Zyrtarët e fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump, të cilët merren me organizimin e tubimeve zgjedhore, janë përfshirë në një mosmarrëveshje me zyrtarët e Minneapolis-it këtë javë pasi zyrtarët e një stadiumi paralajmëruan se nuk do ta lejojnë mbajtjen e tubimit, nëse nuk paguhet fatura prej 530 mijë dollarësh.Kur zyrtarët e fushatës kërcënuan se do të paraqesin padi për këtë faturë, stadium më në fund e tërhoqi kërkesën. Megjithatë, kryetari i qytetit vazhdon të këmbëngulë se partia e presidentit i ka borxh autoriteteve lokale. Minneapolis nuk është qyteti i vetëm që është ankuar për shpenzimet e fushatës së presidentit. Raportohet…
Author: almakos
Alsat 2019-10-13T10:00:10+02:00 “E diela është më e bukur kur nis sportive!”- shkruan Ilir Meta në një postim të pak minutave më parë në Facebook. Në video, presidenti shfaqet buzë detit, duke e mbajtur topin me këmbë, për ta pasuar në kraharor dhe më pas sërish në këmbë.Duket se pavarësisht zhvillimeve intensive në vend dhe bërjes së shpejti publike të raportit përfundimtar të Komisionit të Venecias, kreu i shtetit ka gjetur kohë edhe për pak aktivitet fizik. Loading…
Të licencuar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe në bashkëpunim me Sindikatën për Arsim Shkencë e Kulturë, ligjëruesit e Departamentit të Gazetarisë së Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë vazhduar trajnimin e mësimdhënësve në fushën e edukimit medial. Deri me tani janë certifikuar rreth njëmijë mësimdhënës nga e gjithë Kosova, të cilët kanë marrë njohuri bazike për përdorimin e mediave, përmabjtet mediale dhe zhvillimin e gjykimit kritik gjatë përdorimit të tyre. Ligjëruesit Remzie Shahini – Hoxhaj, Gëzim Qerimi, Faton Ismajli, Alban Zeneli, Muhamet Jahiri, Dren Gërguri dhe Blerta Blakaj, vetëm gjatë muajit shtator dhe tetor kanë mbajtur trajnime në…
Kur Joevie Alvarado u bë mësuese, ajo kurrë nuk kishte menduar se do t’i mësojë nxënësit amerikanë, mbi 12 mijë kilometra larg shtëpisë së saj. Megjithatë, mungesa e madhe e amerikanëve të interesuar për të punuar si mësues i ka detyruar disa shkolla që të kërkojnë punëtorë në pjesën tjetër të botës.“Viti i parë është paksa i vështirë, sepse jam person i tillë që i mungon shumë familja”, thotë mësuesja Alvarado, e cila ka punuar si mësuese një dekadë në Filipine, para se të vendosej në Arizona të Shteteve të Bashkuara. “Sa i përket pagës, paga ime në Filipine ishte…
Së paku 15 njerëz janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë gjatë sulmit në një xhami në pjesën veriore të Burkina Fasos.Disa persona të armatosur hynë në Xhaminë e Madhe në Salmossi në kohën kur besimtarët ishin duke u falur. Ky sulm ndikoi që shumë banorë lokalë të largohen nga fshati, i cili ndodhet afër kufirit me Malin. Qindra njerëz janë vrarë në këtë shtet në vitet e fundit, kryesisht nga grupet xhihadiste. Një dëshmitar tha: “Që nga mëngjesi, njerëzit kanë filluar të zhvendosen nga zona”, duke shtuar se në këtë vend ekziston një atmosferë paniku, pavarësisht dërgimit…
Zgjedhjet e parakohshme Vetëvendosjen fituese. Ende pa u formuar legjislatura e shtatë kreu i kësaj partie Albin Kurti ka premtuar reforma të thella në drejtësi, ekonomi, arsim e shëndetësi.Por një nga çështjet me prioritet të kësaj Qeverie, do të mbetet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi. Bashkëpartiaku i Kurtit, Rexhep Selmi, konsideron se Qeveria e udhëhequr nga Kurti, do të ketë qasje dhe raport tjetër ndaj dialogut, duke u shprehur se VV-ja nuk do ta lëndojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. “Ne do të kemi raport dhe qasje krejt tjetër kundrejt Serbisë pa e lënduar asnjëherë Sovranitetin dhe Integritetin territorial të…
