Alsat 2019-12-04T18:53:00+01:00 Kryeministri Zoran Zaev pas Mbledhjes së Liderëve të NATO-s në Londër deklaroi se ai personalisht është siguruar nga kryeministri spanjoll Pedro Sançez se Spanja shumë shpejt do ta deponojë ratifikimin e Protokollit për inkuadrim të vendit tonë në NATO në Uashington. “E ardhmja e Maqedonisë së Veriut ka një adresë. Në atë adresë është shkruar siguria e përhershme për shtetin tonë dhe qytetarët e saj. Ajo adresë është selia kryesore e NATO-s në Bruksel. Edhe në Bruksel, njëjtë sikur këtu në Londër edhe njëherë do të ngritët dhe do të mbetet i ngritur flamuri i Maqedonisë së Veriut,…
Author: almakos
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka quajtuar Kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau “dyfytyrësh”.Kjo ka rrjedhur pas një video të publikuar në të cilën Trudeau besohet se e ka thumbuar Trump-in në një takim të liderëve të NATO-s, shkruan BBC. Pamjet shfaqin Trudeau, Boris Johnson të Britanisë dhe Presidentin e Francës, Emmanuel Macron duke diskutuar për një konferencë të paplanifikuar nga presidenti amerikan. Pastaj lidhur me këtë Trump është shprehur: “Ai është dyfytyrësh…duket djalë i mirë, por e vërteta është se unë e kam ftuar atë për faktin se nuk është duke paguar 2% të GDP-së për mbrojtje dhe hamendësoj…
Alsat 2019-12-04T17:34:40+01:00 Neni 11 i Ligjit për falje nuk ekziston dhe për këtë Komisioni Juridik-Ligjvënës hodhi poshtë nismën për interpretim autentik të tij. Votimi i këtij konkluzioni u bë njëzëri edhe pse deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk u përfshinë aspak në debat. Për shumicën, faljet e vitit 2016 të ish Presidentit Gjorge Ivanov të bazuara pikërisht në këtë nën, kanë qenë të jashtligjshme. Prandaj ata thanë se as Gjykata Kushtetuese nuk mund ta vlerësojë nenin 11a që buron pikërisht nga neni 11 dhe i cili në atë periudhë i ka dhënë mundësi Ivanovit të tërheqë faljet. [embedded content] Një vendim i…
Autoritetet e Kosovës konfirmuan se gjatë gërmimeve në brendësi të hapësirës së varrezave të komunitetit mysliman në Mitrovicë të Veriut kanë gjetur të mërkurën mbetjet mortore të së paku dy personave, që dyshohet se janë viktima të luftës së fundit në Kosovë dhe janë në listën e personave të pagjetur deri më tash.Lajmin e bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur “Në zbatim të urdhëresës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, janë realizuar gërmimet e nevojshme, të cilat kanë rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e pjesëve kockoree të se…
Alsat 2019-12-04T17:16:55+01:00 Në zjarrin që shpërtheu këtë pasdite në një barakë në lagjen Tërnodol të Shkupit është një viktimë. Trupi u gjet gjatë pastrimit të mbetjeve nga zjarri. “Zjarri është shuar para rreth 40 minutave. Një pjesë e zjarrfikësve që qëndruan në teren për ta pastruar terrenin e gjetën trupin”, deklaroi komandanti i Brigadës territoriale të zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, Vlladimir Simonovski në një deklaratë për MIA-n. Zjarri u raportua në orën 14, ndërsa Brigada e zjarrit e Qytetit të Shkupit intervenoi me pesë automjete dhe 14 zjarrfikës. Shkaqet e zjarrit do të dihen pas inspektimit të bërë. Loading…
Kreu i grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Weber, pas takimit që ka zhvilluar sot me krerët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka qëndruar edhe në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje.Weber në këtë takim me kreun e VV’së, Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën e Fitore Pacollin, është interesuar edhe rreth asaj se si po iu shkojnë punët dy partive në çështjen e arritjes së koalicionit për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të 6 tetorit. “ Weber e uroi Kryetarin Kurti për fitoren e zgjedhjeve të fundit. Ai u interesua për rezultatin e bisedimeve me Lidhjen Demokratike, dhe theksoi se rajoni i Ballkanit…
