanë kutërbuar. “Janë diku rreth 26 zyrtarë që janë helmuar pra kanë marrë alergji…
Në Qendrën e verifikimit të votave është ndërprerë procesi i verifikimit të votave të ardhura nga Serbia.Procesi është ndërprerë për shkak të kundërmimit të zarfeve. Verifikuesit kanë pësuar alergji pasi kanë prekur zarfet me votat e ardhura nga Serbia. Disa prej verifikuesve u është shfaqur alergji në duar dhe fytyrë. Procesi është ndërprerë dhe nuk dihet kur do të rinisë. KALLXO.com ka raportuar për disa parregullsi gjatë verifikimet të zarfeve me votat nga Diaspora. Gjatë këtij procesi në disa raste në pakot me zarfe të votave nga Diaspora janë vërejtur edhe zarfe që s`kanë të bëjnë fare me votat nga…