Disa helikopterë të ushtrisë janë përdorur për t’i nxjerrë njerëzit nga shtëpitë e vërshuara të dielën në Japoni. Ky vend është goditur rëndë nga tajfuni “Hagibis”, i cili deri më tash i ka shkaktuar së paku shtatë viktima, ndërsa 15 persona të tjerë janë zhdukur.Megjithatë, sipas transmetuesit publik japonez, dhjetë njerëz kanë vdekur, 16 janë zhdukur dhe 128 të tjerë janë lënduar pasi një ndër stuhitë më të forta në gjashtëdhjetë vjetët e fundit e përfshiu pjesën jugore të Tokios dhe më pas vazhdoi drejt veriut. “Tajfuni i madh ka shkaktuar dëme shumë të mëdha në pjesën lindore të Japonisë”,…
Militantët që po luftojnë përkrah forcave turke gjatë ofensivës së Ankarasë përgjatë kufirit mes Turqisë dhe Sirisë i kanë vrarë të paktën nëntë civilë, përfshirë një politikane kurde. Lajmin e bëri të ditur një monitorues i të drejtave të njeriut.“Nëntë civilë janë ekzekutuar në momente të ndryshme në pjesën jugore të qytetit Tal Abyad”, tha Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut. Sipas forcave kurde, në mesin e personave të vrarë është politikania Hevrin Khalaf dhe vozitësi i saj. Forcat Demokratike Siriane thanë përmes një deklarate se ajo është nxjerrë nga vetura gjatë një sulmi të përkrahur nga forcat turke…
Alsat 2019-10-13T08:42:01+02:00 Moti sot në mbarë vendin do të jetë me diell dhe I ngrohtë, do të fyej erë e lehtë jugore. Temperature e mëngjesit do të sillet prej 6 deri në 12 gradë, derisa ajo e ditës prej 20 deri më 28 gradë Celsius. Edhe në Shkup e rrethinë do të mbaj mot I ngjashëm. Temperatura e mëngjesit do të arij deri në 10 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 26 gradë Celsius. Nga Enti hidrometeorologjik njoftojnë se pason mot me diell dhe me temperatura ditore të pazakonta për këtë periudhë të vitit. Loading…
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Reduktimit të Katastrofave.Shënimi i kësaj dite ka filluar të shënohet nga viti 1989, pas një thirrje nga Asambleja e Përgjithshme të OKB-së, për të pasur një ditë për të promovuar një kulturë globale të reduktimit të rrezikut nga katastrofat. E mbajtur çdo 13 tetor, Dita Ndërkombëtare për Reduktimin e Katastrofave feston globalisht mënyrën se si njerëzit dhe komunitetet po reduktojnë ekspozimin e tyre ndaj katastrofave. Gjithashtu rrit vetëdijen për rëndësinë e zvogëlimit të rreziqeve me të cilat ballafaqohen. Strategjia Ndërkombëtare e OKB-së për Reduktimin e Katastrofave pasqyron një ndryshim të madh nga reagimi ndaj katastrofës në…
Deputetët që janë kundër largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian thanë të shtunën se ata po fitojnë përkrahje të mjaftueshme nga partitë e ndryshme për ta siguruar mbajtjen e referendumit të dytë për Brexit-in.Kjo përkrahje është rritur për shkak të frikës se kryeministri Johnson nuk do të mund ta sigurojë një marrëveshje me BE-në, e cila do të mund të miratohej në kuvendin britanik. Kërkesa për një referendum të dytë duket se e ka fituar një momentum të ri para mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme të kuvendit për Brexit-in, e cila do të organizohet të shtunën e ardhshme.…
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilat në bazë të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, pritet të formojnë Qeverinë e ardhshme të Kosovës, paralajmërojnë zëvendësimin e taksës 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina me reciprocitet ndaj këtyre dy shteteve.Qeveria në largim e Kosovës, më 21 nëntor të vitit 2018 kishte vendosur taksën 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, si kundërpërgjigje ndaj politikave të këtyre dy shteteve kundër shtetësisë së Kosovës dhe anëtarësimit të saj në mekanizma e organizata ndërkombëtare. Që nga vendosja e tarifës doganore 100…