Alsat 2019-12-04T15:45:01+01:00 Gjykatësit kushtetues me shumicë të votave nuk pranuan të vlerësojnë kushtetutshmërinë e Neneve 1 dhe 2 të Ligjit për Amnisti për të pandehurit, të dyshuarit dhe të dënuarit për 27 Prillin. Nisma u dorëzua nga ish drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, i cili u dënua me 18 vjet burg për ngjarjet e 27 prillit dhe për atë si bartës i komandës së artë në polici nuk vlente amnistia. Çavkov u ankua se amnistia ishte diskriminuese, sepse përfshinte vetëm një pjesë të vogël të personave, me çfarë është shkelur liria dhe të drejtat e tij të…
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka kërkuar që Qeveria e re e Kosovës të formohet sa më shpejt, pasi që ka shumë punë që duhet bërë.Heldt ka pasur një kërkesë për klasën politike në vend, në veçanti për fituesit e zgjedhjeve, VV-në, të cilët ende nuk po arrijnë të formojnë Qeverinë. Ai kërkon që Kuvendi të mblidhet sa më shpejt. “Në këtë rajon ekziston konkurrenca. Ku duam të jemi pas 10 ose 20 vjetësh. Këto ndoshta janë disa nga çështjet e para që duhet theksuar. Ekziston një numër i madh i sfidave premtuese me të cilat mund të…
Alsat 2019-12-04T15:13:28+01:00 Gjykatësit të cilët, pa arsye nuk caktojnë seanca gjyqësore në rastet e caktuara, të cilët iu janë dhënë ose i zvarrisin, ose nuk veprojnë për lëndën, për shkak të të cilës lënda mund të vjetërsohet, përmbushin kushtet për kryerje të pandërgjegjshme joprofesionale të profesionit. Këtë njoftim e morën krerët e të gjitha Gjykatave nga ministrja e drejtësisë Deskoska. Për më tepër, letra paralajmëron kryetarët se ata kanë detyrim të monitorojnë rregullisht punën e gjykatësve dhe të raportojnë çdo gjetje në Këshillin Gjyqësor. Letra e Ministres së Drejtësisë “Nëse Kryetari i Gjykatës nuk e njofton Këshillin Gjyqësor për shkelje…
Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, tha të mërkurën se homologu i tij turk, Rexhep Erdogan, është pajtuar që t’i ofrojë mbështetje planeve të NATO-s për mbrojtjen e Polonisë dhe të shteteve të Baltikut.Presidenti turk një ditë më parë, para nisjes drejt Londrës për samitin e NATO-s, kishte kërcënuar se do të vendosë veto ndaj planeve të NATO-s për mbrojtjen e shteteve të Evropës Veriore, nëse aleanca ushtarake nuk i njeh zyrtarisht si grup terrorist forcat kurde që po luftojnë në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë. Sidoqoftë, duket se ai tashmë ka hequr dorë nga ky qëndrim. “Kjo është një arritje…
Alsat 2019-12-04T14:06:59+01:00 “Të mbrojtur, të sigurte dhe stabil marrim pjesë në të gjitha proceset globale demokratike të cilat botën e shpijnë përpara. Republika e Maqedonisë së Veriut është vendi i 30-të i NATO-s, kjo sjell prosperitet dhe një të ardhme të sigurte për të gjithë qytetarët tanë, për të gjithë fëmijët tanë”, ka shkruar në facebook, Zoran Zaev, kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Loading…
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka takuar sot në Sochi kreun e shtetit rus, Vladimir Putin, me të cilin kanë diskutuar për një sërë çështjes, përfshirë edhe zgjidhjen e ngërçit me Kosovën.Megjithatë sipas njoftimeve zyrtare, Vuçiq ka thënë se nuk shpreson shumë që mund të arrihet një marrëveshje kompromisi Prishtinë-Beograd, shkruan Gazeta Express. “Nuk jam optimist rreth arritjes së një marrëveshje finale si kompromis mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Vuçiq në Sochi të Rusisë. Ndër të tjera kreu i shtetit serb e ka falënderuar Putinin për qëndrimin “parimor’ të Rusisë karshi Kosovës. Ky takim mes dy presidentëve vjen pas…

